LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen 'Titan'! Roja Bregdetare e konfirmon: Ekuipazhi ka vdekur

• Shpresat u shuan! Kërkimet për të gjetur gjallë ekuipazhin brenda nëndetëses së zhdukur në Atlantik kanë përfunduar me mbarimin e oksigjenit në nëndetësen Titan. •Roja Bregdetare e SHBA ka konfirmuar se ekuipazhi i nëndetëses Titan ka vdekur pas ngjarjes 'katastrofike' e pas gjetjes së rrënojave. •Nëndetësja u zhduk të dielën mbrëma dhe besohet ka ngecur në rrënojat e Titanikut. •Nëndetësja ishte nisur në një ekspeditë, e për shkak të një mosfunksionim ka humbur kontaktin me centralin e më pas u zhduk.• Nëndetësja zakonisht dërgon sinjale në anijen e saj mëmë çdo 15 minuta, por sinjalet nuk u morën për disa orë pas zhytjes. • Në bordin e nëndetëses ndodheshin: Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”; Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman. •Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – ishte në bord gjithashtu. •Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, ishte po ashtu në bord.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Miliarderë, ish-komandatë, biznesmenë dhe studentë! Këto janë 5 anëtarët që vdiqën në nëndetësen "Titan" (FOTO)

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
fotot e viktimave

SHBA- Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur, i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. Pesë persona ndodheshin në anijen "Titan", e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së thotë se ata që ishin në bordin e "Titan" vdiqën në një shpërthim pas humbjes së dhomës së presionit, raporton "Sky News".

Ja kush janë pesë viktimat

Paul-Henri Nargeolet 

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Paul-Henri Nargeolet

Paul-Henri Nargeolet, 73-vjeç, ishte një ish-komandant që shërbeu në Marinën Franceze për 25 vite. Gjatë shërbimit të tij, ai u bë kapiten i grupit të zhytjes së thellë të marinës. Ai udhëhoqi disa ekspedita në vendin e Titanikut, dhe ka qenë i përfshirë në ekspedita të shumta shkencore dhe teknike në mbarë botën.

Hamish Harding 

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Hamish Harding

Miliarderi britanik, 58-vjeç, ishte kryetari i Action Aviation - një kompani shitjesh dhe operacionesh që ofron një sërë shërbimesh në industrinë e aviacionit të biznesit. Me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe - ku është selia e Action Aviation - Harding e përshkroi veten në mediat sociale si një eksplorues i botës.

Ai mban rekordin botëror Guinness për rrotullimin më të shpejtë të Tokës përmes Poleve të Veriut dhe Jugut me një avion - 46 orë, 40 minuta dhe 22 sekonda.

Shahzada Dawood 

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Shahzada Dawood

Biznesmeni me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Shahzada Dawood, 48-vjeç, ishte në bordin e "Titan" me djalin e tij, Suleman. Familja Dawood i përkasin një prej familjeve më të shquara të Pakistanit, firma me emër të së cilës investon në të gjithë vendin në bujqësi, industri dhe sektorin e shëndetësisë. Ai u cilësua nga miqtë si një "zotëri i madh".

Sulejman Davudi 

Studenti 19-vjeçar i universitetit ishte pasagjeri më e ri në bordin e "Titan". Sulejman ishte një adhurues i letërsisë fantastiko-shkencore, sipas një deklarate nga Dawood Group. 

Stockton Rush

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen

Stockton Rush ishte shefi ekzekutiv dhe themeluesi i OceanGate Inc. Pasi u trajnua si pilot, ai u bë piloti më i ri i vlerësuar i transportit reaktiv në botë në moshën 19-vjeçare.

3 VITE ME PARE

S'ka më shpresa! Deklarata zyrtare: Pesë personat në bordin e 'Titan' kanë vdekur

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Polici

SHBA- Të pestë personat që ishin në bordin e nëndetëses së zhdukur 'Titan' besohet se kanë vdekur. Kjo u bë e ditur nga policia, por dhe nga kompania që dërgoi anijen, raporton 'Skynews'.

"Besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën" thuhet në një deklaratë të 'OceanGate'.

“Këta njerëz ishin eksplorues që kishin një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo anëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin."

Në një konferencë shtypi, Admirali John Mauger konfirmoi se është gjetur koni i nëndetëses së zhdukur, afërsisht 487 m (1600 këmbë) nga harku i Titanikut.

Mauger shtoi: "Në emër të Rojës Bregdetare të SHBA dhe të gjithë komandës së unifikuar, unë u ofroj ngushëllimet më të thella familjeve. Unë vetëm mund ta imagjinoj se si ka qenë kjo për ta dhe shpresoj që ky zbulim të sigurojë pak ngushëllim gjatë kësaj kohe të vështirë."

Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”.

OceanGate në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi.

Deklarata e plotë e OceanGate

CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën. Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që kishin një dëshirë një dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me të ndjerët dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne do të kujtojmë me pikëllim dhe gëzim atë çka ata sollën për të gjithë publikun.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre të palodhur për ditë dhe netë me radhë për të gjetur këta pesë eksplorues. Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det.

Viktimat janë: Paul-Henri Nargeolet, Hamish Harding, Shahzada Dawood, Sulejman Davudi, Stockton Rush./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Eksperti britanik e KONFIRMON: Mbetjet e gjetura i përkasin mjetit lundrues 'Titan'

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Oqeani Atlanik

BRITANI- Mbetjet e gjetura në kërkimin e nëndetëses “Titan” ishin pjesë të nëndetëses, zbulon eksperti i shpëtimit. Ai shtoi dyshimet se nëndetësja mund të jetë shkatërruar në ujërat e Oqeanit Atlantik.

David Mearns, tha se mbetjet që janë gjetur janë pjesët e poshtme dhe të sipërme të nëndetëses që u shpall e humbur me 5 persona në bord.

Mearns ka zbuluar për Sky News se ai njeh miliarderin britanik Hamish Harding dhe nën-pilotin francez Paul-Henri Nargeolet, të cilët janë pjesë e ekuipazhit që ka humbur gjurmët prej ditësh.

3 VITE ME PARE

Nëndetësja Titan/ Roja Bregdetare: U gjetën rrënojat

 KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Anija

BRITANI E MADHE- Një vend rrënojash është zbuluar brenda zonës së vëzhgimit pranë Titanikut, njoftoi Roja Bregdetare e SHBA. Sipas tyre, ku vend u zbulua nga një automjet i drejtuar nga distanca pranë zonës së kërkimit dhe autoritetet po "vlerësojnë informacionin".

Nuk është e qartë nëse mbetjet janë të lidhura me nëndetësen Titan.

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen

Kërkimet për nëndetësen vazhdojnë, ndërsa oksigjeni brenda saj thuhet se ka mbaruar. Sipas informacioneve furnizimi me oksigjen do të ndalonte pak pas orës 14:00. Megjithatë, situata e saktë në bord nuk dihet, dhe ekspertët kanë thënë se parashikimet e furnizimit janë "të pasakta" në lidhje me ato në bordin e Titan.

Zhytësi 6.7 metra i gjatë, në pronësi të kompanisë me bazë në SHBA 'OceanGate Expeditions', filloi zbritjen drejt rrënojave të Titanikut në orën 08:00 të mëngjesit të së dielës. Ai humbi kontaktin me anijen mbështetëse nga e cila u shkëput pas rreth një orë e 45 minutash, minuta para se të arrinte në rrënojat e famshme në një zonë të largët të Atlantikut të Veriut.

Raportet për "tinguj nënujorë" në zonë janë ende duke u hetuar, por besohet se pjesa më e madhe e tyre mund të jetë zhurma e oqeanit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'E kuptova që ishte fundi'/ Rrëfimi TRONDITËS i dëshmitarit që pa rrënojat e 'Titanik' me nëndetësen e zhdukur: Copa të mëdha të anijes na ranë sipër

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Foto ilustruese

Nëndetësja 'OceanGate' e cila prej më shumë se 4 ditësh ka humbur gjurmët së bashku me 5 turistë në thellësinë e Oqeanit Atlantik është kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat kombëtare dhe jo vetëm. Ish- korrespondenti shkencor i ABC News Michael Gillen ka kujtuar aventurën e tij kur nëndetësja e vogël në të cilën ndodhej, humbi në rrënojat e Titanikut në vitin 2000, shkruan CNN. 

