Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. • Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim. • Zjarri në Senice të Delvinës është ndër zjarret problematik pasi përveç djegies së bimësisë ka shkrumbuar edhe banesa në zonë. • Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. • "Viktimë" e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e "Shën Dhimitrif" e cila është djegur. • Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli ka deklaruar se situata është kritike ndërsa prioritet është shpëtimi i banorëve. • Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë për shkak të rrezikut nga zjarret. • Mësohet se evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. • Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci teksa po punonte me ekipin e tij dhe zjarrfikësit për fikjen e flakëve në Delvinë ka pësuar djegie në trup. • Mësohet se Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. • Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të shkallës së lëndimit është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. • I lënduar ka mbetur edhe shefi i krimeve te komisariatit të Delvinës, Joni Lame. Troci ka pësuar djegie në trup ndërsa Lame ka patur probleme me frymë marrjen pasi është asfiksuar nga tymi. • Edhe zatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë në Malin e Dejës vijojnë të jenë ende aktive. • Zjarri prej 20 ditësh ka marrë "pushtetin" e zonës ndërsa autoritet nuk kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët të cilat vijojnë të djegin hapësira të mëdha. • Situata është kritike ndërsaderi më tani ka djegur më shumë se 400 hektarë pyje. • Dëmet më të mëdha janë në fshatrat Gurë Lurë, Zall Gjoçaj dhe Mas Dejë. • Terreni i thyer ka sjellë që të ketë vështirësi edhe në ndërhyrjen nga ajri pasi nga tymi mund të rrezikohet jeta e pilotit.
11 artikuj për këtë temë.
DELVINË- Banorë të disa fshatrave janë përballur ditën e sotme me flakët të cilat u ka shkatërruar banesat e disa prej tyre u rrezikoi edhe jetën. Situata më problematike është paraqitur në fshatin Senicë ku janë djegur disa banesa. Një tjetër dëm i madhë që ka shkaktuar zjarri është djegia e kishës 200-vjeçare "Shën Dhimitri".
Pamje e publikuara nga vendi i ngjarjes paraqesin atë që ka lënë pas zjarri. Në kishë kanë mbetur rrënoja ndërsa në tokë shihen tulla të thyera e të dëmtuara. Një dëm i cili vështirë se mund të rikuperohet pasi edhe kisha është shumë e vjetër.
Kryeplaku i fshatit, Llambi Nika bëri një bilanc teksa theksoi se deri më tani janë të konfirmuara djegia e 10 banesave. Ai theksoi se numri mund të jetë edhe më i lartë po nuk është bërë ende evidentimi i të gjitha dëmeve.
"Këtu bilanci është shumë i madh dhe shumë i rëndë. Përveç dëmeve ekonomike, ka ndodhur edhe një dëm i madh shpirtëror. Është djegur kisha Shën Dhimitri, e vitit 1826. Kjo që ka ndodhur sot nuk ka ndodhur në asnjë epokë dhe ne kemi qenë gati të gjithë bashkë për të ndihmuar.
Këtu janë djegur rreth 10 shtëpi dhe akoma nuk është bërë evidentimi i saktë në shtëpi, në ullishte dhe në pemtari të tjera. Nga java që vjen do të marrim të gjitha masat dhe të evidentojmë të gjitha dëmet që janë bërë dhe do t’i drejtohemi institucioneve përkatëse” tha ai.
Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë edhe nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë. Evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
DELVINË- Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci teksa po punonte me ekipin e tij dhe zjarrfikësit për fikjen e flakëve në Delvinë ka pësuar djegie në trup. Mësohet se Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të shkallës së lëndimit është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. I lënduar ka mbetur edhe shefi i krimeve te komisariatit të Delvinës, Joni Lame. Troci ka pësuar djegie në trup ndërsa Lame ka patur probleme me frymë marrjen pasi është asfiksuar nga tymi.
Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë edhe nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë. Evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
DELVINË- Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë edhe nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat. Në një situatë të tillë Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë. Evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, zjarri ka marrë "pushtetin" në vend ndërsa është favorizuar nga era dhe temperaturat. Deri më tani janë raportuar 11 banesa që janë djegur në Senice të Delvinës.
Tymi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa zjarrfikësve u është dashur edhe ndihmë nga ajri që të izolohen vatrat e më pas të fiken. Ende nuk informacione nëse situata është përmirësuar ndopak ndërsa evakuimi i banorëve ka nisur.
Si pasojë e zjarreve janë lënduar 2 shefa komisariatit të policisë së Delvinës. Të lënduarit janë komisar Agim Troci dhe shefi i krimeve, Joni Lame të cilët ndodhen në spital. Troci ka pësuar djegie në trup ndërsa Lame ka patur probleme me frymë marrjen pasi është asfiksuar nga tymi.
LURË- Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë në Malin e Dejës vijojnë të jenë ende aktive. Zjarri prej 20 ditësh ka marrë "pushtetin" e zonës ndërsa autoritet nuk kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët të cilat vijojnë të djegin hapësira të mëdha.
Situata është kritike ndërsaderi më tani ka djegur më shumë se 400 hektarë pyje. Dëmet më të mëdha janë në fshatrat Gurë Lurë, Zall Gjoçaj dhe Mas Dejë. Terreni i thyer ka sjellë që të ketë vështirësi edhe në ndërhyrjen nga ajri pasi nga tymi mund të rrezikohet jeta e pilotit.
Zjarret në vend janë aktivizuar duke u favorizuar nga era dhe temperaturat. Shpesh edhe ndërhyrja me vonesë e autoriteteve ka sjellë që situata të bëhet kritike dhe të mos vendoset nën kontroll për disa ditë.
