LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve, policia: Ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

• Dy vatra zjarri janë përhapur mesditën e sotme në qarkun e Vlorës, një në Dhërmi në kodrën e Gjilekës e tjetra poshtë Qafës së Llogarasë. • Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së zjarreve, por mësohet se për vënien e situatës nën kontroll dhe për shuarjen e tij janë angazhuar ekipet zjarrfikëse. • Po ashtu bëhet me dije se për këtë situatë është ngritur në ajër dhe një helikopter për shuarjen e flakëve pasi situata paraqitet tejet serioze. • Paraprakisht mësohet se nga flakët rrezikohet rëndë dëmtimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë. • Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për zjarrin masiv që ka përfshirë Dhërmiun duke thënë se shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. • Ministri i Mbrojtje, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarr masiv në zonën e Llogarasë. • Peleshi shkruan në Facebook se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin. • Ai shton se për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat, thotë ai, janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.• Sipas policisë, zjarri në Dhërmi në lagjen Kondraq u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.• Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në qafën e Llogarasë me anë të një postimi në Facebook. Agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. • Po ashtu në njoftim thuhet se forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.• Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai ka folur rreth zjarrit masiv të evidentuar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë.• Carai tha për mediat se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. • Ai ka shtuar se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit", zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Situata nën kontroll, nuk rrezikohet Parku Kombëtar

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Arben Carai

LLOGARA- Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai ka folur rreth zjarrit masiv të evidentuar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë. Carai tha për mediat se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ai ka shtuar se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë.

“Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit në Dhërmi i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosem në lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë edhe nga ajri me helikopterë. Rreth 40 forca zjarrëfikëse, jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarret masive në Llogara, zjarrfikësit prej disa orësh në luftë me flakët

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Situata në Llogara vazhdon të jetë problematike me zjarrin që është përhapur duke djegur sipërfaqe të mëdha tokë.

 

 

Prej katër orësh zjarrfikësit, Forcave të Armatosura dhe banorë janë duke luftuar me flakët. Pasi bënë të mundur shuarjen në pjesën mbi fshatin Dhërmi, një tjetër vatër zjarri po vijon në Llogara. Mësohet se terreni tepër i vështirë dhe era e fortë po favorizojnë sërish zjarrin i cili po i afrohet qafës së Llogorasë, por dhe pyllit me pisha.

 

2 VITE ME PARE

Zjarri në Llogara/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Shmangni këtë rrugë

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto ilustruese

LLOGARA- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në qafën e Llogarasë me anë të një postimi në Facebook. Agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë.

Po ashtu në njoftim thuhet se forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

Njoftim për qytetarët:

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.

2 VITE ME PARE

Zjarri masiv në Llogara, policia: Shkak një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Dy vatra zjarri janë përhapur mesditën e sotme në qarkun e Vlorës, një në Dhërmi në kodrën e Gjilekës e tjetra poshtë Qafës së Llogarasë. Sipas policisë, zjarri në Dhërmi në lagjen Kondraq u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Njoftimi:

Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Ka qenë problematike për ndërhyrjen me mjete", zjarri në Llogara, Peleshi: Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Ministri i Mbrojtje, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarr masiv në zonën e Llogarasë. Peleshi shkruan në Facebook se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin. Ai shton se për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat, thotë ai, janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët. 

"Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre", shkruan Peleshi.

2 VITE ME PARE

Zjarr masiv në Llogara/ Balla: Shërbimet zjarrfikëse dhe FA në krye të detyrës, po punojnë për shuarjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
pamje nga vendngjarja

DHERMI- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për zjarrin masiv që ka përfshirë Dhërmiun. Gjithashtu Balla shprehet se shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve në Dhërmi.

“ZJARRET NË VEND Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura  po punojnë për fikjen e një zjarri në një zonë pyjore Dhërmi #nëkryetëdetyrës”, tha Balla.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Situata serioze nga zjarri i madh në Llogara, helikopteri hedh ujë nga ajri

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë duke rrezikuar dëmtimin e parkut Kombëtar. Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por mësohet se për vënien e situatës nën kontroll dhe për shuarjen e tij janë angazhuar ekipet zjarrfikëse.

 


Po ashtu bëhet me dije se për këtë situatë është ngritur në ajër dhe një helikopter për shuarjen e flakëve pasi situata paraqitet tejet serioze. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Zona e mbuluar nga tymi", zjarri i madh në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë. Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por mësohet se për vënien e situatës nën kontroll dhe për shuarjen e tij janë angazhuar ekipet zjarrfikëse.

 

 

Po ashtu bëhet me dije se për këtë situatë është ngritur në ajër dhe një helikopter për shuarjen e flakëve pasi situata paraqitet tejet serioze. Paraprakisht mësohet se nga flakët rrezikohet rëndë dëmtimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë.

2 VITE ME PARE

Zjarr i madh në Llogara, zjarrfikësit në terren, shkaqet, mister

VIDEO/ Zjarr masiv në Llogara, rrezikohet parku Kombëtar, helikopteri
Foto ilustruese

LLOGARA- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë. Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri. Paraprakisht mësohet se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

zjarr ne llogara

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj