Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka mundur të mbajë lotët teksa lexonte fjalët e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishani. Teksa shprehte vlerësimin për Nishanin si politikan dhe vlerat e tij si njeri, Berisha tha se gjithmonë do të jetojë pranë tyre ish presidenti si demokrat i flaktë dhe guximtar.
'Të nderuar zoti Meta, zonja Osmani, deputetë, dijetarë, përfaqësues të Shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi. Miq e qytetarë të pranishëm, i dashur Bujar jemi këtu të të përcjellim me dhimbje të madhe. Ti edhe pse largohesh nga ne, për sa kohë që ne jetojmë do të mbetesh i gjallë mes nesh. '- tha Berisha.
Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.