Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Zgjedhjet lokale të vitit 2023 ende pa datë. • Presidenti Bajram Begaj ka nisur me konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale me partitë politike. • Fillimisht Begaj është takuar mëngjesin e sotëm me deputetin Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. • Më pas, Presidenti ka pritur në zyrë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta pas takimit u shpreh se e rëndësishme është që data të vendoset sa më parë dhe që të nisin edhe përgatitjet për zgjedhjet. • Ndërkohë që në orën 13:00, Begaj është takuar me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën. • Mediu ka folur për mediat pas takimit, duke theksuar se ata kanë menduar datën 14 maj si më të përshtatshmen për të mbajtur zgjedhjet• Pas takimeve të sotme, nesër në orën 18:00, Begaj do takohet edhe me Enkelejd Alibeajn. • Ndërkohë që ende nuk ka ende një datë për takimin me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Ballën. • Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Takimi i Presidentit Bajram Begaj me krerët e partive opozitare për vendosjen e datës së zgjedhjeve lokale ka përfunduar. Pas përfundimit të takimit, ka qenë Fatmir Mediun që ka folur duke thënë se ata kanë menduar si datën 14 maj më të mirën për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.
Në takim së bashku me Mediun ka qenë edhe Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë sot krerët e grupeve parlamentare dhe krerët e partive të vogla, për diskutimin mbi datën e zgjedhjeve lokale.
Mësohet se në takim ka shkuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i PAA Agron Duka.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se data për zgjedhjet lokale duhet të shpallet në respekt të afateve kushtetuese. Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Meta tha se data për zgjedhjet i kalon Presidentit, ndërkohë që shtoi se duhet të vendoset sa më parë.
“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore. E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithçka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor. Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies. Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në presidencë sot kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se takimi mes tyre po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Para takimit me Begajn, Meta u takua mëngjesin e sotëm me kreun e PD-së Sali Berisha në ambientet e selisë blu.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka thirrur në takim mesditen e sotme krerët e grupeve parlamentare, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën, me të cilët do të diskutohet për datën e zgjedhjeve lokale.
Ndërkohë që me Enkelejd Alibeaj, i cili përfaqëson një pjesë të deputetëve demokratëve Begaj do të takohet ditën e nesërme në orën 18.00.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.