LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi, Sanchez përballet me të djathtën ekstreme

•Votuesit do ti drejtohen sot kutive të votimit në Spanjë për të vendosur nëse do t'i japin kryeministrit socialist Pedro Sanchez një mandat të ri ose do të sjellin në pushtet dhe të djathtën ekstreme. •Qendrat e votimit hapen në orën 09:00 dhe do të mbyllet në orën 20:00. •Zgjedhjet e reja mund t’i sigurojnë të djathtës ekstreme një vend në qeveri për herë të parë që nga kthimi i vendit në demokraci pas vdekjes së Gjeneralit Franko para gati 50 viteve. •Sipas anketave, partia opozitare konservatore, Partia Popullore, pritet që të dalë e para, por pa e siguruar shumicën absolute. •Edhe pse kryetari i saj, Alberto Nunez Feijoo, doli fitues i debatit javën e kaluar me kryeministrin socialist, Pedro Sanchez, fushata e Partisë Popullore ka pasur ditë të dobëta në pjesën e fundit të fushatës.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Analiza e VOA: Spanjë, zgjedhje kritike për drejtimin politik të vendit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi,
foto ilustruese

SPANJË- Votuesit në Spanjë u bënë ballë të dielën temperaturave të larta të verës për të thënë fjalën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, rezultati i të cilave mund ta bëjë këtë vend, anëtarin më të fundit të Bashkimit Evropian që spostohet drejt së djathtës.

Ministria e Brendshme tha se pjesëmarrja deri pasdite ishte në nivelin 40%, 2.5% më shumë se në zgjedhjet e fundit në nëntor të vitit 2019. Kryeministri Pedro Sánchez kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme pasi Partia e tij e Punëtorëve Socialistë Spanjolle dhe partneri i saj i së majtës ekstreme, Unidas Podemos, pësuan një goditje të fortë në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj.

Sanchez është kryeministër që nga viti 2018. Qendrat e votimit për 37 milionë votuesit mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake pritet të dalin deri në mesnatë.

Shumica e sondazheve ka parashikuar që Partia Popullore e krahut të djathtë, që fitoi në zgjedhjet e majit, do të ketë epërsi ndaj socialistëve, por ka të ngjarë që të ketë nevojë për mbështetjen e partisë të së djathtës së skajshme Vox për të formuar qeverinë.

Një koalicion i tillë, do të shënonte kthimin e një force të ekstremit të djathtë në qeverisje, për herë të parë që kur u vendos demokracia në vend në fund të viteve 1970, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franko.

Një qeveri e këtyre dy partive do të ishte vazhdim i prirjes drejt së djathtës së skajshme mes anëtarëve të BE, pas Suedisë, Finlandës dhe Italisë. Vende si Gjermania dhe Franca janë të shqetësuara tek efekti i një ndryshimi të tillë tek politikat e BE-së për imigracionin dhe klimën.

Marrë nga VOA

2 VITE ME PARE

Sanchez VOTON në Madrid/ Shoqërohet nga bashkëshortja, qytetarët i kërkojnë foto (FOTO)

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi,
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri Pedro Sanchez ka mbërritur në një qendër votimi në Madrid për të votuar në zgjedhjet e parakohshme. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij ndërsa, ka ndarë disa momente edhe me qytetarët të cilët ndodheshin aty, duke shkrepur disa foto. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi,
Udhëheqësi socialist i Spanjës dhe kryeministri Pedro Sanchez voton gjatë zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Madrid, Spanjë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi,
Udhëheqësi socialist i Spanjës dhe kryeministri Pedro Sanchez bën një foto me një grua gjatë zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Madrid, Spanjë
2 VITE ME PARE

Analiza e REL: Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë! Përfundon votimi,
Foto ilustruese

SPANJË- Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.

Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchezit, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri, raporton AP.

Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Kundërshtarë të tyre janë socialistët dhe një lëvizje e re, e quajtur Sumar, e cila ka bërë bashkë 15 parti të vogla majtiste për herë të parë. Teksa asnjë parti nuk pritet të fitojë një shumicë absolute, spanjollët praktikisht do të zgjedhin ndërmjet një tjetër koalicioni majtist dhe një partneriteti mes krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë.

Qeveria e Sanchezit e ka drejtuar Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19 dhe është marrë me një rënie ekonomike të nxitur nga inflacioni dhe të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë.

Por, varësia e tij nga partitë e ekstremit për të ruajtur koalicionin e tij pakicë, përfshirë forcat separatiste nga Katalonja dhe Baskia, dhe miratimi i disa ligjeve liberale mund t’i kushtojë me pozitë.

Të djathtët nuk e pëlqejnë fare Sanchezin, i cili, sipas tyre, e ka tradhtuar dhe e ka shkatërruar Spanjën. Ata duan t’u shfuqizojnë shumë prej ligjeve të tij, prej të cilave kanë përfituar miliona qytetarë dhe mijëra kompani.

Zgjedhjet po mbahen në kulmin e verës, teksa miliona votues do të jenë duke pushuar larg qendrave të tyre të votimit. Por, kërkesat për votim me postë janë rritur, ndërsa zyrtarët kanë parashikuar një pjesëmarrje prej rreth 70 për qind të personave më të drejtë vote.

Në vazhdën e valëve të të nxehtit gjatë korrikut, temperaturat mesatare pritet të jenë mbi 35 gradë celsius, dhe të shkojnë ndërmjet 5 dhe 10 gradë mbi normalen në shumë pjesë të vendit, të dielën.

Mbi 36 milionë votues në Spanjë do të mund t’i hedhin votat e tyre ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 8 të mbrëmjes, ndërsa rezultatet pothuajse përfundimtare pritet të bëhen të ditura para mesnatës./REL

zgjedhje ne spanje

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para