Në shtator 2000, ekuipazhi i nëndetëses u përgatit të zhytej në rrënojat e Titanikut. 

"Gjithçka ishte në rregull, moti na ndihmoi dhe deti nuk pati dallgë", tregoi ai.

Ndërsa nëndetësja i afrohet fundit, rrënojat e Titanikut bëhen më të dukshme. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Mos harroni se ky nuk është vetëm një mbytje anijesh, por një vend i shenjtë ku njerëzit humbën jetën”, tha Michael Gillen.

Presionet nën të cilat është trupi i njeriut janë të paimagjinueshme, tha ai. "Kjo është ajo që ndodh kur jeni kaq thellë, 2.5 milje thellë, i gjithë ajri është i ngjeshur dhe ky është rezultati që të kuptoni se çfarë po ndodh në trupin e njeriut", tha ai, 

Gillen ka treguar momentin kur nëndetësja pësoi një incident nga rrënojat e 'Titanic'. 

“Copa të mëdha të Titanikut filluan të binin mbi ne dhe ne e dinim se ishim në telashe”, tha ai. 

Aventura e Guillen ka shkaktuar interes në mbarë botën, por fatkeqësisht, nuk ka shkaktuar aq shqetësim sa duhet. 

3 VITE ME PARE

U dëgjuan tinguj/ Del ekspertiza e parë nga nëndetësja e zhdukur në Atlantik

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
nëndetëse

SHBA- Analiza fillestare nga Marina e SHBA-së rezulton se tingujt e zbuluar nga një avion kanadez në fillim të kësaj jave u gjeneruan nga “zhurma e oqeanit në sfond”.

Kundëradmirali John Mauger tha se oficerët e Sky News po vazhdojnë analizat e tyre, por ai tha se Roja Bregdetare e SHBA nuk po pret një raport të plotë për të ndërmarrë veprime.

3 VITE ME PARE

Pa oksigjen në nëndetësen e zhdukur! SKENARI: Ka mundësi që 5 turistët të jenë ende GJALLË

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
nëndetësja

SHBA- Zyrtarisht ka mbaruar oksigjeni që kanë pasur në anijen e tyre, 5 ekspluruesit që u futën në thellësi të oqeanit për të parë mbetjet e anijes Titanik. Gjithsesi ekziston një teori se pesë turistët mund të jenë gjallë, shkruan Blic.rs.

Ekuipazhi ka mbetur pa oksigjen

Megjithëse llogaritjet sugjerojnë se furnizimi 96-orësh i Titanit me ajër të frymëmarrjes është zhdukur, ekspertët theksojnë se ky është një vlerësim i pasaktë dhe mund të zgjatet nëse pasagjerët do të merrnin masa për të ruajtur ajrin e frymëmarrjes.

Për momentin nuk dihet nëse pasagjerët ishin gjallë pasi nëndetësja u zhduk mëngjesin e së dielës. Frank Owen, një ekspert për kërkimin dhe shpëtimin në nëndetëse, tha se shifra e furnizimit me oksigjen ishte një vlerësim i dobishëm, por bazohej vetëm në një "sasi nominale të konsumit".

Një nëndetëse Victor 6000, e dërguar nga Franca për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit me kërkesë të Marinës amerikane, ka arritur në vendndodhjen e mbytjes së Titanikut dhe pritet të ndihmojë në operacionin e kërkimit, duke bërë të mundur ngritjen në sipërfaqe të nëndetëses Titan.

 

 

3 VITE ME PARE

KOHA MBAROI! Edhe po të ishin gjallë, tani kanë vdekur, mbaron oksigjeni tek nëndetësja Titan

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Foto ilustruese

SHBA- Koha mbaroi! Edhe nëse kanë qenë gjallë, tashmë nuk janë më. Zyrtarisht ka mbaruar oksigjeni që kanë pasur në tankun e tyre, 5 ekspluruesit që u futën në thellësi të oqeanit për të parë mbetjet e anijes Titanik. Roja Bregdetare Amerikane vlerësoi se oksigjeni në nëndetëse do mbaronte sot në orën 13:08, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë jerë prej tyre. 

Siç raporton BBC, kapiteni që po udhëheq operacionin e kërkim-shpëtimit tha se nuk e dinte se ku mund të jetë nëndetësja, por aktualisht automjete robotike me telekomandë (ROV) dhe të pajisura me kamera do të skanojnë thellësitë e shtratit të detit gjatë gjithë ditës.

3 VITE ME PARE

E FRIKSHME por e VËRTETË! ‘The Simpsons’ ‘godet’ përsëri, PARASHIKUAN zhdukjen e nëndetëses 'Titan'

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
nëndetësja

SHBA- “The Simpsons” njihen për parashikimet e tyre historike, nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, shpërthimi i fuqishëm në Bejrut e deri tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Së fundmi ata kanë parashikuar zhdukjen e nëndetëses "Titan" me pesë turistë në bord në Atlantik.

Në Tik-Tok po qarkullojnë pamje ku në një pjesë të The Simpsons, personazhi Homer Simpson niset me një nëndetëse drejt një anije të fundosur dhe shkëput kontaktet me qendrën kryesore. Një detaj tjetër është ai i oksigjenit, i cili në pjesën e The Simpsons, mbaron.

Pikërisht pamjet lidhen me nëndetësen "Titan", e cila u nis për të vizituar anijen e Titanikut, por në orët e para shkëputi kontaktet me kompaninë 'OceanGate'. Kërkimet vazhdojnë dhe nuk dihet nëse pesë pjesëtarrët e bordit do të kenë të njëjtin fund fatal si në The Simpsons.

3 VITE ME PARE

RASTËSI! Stërgjyshërit e gruas së një nga pesë turistët e 'zhdukur', vdiqën në katastrofën e Titanikut

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Wendy Rush dhe Stockton Rush

SHBA- Teksa kërkimet vazhdojnë për nëndetësen e zhdukur Titan pranë rrënojave të Titanikut në Atlantik, detaje të reja zbulohen nga jeta e pesë turistëve që ndodhen në bordin e nëndetëses. Dailymail raporton se gruaja e shefit ekzekutiv të nëndetëses turistike të zhdukur ka lidhje me viktimat e katastrofës së anijes së Titanikut në 1912.

Rastësi kjo, por stërgjyshërit e Wendy Rush, Isidor dhe Ida Straus humbën jetën si pasojë e mbytjes së Titanikut, pikërisht anijes që bashkëshorti i saj Stockton Rush zgjodhi të vizitojë. Rush është një prej pesë turistëve në bordin e nëndetës së zhdukur.

Wendy Rush, e lindur Wendy Hollings Weil, u martua me inxhinierin dhe sipërmarrësin Stockton Rush në 1986. Rush ka vizituar rrënojat e Titanikut tre herë me kompaninë e burrit të saj në dy vitet e fundit dhe punon si drejtore e komunikimit në OceanGate.

Stockton Rush, 61 vjeç, themeloi OceanGate në 2009. Inxhinieri aeronautik i lindur në Seattle, i shkolluar në Princeton, punoi në avionë luftarakë dhe fillimisht shpresonte të shkonte në Mars përpara se të kalonte vëmendjen te deti.

3 VITE ME PARE

Dita e PESTË dhe KRITIKE- Mbërrin roboti francez që mund ta ngrejë Titanin në sipërfaqe

KOHA MBAROI/ S'ka më oksigjen në nëndetësen
Foto ilustruese

SHBA- Ekipet e shpëtimit që po kërkojnë për nëndetësen e zhdukur Titan pranë rrënojave të Titanikut në Atlantik u kanë mbetur vetëm disa orë para se pesë personave në nëndetëse t'u mbarojë oksigjeni. Sipas parashikimeve të ekspertëve, kjo do të ndodhë sot dhe problemi kryesor është se si të shkohet në nëndetëse. 

Nëndetësja Victor 6000 u dërgua për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit pas një kërkese nga Marina e SHBA. Victor 6,000 mund të zhytet në një thellësi prej 6,000 metrash dhe mund ta ngrejë Titanin nëse ka ngecur në fundin e oqeanit. Nga ana tjetër nëndetësja Titan ka një furnizim 96-orësh me oksigjen në rast emergjence.

Në nëndetëse ndodhen pesë persona: një miliarder britanik, një pilot francez i nëndetëses, një biznesmen pakistanez dhe djali i tij 19-vjeçar, si dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë që menaxhon Titan.

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para