Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vijon procesi i votimit në Vlorë. Që në orën 07:00, qytetarët iu janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar mes kandidatit të PS-së, Ermal Dredha dhe kandidatit të 'Bashkë Fitojmë', Hysni Sharra. • I pari që votoi ishte Dredha, i cili nuk hasi probleme mirëpo bashkëshortes së tij nuk iu njoh pasaporta. Denoncime ka pasur nga Himara. Vangjel Dule ka deklaruar se ka ‘të fortë’ që kanë fotografuar qytetarët dhe votat e tyre. • Një video ka treguar se si bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, vëzhgojnë qytetarët nga një lokal pranë qendrës së votimit, në kundërshtim me ligjin. Një çift të rinjsh janë shoqëruar në polici pasi janë kapur duke fotografuar votën e tyre. • 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.
13 artikuj për këtë temë.
VLORË- Një tjetër shkelje është raportuar në procesin e votimit, këtë herë në Vlorë. Një qytetar ka fotografuar votën dhe e ka publikuar në rrjete sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.
Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Rasti është denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka dënuar me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa.
Edhe në Lezhë një qytetar ka filmuar procesin e votimit dhe e ka publikuar në rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në një nga qendrat e votimit në këtë qark.
VLORË- Teksa procesi i votimit në qendra e votimit në Vlorë vijon, një qytetare ka denoncuar përmes një videoje ku Zëvendësminitrja e Turizimit dhe Mjedisit Vilma Bello, shfaqet pranë KZAZ-së me persona të tjerë të administratës në Vlorë. Pranë saj qytetarja ka filmuar edhe një listë emërore. Teksa e pyet se çfarë janë listat që ndodhen pranë saj, zëvendësministrja i përgjigjet se janë për t'i treguar qytetares sesa punë të keqe bën.
Qytetarja: Për cfarë janë këto listat zonja zëvendës ministre?
Bello: Për të treguar ty sesa punë të keqe bën
Qytetarja: Unë?
Bello: Po ti
Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.
HIMARE- Kreu aktual i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ka apeluar ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në votime. Goro citoi se vota është për të ardhmen e tyre.
“Sot qytetarët duhet të shprehen me votë, pa asnjë hezitim i ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar të vijnë të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre”, u shpreh Goro, ndërsa komentoi edhe akuzat e kreut të PDBNJ, Vangjel Dule, sipas të cilit Goro ka ushtruar presion te votuesit. Ai hodhi poshtë këtë pretendim, duke kërkuar edhe fakte.
“Nuk ka një gjë të tillë, Dule të na e thotë me fakte. Shpreh edhe një herë atë që qytetarët po bëjnë sot. Njerëzit po votojnë për të shprerhur vullnetin e tyre”, tha Goro.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat tha se kandidati i PS, Jorgo Goro dhe familjarët e tij po u ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës.
“Nga vizitat personale në disa qendra votimi në distancë, siç e parashikon ligji dhe nga informacionet që kemi nga përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, dua të denoncoj aktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Tentojmë të komunikojmë me policinë, pa sukses. Në shumicën e qendrave që kam vizituar nuk ka prani policore, është detyrim ligjor të jenë. Është detyrë e policisë të respektojë ligjin”, tha Dule.
VLORË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka vëzhguar nga afër ecurinë e procesit të zgjedhjeve. Kim është parë teksa futej brenda qendrës së votimit, duke biseduar me komisionerët në qendrën e votimit.
'Kam qënë në Nivicë dhe në Selenicë. Asnjë qytetar të mos shesë votën dhe asnjë nuk duhet ta blejë votën. Të gjithë duhet të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë. Votuesi duhet të jetë i lirë për të shprehur vullnetin e tij. Do jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Do ketë shumë vëzhgues në zgjedhje.'- tha Kim.
Sot shqiptarët po votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive. /Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se në Bashkinë Finiq është vendosur në derën e qendrës së votimit fleta e votimit me PS-në. PD ka ndarë fotot që janë vendosur në derë, duke theksuar se e gjithë kjo që po bëhet është e paligjshme.
'Një tjetër skandal është evidentuar gjatë procesit të votimit në bashkinë Finiq. Siç duket dhe në foton e denoncuar nga PD, në një nga qendrat e votimit në Finiq ëshrë vendosur fleta e votimit me votim të PS në derën e qendrës së votimit.'- shkruan PD.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al
SARANDË- Një çift të rinjsh janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, pasi kanë fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit. Incidenti ka ndodhur në një qendër votimi në Xarrë të Konispolit, KZAZ 92.
Në videot e shpërndara nga momenti i incidentit ata mohojnë ta kenë fotografuar votën për një arsye të caktuar duke pretenduar se e kanë bërë për qejf. Por pak momente më vonë pranojnë si u janë premtuar 50 mijë lekë për 2 vota me kushtin që të fotografonin votën e tyre.
VLORË- Koalicioni Bashkë Fitojmë ka denoncuar shkeljen e ligjit në shumë qendra votimi në Vlorë. Armando Cakrani nga shtabi i kandidatit Hysni Sharra ka theksuar se po përdoren listat e zgjedhësve megjithëse pajisja elektronike e identifikimit ende nuk ishte testuar që nuk punonte. Cakrani ka shtuar se PS-në e ka zënë paniku në qytet dhe për këtë kërkon të ndërhyjë me listat e votuesve.
