Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Të shtëna me armë zjarri në Pukë. •Dyshohet se ngjarja ka sfond politik, pasi vetë kandidati i socialistëve dhe njëkohësisht kryetari në detyrë, Gjon Gjoni ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve. •Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. •Gjoni deklaron se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. • Sipas Gjonit, kandidati i opozitës po bën presion qytetarëve me anë të kërcënimeve me armë për të marrë votën. •Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, 26-vjeçarin Klaudio Prendi, banues në Tiranë. •Nga të shtënat, nuk ka pasur person të lënduar.
5 artikuj për këtë temë.
PUKË- Pasi e akuzoi se ka gisht në të shtënat e armë në punë, vjen reagimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Ky i fundit deklaron se prej vitesh në krye të bashkisë së Pukës ndodhet Gjonaj, të cilin e akuzon si 'narkotrafikant'. Po ashtu, Dodaj i bën thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji.
“Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan. Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës. Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien "pre" e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t'u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës.
Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS.
Dua t'i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji.
Të nderuar qytetarë!
Vullneti i lirë i juaji, përtej përpjekjeve të bandës së Gjon Gjonajt dhe individëve me precedentë penal, që i ka mbledhur rreth vetes në përpjekjen për të ushtruar presion mbi ju, do do të lexohet saktë dhe askush s'do guxojë t'a devijojë për llogari të askujt. Uragani i mbështetjes sonë qytetare, ka zgjuar instiktet kriminale të kreut aktual të bashkisë, i cili në çdo fushatë mbledh garnizone paramilitare dhe i përdor për kërcënime votuesish.
Aanjë lëkundje në misionin tonë, më 14 maj largojmë bandën nga uzurpimi i bashkisë dhe i rikthejmë instirucionin qytetarëve. Ngjarja e mbrëmshme ka vetëm një autor, Gjon Gjonajn, cili do mbahet mend gjatë për prishjen e traditave dhe vlerave të bashkëjetesës sonë qytetare dhe një bashkëpunëtor,shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, i cili është i angazhuar publikisht në fushatën e kreut të bashkisë. Duke e dënuar ashpërsisht incidentin, apeloj kamikazin politik, Fiqiri Dani, të qëndrojë larg veprimeve me karakter shantazhues, pasi asgjë nuk i shpëton syrit dhe monitorimit tonë! Puka dhe pukjanët duan ndryshimin! Ndryshimi do vijë përmes votës së lirë dhe askush s'do guxojë ta prekë shenjtërinë e saj! Zoti bekoftë Pukën dhe pukjanët”, tha Dodaj.
Klaudio Prendi dyshohet se është autori i të shtënave me armë në Pukë. Prendi dyshohet se ka qëlluar në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi në mesnatë, rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili Prendi ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonit bën përgjegjës kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër./Dosja.al
PUKË- Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë. 26-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.
Prendi dyshohet se ka qëlluar në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi në mesnatë, rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili Prendi ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonit bën përgjegjës kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër./Dosja.al
PUKË- Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonit ka denoncuar ngjarjen që ndodhi gjatë natës, ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale thotë se janë qëlluar mbështetës të socialistëve. Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër.
REAGIMI:
"Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e Pukës. Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armen, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata leviznin është qëlluar në ajër.
Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vi në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardh ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje.
Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi. A mund të ndodh kjo?! Kurr Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjne e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken.
Për të gjith shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë.
Ky është kandidati që pretendon të marr drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marr dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik", thuhet në deklaratë.
PUKË- Personi i cili dyshohet se është autor i të shtënave në Pukë është identifikuar. Burime nga policia, bëjnë të ditur se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është personi me iniciale K. .P, 26 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.
NJOFTIMI:
Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kajen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
PUKË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të jenë dëgjuar gjatë mbrëmjes në qytetin e Pukës. Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit. Sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ka gjetur dy gëzhoja pistolete.
Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin. Ende nuk bëhen të ditur se kush janë autorët./Dosja.al