DELVINË- Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të trë fshatrave në Delvinë për shkak të rrezikut nga zjarret. Mësohet se evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
Ministria u ka bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore. Në njoftim theksohet se autoritetet janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve. Sipas ministrisë në operacionin e fikjes së zjarrit janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Ato po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.
DELVINË- Vatra e zjarrit në fshatin Kalasë të Delvinës ka marrë përmasa të mëdha ndërsa flakët kanë djegur 11 banesa. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve ndërsa shumë banorë fajësojnë edhe autoritetet për mos ndërhyrjen në kohë.
Në një videonjë zonjë ka denoncuar një rast sesi jetët e banorëve janë rrezikuar nga flakët pasi zjarrrfikësit nuk kanë ndërhyrë. Zonja e cila dëgjohet në video teksa u bën thirrje zjarrfikësve të kthejnë mjetin që të shkojnë dhe të shpëtojnë personat që ndodhen në zjarr. Sipas saj 3 persona janë mesa flakëve ndërsa zjarrfikësit duken qartë të pashqetësuar nga thirrja e qytetares e cila duke që në zë që është shumë e shqetësuar për fatin e personave.
Ajo tregon se ka komunikuar me të atin në telefon dhe e dinte saktësisht se ku ndodhej, në zonën e ullinjve ku kishte rënë zjarri. Së bashku me nënën dhe tezen, ajo ka udhëtuar me urgjencë nga Saranda drejt Kalasës dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, të cilën nuk morën mundimin të shpëtonin jetët që ishin në rrezik.
DELVINË- Zjarret në vend vijojnë të shtohen ndërsa temperaturat e larta dhe era po ndikojnë në "fuqizimin" e tyre duke e bërë të vështirë fikjen e tyre. Zjarri në Senice të Delvinës është ndër zjarret problematik pasi përveç djegies së bimësisë ka shkrumbuar edhe banesa në zonë.
Deri më tani mësohet se 11 banesa janë djegur. "Viktimë" e këtij zjarri ka qenë edhe kisha 200- vjeçare e "Shën Dhimitrif" e cila është djegur. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli ka deklaruar se situata është kritike ndërsa prioritet është shpëtimi i banorëve.
DELVINA- Vijon të jetë problematike situata me zjarrin në në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë në Bashkinë Delvinë. Videot e siguruara nga Dosja.al tregojnë situatën alarmante në terren me tymin masiv që ka pushtuar zonën.
Ndërkohë sipas informacioneve, po në këtë zonë dëmet nga zjarri janë të shumta ku nuk kanë mungua as banesat e prekura nga flakët.
Për këtë zonë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi më parë se në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.
KAKAVIJË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies së djeshme në fshatin Kakavije. Sipas policisë Kosta Nini dyshohet se gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr. Nga ky rast, flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë rrezikuar jetën e banorëve si dhe kanë djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.
Njoftimi i policisë:
Dropull/Identifikohet dhe nxirret përpara përgjegjësisë penale, autori i zjarrvënies së djeshme, në fshatin Kakavije. Gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, arrestohet 39-vjeçari.
Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim. Ministria bën me dije se në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.
Mësohet se në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat. Ndërkohë, në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ndërhyrja edhe e dy helikopterëve të Forcës Ajrore solli përmirësim të situatës. Por sot po punohet për shuarjen përfundimtare të zjarrit.
Sipas njoftimit, po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore. Mësohet se puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive.
Ministria informon se pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët. Ndërkohë, forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.
Sipas ministrisë, në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale. Gjithashtu në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit. Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.
Bëhet me dije se në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë rreth 70 forca të strukturave operacionale. Ndërkohë, në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.
Njoftimi:
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim.
Vatrat aktive më problematike janë regjistruar në këto zona, ku forcat në terren vijojnë të punojnë për izolimin dhe kontrollin e flakëve:
1. Në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.
2. 2. Në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat.
3. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ndërhyrja edhe e dy helikopterëve të Forcës Ajrore solli përmirësim të situatës. Por sot po punohet për shuarjen përfundimtare të zjarrit.
4. Po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.
5. Puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive.
6. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët.
7. Forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.
8. Në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale.
9. Në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit. Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.
10. Në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë rreth 70 forca të strukturave operacionale.
11. Në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.
Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve:
• 52 automjete zjarrfikëse
• 680 forca operacionale
• 215 efektivë nga Forcat e Armatosura dhe 2 helikopterë nga Forca Ajrore si dhe 1 avion Canadair nga shteti kroat
• 2 helikopterë hungarezë, të angazhuar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile
Gjatë ditës së sotme janë të angazhuar:
• 140 efektivë të Forcave të Armatosura
• 2 helikopterë nga Forca Ajrore
• 2 helikopterë hungarezë, në bashkëpunim me BE-në
Sipas IGJEO-s, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Ndërsa sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet dhe “SHUMË I LARTË” në qarkun e Korçës. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në zonat e ulëta. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse çdo vatër të dyshimtë. Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet jetik në këtë situatë.

KORÇA- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Dishnicë të Korçës. Sipas informacioneve në terren ndodhen më shumë se 60 forcave të zjarrfikëse, pyjores, ushtrisë dhe nga njësi të tjera duke bërë çdo përpjekje për të hapur korridore, me qëllim që të mos lejohet përhapja.
Bëhet me dije se terreni malor i thyer dhe temperaturat e larta të shoqëruara nga era e vështirësojnë aksionin.