“Partia Socialiste duke qenë në panikun e humbjes së thellë është duke prishur procesin zgjedhor. Procesi në pjesën më të madhe të qendrave po zhvillohet në shkelje të kodit zgjedhor. Sipas urdhrit të KQZ-së, vetëm në rast se pajisja PEI nuk punon pasi provohet disa herë, atëherë identifikimi bëhet përmes listës së zgjedhësve që merret nga zarfi. Nga provat që kemi deri tani, pamje filmike, fotografime në disa qendra të qytetit të Vlorës, shkelja e ligjit po bëhet në disa qendra votimi. Qëllimi i vetëm është paniku që i ka zënë duke kërkuar që të nxjerrin listat e votimit nga kutitë për të bërë më pas patronazhimin, për të sjellë në votim të gjithë personat që kanë në dorë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Qytetarët e Vlorës do të votojnë të lirë. Thirrja jonë është që të gjithë të shkojnë për të votuar”, tha Cakrani.
HIMARË- Punonjës së administratës, bashkisë Himarë, por edhe vete bashkëshortja e Jorgo Goro, prej fillimit të votimit po qëndrojne duke vëzhguar procesin, folur me votuesit, në një lokal, në distancë minimale 50 metra, larg qendrës së votimit.
Në vendimin e KQZ-së nuk lejohet që kjo gjë të ndodh teksa punonjësit e administratës, familjarët e kandidatëve duhet të qëndrojnë minimumi 150 metra larg qendrave të votimit.
Shtabi i Belerit ka denoncuar edhe një rast të një punonjësi të bashkisë i cili është kapur duke mbledhur karta ID.
3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al
HIMARË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat tha se kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro dhe familjarët e tij po ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës. Madje shtoi se ka persona "të fortë" që fotografojnë dhe i ushtrojnë presion qytetarëve.
"Sa të mbaroj jam në dispozicion të pyetjeve tuaja. Janë aktivizuar grupe të fortësh me makina luksoze duke u folur qytetarëve se po fotografohen dhe se do përdoren të nesërmen e zgjedhjeve. Dua të denoncoj aktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Në shumicën e qendrave që kam vizituar nuk ka prani policore, është detyrim ligjor të jenë. Është detyrë e policisë të respektojë ligjin,"-tha Vangjel Dule.
Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.
HIMARË- Radhë të shumta në qendrat e votimit në Himarë. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, qytetarët ndodhen në radhë për të votuar.
Ndërkohë që këto radhë nuk dihen se përse janë bërë, pasi mund të ketë dhe probleme në qendrat e votimit.
HIMARE- Arrestimi i Fredi Belerit është kryefjalë e mediave greke. Kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua me akuzën e blerjes së votave në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri. Prangosja e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, do ndikojë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës.
Beleri u transferua dje në burgun e Tiranës, ku do të qëndrojë për të paktën 10 ditë. Fredi Bleri është dërguar në paraburgim në Tiranë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg e për t’ja kaluar dosjen SPAK-ut.
Beleri do të jetë normalisht në fletëvotim, dhe mund të votohet nga mbështetësit e tij.
Mesazhi i parë i Belerit nga burgu
“Vota juaj shpëton vendin dhe demokracinë”, ka shkruar dje Beleri në llogarinë personale në Facebook, raporton "Kathimerini"
Duke folur për emisionin OPEN, ai tha se ndërsa vlerësimet fillestare ishin nga 1200 deri në 1300 persona që do të udhëtonin nga Athina në Himarra për të votuar, numri është rritur në 1500 në orët e fundit.
Mes reagimeve të Ministrisë së Jashtme greke, ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka është pozicionuar për rastin e Belerit, pas reagimeve për arrestimin e tij dy ditë para zgjedhjeve.
Me një postim në Twitter, ajo i përgjigjet palës greke duke përmendur mungesën e respektit për institucionet e Shqipërisë, ndërsa akuzon Belerin për aktivitet kriminal kundër “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” në Shqipëri.
“Është pothuajse e pamundur të kuptosh se si miqtë tanë grekë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjyqësor në vendin tonë, kur provat e forta që ata kanë kërkuar, nuk mund të jenë më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në veprimtari kriminale kundër zgjedhje të ndershme”, thotë fillimisht Xhaçka në postimin e saj.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë
“Vendimi i gjykatës në Vlorë, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, në lidhje me rastin e kandidatit për kryebashkiak Fredi Beleri.
“Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor". “Vendimi për paraburgimin e kandidatit për kryetar bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”.
“Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i këtij kursi europian është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate”.
Ministria e Jashtme thekson gjithashtu se vendime të tilla, që shkelin parimet e mësipërme, “nënkuptojnë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.
Dje, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, e cilësoi si vendim politik paraburgimin e Belerit, si dhe gjithë skenën deri në arrestimin e tij.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh Tiranës se nëse Shqipëria dëshiron t'i afrohet BE-së, duhet të sigurojë zgjedhje të lira bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur. /Dosja.al
VLORË- Kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka votuar ditën e sotme rreth orës 09:15. Pas daljes nga qendra e votimit, ai ka folur shkurtimisht për gazetarët dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Vota është ushtrimi më i mirë i demokracisë. Vota është misioni më i shenjtë që çdo qytetar duhet ta ketë. Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Vlorës të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha Dredha.
Mirëpo, bashkëshortja e tij hasi vështirësi pasi pajisja nuk ia njohu pasaportën./Dosja.al

VLORË- Sot Shqipëria voton, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj. Ermal Dredha, kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës i është drejtuar pak çaste më parë kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tij.
Ermal Dredha ka qenë ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i zgjedhur nga PS ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.
Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.