Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për shpenzimet e kryera nga ai për udhëtimet me charter. Nga Bulqiza, ai u shpreh se ka shpenzuar shumë më pak se Berisha në kohën e tij. •Po ashtu, ai shtoi se udhëtimet personale janë mbuluar gjithmonë nga shpenzimet personale dhe jo nga qeveria. •Sot dhe nesër, Rama do të jetë në qytetin e Bulqizës, aty ku do të zhvillojë takime me qytetarët. •Takimin e parë, kreu i Qeverisë e nisi me një bashkëbisedim me fermerët në Shupenzë. •Ai këshilloi që të investohej më shumë në agroturizëm. •Gjatë takimit me gratë, Rama pranoi se gjobat për bizneset janë rritur, mirëpo theksoi se vetëm për bizneset e mëdha •Rama tha se të gjitha tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. •Rama lavdëroi kryebashkiakun Lefter Alla për të cilin tha se është ndër të paktët kryetar bashkie që ka kuptuar reformën territoriale, por edhe raportin mes bashkisë dhe fshatit. •Rezervat, Rama i pati për Prokurorinë e Tiranë, për të cilën tha se ndryshe nga SPAK, është një zullim i madh që nuk prek të mëdhenjtë. • Për vendimin e ERE-s, Rama u shpreh se ka shkuar në 44 lekë, mirëpo mohoi rritjen e saj, duke shtuar se ajo vendoset nga Qeveria dhe jo nga ERE.
14 artikuj për këtë temë.
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka gjetur "viktimën" e radhës edhe në Burrel. Bëhet fjalë për një person nga turma që e pikas dhe zgjedh që ta ngacmojë duke e vënë në siklet sa s'ka.
Personin e fundit e akuzoi se po ngacmonte disa vajza, gjë që nëse ka ndodhur dhe Rama e ka dëshmuar nuk është për të qeshur.
"Mos e ngacmo gocën ti aty ore, i rri nga mbrapa dhe i ngacmon me tespie në dorë. Po do tespie ti jap unë, por gocat mos i ngacmo më. Ik lëri të dëgjojnë, ose dilu para dhe folu tamam. Po nga mbrapa jo,"-thotë Rama.
Si iu duket ju?
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Burrel, ku ka treguar edhe një gabim që kishte bërë në kohën kur ishte zgjedhur kryetari i Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, kryesocialisti tregoi se nuk i folën sepse nuk kishte ndaluar më parë në Burrel, por kishtë shkuar në Peshkopi dhe në Bulqizë.
"Kur jam bërë kryetari i PS, shkova në Bulqizë, pastaj në Peshkopi, pastaj kur u ktheva këtu ndalova tek kafja dhe asnjë nuk më foli derisa një nga ata tha shiko, këtu nuk është Burrel, është Mat. Edhe më bëri përshkrim të gjatë që bëra gabim që nuk erdha para këtu, por këtë gabim nuk e bëj më,"-tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vendimin për rritjen e çmimit të energjisë e vendos Qeveria. Nga Bulqiza, ai u shpreh se ERE vendos sa do jetë çmimi, ndërsa Qeveria ka në dorë nëse do ta aplikojë ose jo.
'Dalin prapë dhe thonë u rrit çmimi. Cili çmim u rrit, si u rrit? Çmimi i energjisë është në faturë. Është e vërtetë që ne kemi vendosur fashë. ERE nuk vendos fashë, fashën e vendos, kush e ka në administrim dhe në administrim e ka shteti. ERE vendos sa është çmimi. Do të vësh çmimin e liberalizuar, është kaq. Paguajnë njerëzit 9.5 lekë, çmimi është 44 lekë, aq kushton. Ne detyrohemi të dalim në import, Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta.'- tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në projektet e PPP-ve, ka pasur raste korrupsioni. Por kryeministri tha se kush ka përfituar, mban përgjegjësi për veten e tij. Rama tha se janë mashtrime akuzat e opozitës për vjedhjen përmes PPP-ve të 450 milionë eurove.
'Po shihja sot shpenzimet për PPP-të e famshme. Janë rreth 40 milionë në vit të gjitha. Për çfarë? Se këta 450 milionë i vodhën, si i vodhëm? Ato janë për 30 vjet. Dmth kur kalamajtë shokët e Zahos të bëhen sa ata që janë këtu, nuk janë para që kanë dalë e i kanë marrë, paguhen vit pas viti që të pastrohet, të mblidhen plehrat, mos i marri lumi e të përpunohen. Të tjerat janë që kur shkojnë gratë të lindin fëmijë apo ata që kanë nevojë për operacion mos infektohen mbrapa si infektoheshin kur operoheshin me gërshërët me një dhëmb që në kohën e dashurisë me Kinën, por me materiale mjekësore standardi i fundit. Instrumentet sterilizohen me standardet e BE, infeksionet post operatore kanë rënë fare se nuk ka më gërshërë nga ata. Janë për analizat mjekësore, të gjitha këto në sistemin tonë merren falas nga njerëzit, por këto kushtojnë e për këtë paguan shteti. Këta e bënë legjendë 450 milionë, nuk ekziston, është rrenë e madhe shumë shkurt muhabeti.
Patjetër që në këtë proces ka pasur arsye prokuroria të dyshojë që është bërë korrupsion. Kush ka përfituar për të bërë një rrugë e dy punë, se puna është bërë, faktet janë atje, puna është atje, ka punën e vet me drejtësinë, Secili mban përgjegjësi për veten në raport me ligjin.'- u shpreh Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama akuzoi Prokurorinë e Tiranës. Nga Bulqiza, ai u shpreh se ai institucion është kthyer në një zullum të madh, pasi nuk është reformuar siç duhet. Po ashtu, ai shtoi se pazari i prokurorëve është rritur pasi ndikohen nga ata që ai i quan 'të mëdhenjtë'.
'Dhe i tregojnë njerëzve lajmet, në kohën që duhet të përgjigjen për miliona që u kanë marrë shqiptarëve se nuk kanë pagur taksat që duhet të paguanin, ne kemi bërë punën tonë i kemi cuar në prokurori e ajo si prek, si prokuroria nuk prek të gjithë të mëdhenjte, i con atje shteti, tatimet e doganat e atje rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë se SPAK është tjetër gjë. Prokuroria e Tiranës është një zullum i madh i një sistemi që nuk është reformuar si duhet.'- tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave se ka udhëtuar me charter, duke shpenzuar paratë e shqiptarëve. Ai u shpreh se ndryshe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, shpenzimet personale i ka paguar me paratë e tij, e se nuk merrte dhe familjen, siç bënte ai. Rama shtoi se Berisha udhëtonte 4 herë më shtrenjtë se ai.
“Taksia që fluturon me katër rrota mund ti thonë të gjitha, por në fund janë shifrat, ka fatura të paguara. Pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë, që hiena non grata u qan hallin. Po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, u kushtoi 4 herë më pak kosto udhëtimi. Dmth për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 mln, për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta, ndërkohë me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmonin se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo ëhstë ksotoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova. Ai avioni është promocion për Shqipërinë, kompanisë ata me hienën e madhe në krye edhe bashkë me gra në biznes class me lekët e shqiptarëve gjithmonë dhe plus kësaj edhe në udhëtime private me lekët e shqiptarëve dhe plus kësaj. Hienë non grata, që të merret nëpër gojë, nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë me djalin me shpenzime të shtetit, përveçse kur edhe ajo është e ftuar, që do të thotë shumë rrallë, në pjesën tjetër kur më shoqërojnë paguajnë nga buxheti i shtetit.'- tha Rama.
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për fluturimet me charter. Rama tha se akuzat e ngritura nga Berisha, të cilin e etiketoi si 'hiena' do të dëgjohen çdo ditë.
'Ashtu si kundër lajm nuk bën më miniera sot se kushtet janë shumë të mira e pagat janë të larta. Unë kam një taksi që fluturon, u tha mbrëmë besoj e keni dëgjuar, e që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni përditë nga hienat që kanë përditë këtë punë, se si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë, se ne jemi pjesë e Europës dhe është e prekur nga lufta. '- u shpreh Rama.
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama u mërzit që nuk qëndroi në festën e organizuar për gratë dhe vajzat në Bulqizë. Në fund të takimit me gratë, Balluku u bëri të ditur të pranishmëve se është organizuar një festë për gratë. Rama u bëri të ditur se do donte shumë që të qëndronte me to, mirëpo në axhendë është planifikuar që të takohet me burrat.
Belinda Balluku: Ju kemi përgatitur një party..
Edi Rama: Unë desha me nejt me ju po më thanë duhet të shkosh të takosh burrat, kështu është jeta, s'ke çfarë i bën.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se po rriten gjobat për biznesin e madh. Nga Bulqiza, në një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat, Rama shtoi se biznesi i vogël nuk do të preket nga këto gjoba.
'Po rriten gjobat për biznesin, është e vërtetë, po jo për biznesin e vogël, atyre nuk i marrim taksa thjesht i themi punëso, paguaj sigurime, nuk i marrim taksa dhe as TVSH, nuk i rrisim asnjë gjobë. Biznesit të madh po, gjobat nuk janë taksa. Mos u sill në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk merr gjobë, kur vihet gjoba vihet tamam. Se duke shmangur ata taksat ne kemi më pak të ardhura.'- u shpreh Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e marrë pak minuta më parë nga ERE, për energjinë elektrike. Ai u shpreh se sa mësoi vendimin e marrë, i cili dërgon çmimin nga 42 lekë në 44. Po ashtu, Rama shtoi se Qeveria do të mundohet që të mbajë inflacionin më të ulët se vendet e tjera.
'Ne kemi vendosur një mburojë financiare që diferencën e paguan shteti, cmimi rritet nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 lekë nga 42. Prapë është rritur, i miksuar, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke ditur se është gjëja e duhur, se ne bëjmë dhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se çmimet janë rritur, por mund ta zbusim. '- tha Rama.
Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama këshilloi qytetarët e Bulqziës që të shfrytëzojnë pikat e agroturizmit. Ai shtoi se falë bukurisë së zonës, do të shtohet numri i turistëve, ndaj kërkoi që të ketë më shumë investim në pikat turistike.
'Është gjynaf që të mos ketë më tepër pika agronturizmi. Eshtë garanci për sukses në të gjitha pikat ku duket e pamundur që të bësh gjë, se mjafton një truall një investim i vogël për të rregulluar shtëpinë dhe disa dhoma e më pas sjell disa të ardhura. Mbështetja e qeverisë është aty, duhet projekti dhe vjen mbështetja. Po flas për gjëra që po ndodhin, duhet që të ndodhin shumë më tepër, i kam kërkuar kryetarit të Bashkisë që të jetë më nxitës, duhet të bëjmë hapa përpara do mbështesim por duhet shfrytëzuar dhe bukura. Do vijnë njerëz pafund, është duke ndodhur por do jenë shumë më tepër, duhet të ketë më shumë dhoma dhe shtretër.'- u shpreh Rama.
BULQIZË- Kryeministri Rama gjatë takimit me banorët të Bulqizës, në kuadër të turit të zhvilluara në çdo bashki, i thuri lavda kryebashkiakut Lefter Alla. Ai u shpreh se Alla është i vetmi që ka kuptuar se si funksionon Bashkia.
'Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. Rama tha se në rastet kur investitorë të caktuar do të duan të bëjnë investime, por toka nuk ka pronarë me letra, atëherë shteti do e regjistrojë tokën në emër të investitorit.
Rama shtoi më tej se pasi t’i kalohet toka investitorit dhe del një pronar që pretendon se është toka e tij, atëherë problemin do ia zgjidhë shteti, por nuk ka më punë me tokën.
'Ajo që ne po bëjmë për të lehtësuar këtë pjesë është që të nisemi nga fakti. Nëse vjen një kërkesë për të financuar një agroturizëm, është shtëpia e babës, e gjyshit ose toka e gjyshit dhe nuk i ka letrat për arsye se nuk është bërë ndarja se ka zona sidomos në veri që nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën me mirëkuptim dhe nuk kanë konflikt. Ligji thotë që ndahet me 7501. Faktikisht ata e kanë tokën, e kanë pa konflikt. Fshati e njeh shumë mirë se ku mbaron toka e njërit, fillon toka e njërit, ku fillon toka e tjetrit, por nga ana tjetër nuk mundet dot të marrin letrat për këtë shkak. Zgjidhja që ne do t’i japim ndërkohë që kemi bërë dhe disa ndryshime të nevojshme për të bërë regjistrimin në këto zona, ajo që do t’i japim është që në qoftë se vjen dikush, ose vijnë disa dhe thonë këtu do të ndërtojmë një pikë grumbullimi, do bëjmë një investim X për zhvillimin bujqësor apo blegtoral, ne do t’ia regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrën që nëse do të shfaqet një problem X në të ardhmen, këtë problem cilido që e shfaq e ka me shtetin, nuk e ka me personin. Personi e merr, e gëzon atë përgjithmonë në bazë të faktit. Po që se dikush tjetër del dhe e pretendon, me të do merret shteti, nuk merret më personi dhe kështu jemi në rregull. Kjo është mundësi teorike sepse e thashë, këto toka nuk kanë konflikte. Me mbështetjen e njësisë administrative dhe të bashkisë që e certifikon këtë fakt, që zotëria që foli e ka të punuar tokën, i ka reale prodhimet, është reale që s’ka konflikt në ato copa toke që i ka blerë nga të tjerët edhe që dihet kush janë, mund ta përfitojë atë mbështetje duke marrë regjistrimin e tokës në bazë të asaj që prodhon dhe të letrave të shitblerjeve me persona të caktuar. Kjo është zgjidhja që do na ndihmojë dhe do ta bëjmë shumë shpejt.”, tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se fermerët në Bulqizë duhet të krijojnë shoqëri të përbashkëta. Gjatë takimit me fermerët, ai tha se ecuria në këtë fushë është në dorë të banorëve pasi ata duhet të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë shoqëri e biznese të përbashkëta, në mënyrë që të prodhojnë e përpunojnë produktet e tyre.
'Foli dikush këtu për stallat, është e gjitha në dorën tuaj dhe në dorën e Bashkisë. Të gjithë këto prodhime që dalin këtu mund të rriten në vlerë nëse fillojmë dhe bëjmë agropërpunim.
Duhet të ndërtojmë shoqëri të përbashkëta, biznese të përbashkëta, një biznes është që ti e prodhon mjaltin e një tjetër që ti e përpunon. Nuk ka asnjë lloj ngatërrese mes njëri tjetrit. Në këtë rrugë duhet të futemi, dhe i inkurajoj të gjithë që të bëjnë këtë gjë. Duhet që të vënë në dispozion fermerëve, kështu, me këto fonde ju keni garancinë që biznesi shkon përpara dhe ju nuk ngarkoheni në pikën ku mbeteni bosh. '- tha Rama.