LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i lëndëve narkotike, arrestohet autori: Tentoi të më përdhunonte

• Valbon Beqiraj është 51-vjeçari që u vra mbrëmjen e kaluar në banesë në Durrës. • Mësohet se ai është gjetur nga nipi i tij i pa jetë dhe me shenja dhunë dhe plagë të shkaktuara me thikë në trup. • Ndërkohë që si autor i vrasjes është arrestuar 24-vjeçari Teilor Tivari. • Autori i vrasjes është fillimisht kishte shkuar në banesën e Beqirajt për të blerë kanabis. • Por teksa ndodhej në banesë, kishte lindur një konflikt mes tyre, i cili ka agravuar në përdorimin e dhunës dhe armëve të ftohta. • Tivari pasi e ka dhunuar, ka marrë një thikë dhe më pas e ka qëlluar disa herë, duke e lënë të vdekur në vend. • Në pranga është vënë dhe një person tjetër, i cili ka ndihmuar Tivarin që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e çuar në banesën e tij. • Ndërkohë që pas arrestimit Tivari ka deklaruar se 51-vjeçari tentoi që ta përdhunonte dhe ai e ka goditur me thikë bukë, për të shpëtuar prej tij. 

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Tentoi të më përdhunonte"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i
Teilor Tivari

DURRËS- Dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur në Polici. Mësohet se Teilor Tivari ka deklaruar se me Beqirajn njihej prej kohësh dhe në banesë kishte shkuar për të pirë një gotë birrë. Por shtoi se në këto momente 51-vjeçari tentoi që ta përdhunonte të riun dhe ai e ka goditur me thikë bukë, pasi ka mundur që të shpëtojë nga ai. 

"Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste," tha Tivari.

 

9 MUAJ ME PARE

EMRI/ Zbulohet autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës, banesa përdorej për festa dhe drogë

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i
Valbon Beqiraj

DURRËS- Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj në Durrës. Mësohet se Beqiraj është vrarë në banesën që jetonte dhe e përdorte për festa.

Ndërkohë që konfkikti mes autorit dhe viktimës ka nisur nën efektin e narkotikeve. Autori i dyshuar rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Beqiraj konsumonte lëndë narkotike, 10 të shoqëruar në Polici mes tyre dhe autori

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i
Viktima

DURRËS- 10 persona janë shoqëruar ditën e sotme në polici për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valbon Beqiraj banonte në banesën e kushërirës së tij në lagjen 12. 

Ndërkohë që me kohë të pjesshme punonte si kamarier. Në banesën që banonte ftonte miq dhe shok, ku konsumonin dhe lëndë narkotike. Banorët e pallatit kanë mundur që të identifikojnë të gjithë personat që ndodheshin në apartament, të cilët janë shoqëruar. 

Ndërkohë që mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i mundshëm i ngjarjes së rëndë. 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ U gjet i masakruar me thikë në banesë, kush është Valbon Beqiraj

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i
Valbon Beqiraj

DURRËS- Fotoja e 51-vjeçarit të vrarë në Durrës është publikuar ditën e sotme. Mësohet se Valbon Beqiraj është gjetur pa shenja jetë nga nipi i tij mbrëmjen e kaluar në banesë.

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i

Pas inspektimit të grupit hetimor u zbulua se mbi trupin e Beqirajt kishte shenja dhunë si dhe plagë të krijuara me thikë. Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar se cilët janë, ndërkohë që hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë. 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, Policia nxjerr detajet: Gjetëm plagë të shkaktuara me thikë

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Valbon Beqiraj përdorues i
Policia

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Durrës. Mësohet se Valbon Beqiraj është gjetur i pajetë nga nipi i tij në banesë mbrëmjen e kaluar. Në këtë moment ai ka njoftuar policinë, e cila pas ekspertizës së grupit hetimor ka zbuluar në trupin Beqirajt shenja dhunë si dhe plagë të shkaktuara me thikë.   

Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar se cilët janë, ndërkohë që hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

valbon beqiraj teilor tivari

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait