LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/ Miratohen zyrtarisht dy kandidatët e fraksionit të Bashës

• Ditën e sotme u mblodh fraksioni i Partisë Demokratike i Lulzim Bashës, ku u miratuan kandidaturat për kreun e ri. • Në këtë mbledhje u miratua gara mes Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit, e cila do të zhvillohet më 29 korrik. •Mbledhja nisi në orën 20:00. • Pjesë e mbledhjes ishin deputetët: Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, Indrit Sefa, Fitim Zekthi, Arbi Agalliu, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka. • Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Kryesia dënon veprimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si edhe deputetët, të cilët bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që i hapi rrugë këtij procesi. • Në deklaratë thuhet se qëndrimet bojkotuese dëmtojnë partinë. • Kryesia thotë se mosnjohja e institucioneve dhe akuzat nuk ndihmojnë në riorganizimin e partisë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Miratohen zyrtarisht dy kandidatët e fraksionit të Bashës

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/
mbledhja e PD

TIRANE- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar dy kandidaturat për kreun e partisë, atë të Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit. Dy emrat janë miratuar sot si kandidatura në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Zgjedhjet për kreun e PD-së do të mbahen më 29 korrik. Kryesia e Partisë Demokratike kishte një mesazh edhe për ata që kanë bojkotuar, duke e vlerësuar si të papranueshëm qëndrimin bojkotues. Kryesia thotë se fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes politike.

Njoftimi 

"Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

– Gjergj Tomor Hani

– Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë".

3 VITE ME PARE

FOTOT- Zgjedhjet për kryetarin e ri, mblidhet Kryesia e PD së vulës, 7 deputetë prezentë

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Mbrëmjen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike së vulës. Pritet që ditën e sotme të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kreun e ri të partisë, proces që do të mbahet më 29 korrik.

Pjesë e mbledhjes janë: Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, Indrit Sefa, Fitim Zekthi, Arbi Agalliu, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/

Kandidaturat për postin e drejtuesit të PD janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e reja për kryetar në PD/ Nallbati: Partia ka nevojë për votues e anëtarë, ky proces është ilegjitim

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/
Bledjon Nallbati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD-në e vulës, lidhur me zgjedhjet e reja për kryetar. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Nallbati theksoi se ky ishte një proces i zhvilluar nja zyrat, ilegjitim dhe i bazuar mbi përjashtime.

Sipas Nallbatit, partia ka nevojë për votues dhe anëtarë dhe jo e kundërta.

"Unë uroj dhe shpresoj që kjo paligjshmëri të ndalet dhe gjithsecili t'i thërrasë arsyet. Unë nuk kam as njoftim se dot mblidhet Kryesia. Po nuk do të marr pjesë. Kush e thotë që është deputet i këtij apo atij?! Kush e vendos këtë? Kjo parti ka nevojë për më shumë njerëz apo më pak. Unë jam kundër mënyrës sesi po zhvillohet procesi i zgjedhjeve. Të nisë nga poshtë-lartë. Të nisim nga themelet deri tek çatia. Nuk kam asnjë problem as me Bashën, e asnjë tjetër. Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet. Do njohim si kryetar atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor,"- u shpreh Nallbati.

3 VITE ME PARE

Kandidimi i Bashës për kreun e PD-së së vulës, Xhaferraj: S’është çështje politike, por biznesi! I kishte të gjitha në dorë

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe rikandidimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në një intervistë për Panorama, Xhaferraj tha se PD është futur në një rrugë qorre dhe jo për çështje të parimeve politike, por për afera personale dhe biznesi.

Xhaferraj theksoi se duhet lidership i ri, ndërsa Berisha të japë kontributin e tij në këtë parti.

"Është një rrugë qorre që nuk të dërgon asgjëkundi, na duhet rrugë që e nxjerre opozitën si alternativë kryesore. Basha kishte të gjitha në dorë, mos të bëjmë komente për atë që kërkon të bëjë Basha sepse unë nuk merrem me iniciativa që kërkojnë të bëjnë biznes, nuk është çështje politike, por biznesi. Kam qenë jam dhe do të mbetem tek ajo ekspoze që jam munduar të ekspozoj në çdo dalje. Grupi jonë u provua më 14 maj dhe në 7 mars që nuk ishte në gjendje të transformohej në alternativë.

Berisha performoi më mirë se grupi i vulës por nuk krijoi besimin që rrëzon Ramën, rruga që duhet ë ndjekim ka të bëjë me faktin se mund të luanim rolin e kontributit për të krijuar një mozaik të gjerë opozitar. Berisha të luante rol por jo në krye, edhe Basha të luante rol, por të krijohej lidership që thith energji të reja.

Këto nuk janë rrugë, janë rrugica qorre që nuk provojnë asgjë përveçse kënaqen e grupeve të vogla që PD i ngriti si figura të mëdha. Të gjithë duhet të shtyjnë në këtë drejtim për bashkimin e PD-së. Berisha duhet të ripozicionojë vetveten, në kuptimin e metaforës që kam përdor. Pa kontributin e tij përsëri nuk bëhet alternativë PD, por jo me të në krye. Basha e provoi 8 vite nuk e bëri, nuk është dramë e madhe që të bëhen pas mbrapa për ti krijuar opozitës mundësinë të bëjë hapin e madh për tu kthyer në alternativë sfiduese e pushtetit,"-tha Ferdinand Xhaferraj.

3 VITE ME PARE

Korreshi ironizon zgjedhjet në PD: I lumtë Bashës që plotësoi formularin, lufta s’bëhet për ne

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi është shprehur se mund të ketë një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërkohë që ka ironizuar kandidimin e Lulzim Bashës për kreun e PD-së. Korreshi po ashtu u bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve.

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.

3 VITE ME PARE

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Këshilli Kombëtar ka kuorum

Zgjedhjet për "karrigen" e kryetarit të PD-së/

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur këtë të enjte në lidhje me procesin zgjedhor që pritet të mbahet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj iu përgjigj akuzave të Gazmend Bardhit se Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për t’u mbledhur.

Alibeaj pranoi se një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së janë larguar te LSI-ja, dhe tha se nga 453 anëtarë kanë mbetur 329. Pra numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së të larguar sipas Alibeaj është 124.

Sipas tij, shifra prej 329 përmbush kuorumin e nevojshëm dhe Këshilli Kombëtar i PD-së është një organ që gëzon legjitimitet.

“Nuk ka qenë aspak një proces që i shërbente Lulzim Bashës. E mbani mend, kishte një vendim të Kryesisë një vit më parë me votat e të gjithë deputetëve, të cilët morën një vendim, në këtë seli të uzurpuar, që do të vazhdonim me këtë situatë pa bërë zgjedhje deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe në respekt të atij vendimi duhet të kishin nisur një orë e më parë zgjedhjet në Partinë Demokratike. Mund të jenë dhe tre kandidatë. Ju duhet të besoni dokumentat, faktet dhe syrin e kamerave. Ju keni qenë në punimet e Këshillit Kombëtar, po, është e vërtetë që një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë zgjedhur të jenë në një strofull të majtë, te LSI-ja, gjatë zgjedhjeve; dhe numri i personave besnikë, anëtarë që i qëndruan PD-së në ditët më të vështira, është 329. Nëse e pjestojmë me dy dhe i shtojmë 1, del shumica”, tha Alibeaj.

zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait