LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari nga Burreli shpallet në kërkim

DURRËS- -Shpërthimi me lëndë plasëse në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës në Durrës. -Familjarët janë shprehur të tronditur për ngjarjen, teksa kanë thënë se është e përsëritur. -Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. -Policia ka identifikuar autorin, Dardan Kadiu, nga Burreli. -Dyshohet se autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi djali i Agës i ka marrë një borxh. Kjo është një nga pistat e hetimit.

7 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Shpërthimi/ Shkak sherri për borxhin në Angli, djali i pronarit nuk i ktheu paratë 31-vjeçarit nga Burreli

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Shperthimi ne Durres

TIRANË- Dardan Kadiu, është 31-vjeçari i cili dyshohet se vendosi sasinë e tritolit në biznesin e Shaban Agës në Durrës. I riu banues në Burrel, së bashku me disa persona të tjerë hodhën një sasi të vogël lëndë plasëse duke shkaktuar dëme materiale. 

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me borxh në Angli. Kadiu dhe djali i Agës, janë konfliktuar në Angli pasi ky i fundit i kishte marrë një sasi parash borxh. Aludohet se i riu nga Burreli kërkoi nga familja Aga paratë që iu morën borxh mirëpo nuk mori asnjë përgjigje. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

4 VITE ME PARE

VIDEO- Autorët hedhin tritolin nga makina, largohen me shpejtësi, momenti i shpërthimit

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Momenti i shperthimit

DURRËS- Ky është momenti, kur një automjet kalon në orën 03:11 të mëngjesit të sotëm dhe hedh nga dritarja e pasagjerit lëndën eksplozive në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 03:11 minuta në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit të 58-vjeçarit Aga. Nga sulmi ka pasur vetwm dwme materiale. Vetë Aga ka deklaruar për mediat se ky është rasti i 5-të që i ndodh një sulm nga persona të cilët nuk i njeh. Ai ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe kërkon nga shteti që të zbardhë ngjarjen. 

Në momentin kur ndodhi shpërthimi, 58-vjeçari ka qënë vetëm në banesë, pasi gruaja nuk ishte aty ndërsa djemtë i ka jashtë shtetit. Ai kërkon ndihmë nga shteti në të kundërt ka paralajmëruar se do të marrë masa vetë.

4 VITE ME PARE

I vendosën tritol, Aga: U bënë 5 vite që vijnë, 2 herë qëlluan me armë, do marr masa, s'rri me duar në xhepa

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Shaban Aga

DURRËS- Shaban Aga, pronari i biznesit i cili shpërtheu pas sasisë së tritolit, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. 58-vjeçari, pranon se ka pasur konflikte me 31-vjeçarin nga Burreli, të cilin policia e ka shpallur në kërkim si një nga autorët e vendosjes së tritolit. Mirëpo, biznesmeni i cili jeton dhe vepron në zonën e Kënetës, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që i bëjnë sulme të tilla. Sipas Agës, prej 5 vitesh, ai kërcënohet me armë e tritol. Aga ka treguar se dy herë i kanë hedhur mjetit të tij benzinë, dy herë i kanë gjuajtur me armë e rasti i pestë ishte tritoli në biznes. Ai kërkon zbardhje të çështjes, në të kundërt paralajmëron se do të marrë masa vetë. 

RRËFIMI I SHABAN AGËS:

U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë,  mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen.  Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje. Unë jam në shtëpinë time, në punën time, në hallin tim.

Policia të bëjë punën, unë për vete s’i kam borxh askujt. Mbrëmë në shtëpi isha. Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa.

4 VITE ME PARE

Shpërthimi në Durrës/ Autori afrohet me makinë, hedh tritolin e largohet me shpejtësi

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari

DURRËS- Këto janë pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit kur autori/ët, hedhin lëndën plasëse në biznesin e Shaban Agës në Durrës, e më pas largohen me mjetin e tyre. Në foto shihet mjeti tip 'Benz', i cili ul shpejtësinë në momentin kur ndodhet pranë biznesit, hedh lëndën plasëse e më pas largohet me shpejetësi. Pas disa sekondash, dëgjohet shpërthimi i tritolit, i cili fatmirësisht la pas vetëm dëme materiale. 

Policia ka nisur kërkimet për një 31-vjeçar nga Burreli i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, për shkak të konflikteve që ka pasur në të shkuarën me pronarin e biznesit, 58-vjeçarin, Shaban Aga. 

4 VITE ME PARE

Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, familjarët: Kjo është hera e 5-të

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Tritoli

DURRËS- Biznesit të Shaban Agës, në zonën e Kënetës në Durrës iu është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Familjarët janë shprehur për mediat se ngjarja po përsëritet për herë të pestë e se janë të tmerruar për atë që po iu ndodh. 

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e autorëve të ngjarjes. Forcat blu kanë sqaruar se autor i ngjarjes dyshohet të jetë një 31-vjeçar nga Burreli pasi ka konflikte me pronarin. Bashkë me të riun, në këtë ngjarje morën pjesë edhe persona të tjerë. 

4 VITE ME PARE

Shpërthimi/ Shkak konflikti i të riut nga Burreli me pronarin, 31-vjeçari i vendos eksploziv biznesit

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Policia durres

DURRËS- Shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin në Durrës ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të pronarit. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen 17/1, rruga 'Shenjtorët'. Në fasadën e dyqanit të personit me inicialet SH.A, 58-vjeç, i riu me inicialet D.K, nga Burreli bashkë me disa persona të tjerë i vendosën sasi të vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia sqaron se shkak janë bërë konfliktet e mëparshme të pronarit me 31-vjeçarin nga Burreli. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

4 VITE ME PARE

Shpërthen lënda plasëse në fasadën e një dyqani në Durrës

Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës, 31-vjeçari
Foto ilustruese

DURRËS- Shpërthim në një biznes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në ambientet e jashtme të biznesit. Raportohet se në fasadën e një dyqani ka shpërthyer lënda plasëse. Nuk dihet më shumë detaje nga ngjarja e rëndë. Pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar. 

shperthim ne nje biznes ne durres durres shaban aga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj