LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i ri palestinez në pritje të marrjes së detyrës, sjell planin për rindërtimin e Gazës

Në një deklaratë dërguar Associated Press, Mohammad Mustafa shpalosi një plan të gjerë për llojin e një Autoriteti Palestinez të rivitalizuar, për të cilin kanë bërë thirrje Shtetet e Bashkuara si pjesë të vizionit të tyre të pasluftës për zgjidhjen e konfliktit.

19 Mars 2024, 13:34 Nga M.B
Kryeministri i ri palestinez në pritje të marrjes së
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, gjatë mandatimit të Mohammad Mustafa në postin e kryeministrit. Ramallah, 14 mars 2024.

LINDJE E MESME- Kryeministri palestinez në ardhje tha se ai do të emërojë një qeveri teknike dhe do të themelojë një fond të pavarur mirëbesimi që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës. Në një deklaratë dërguar Associated Press, Mohammad Mustafa shpalosi një plan të gjerë për llojin e një Autoriteti Palestinez të rivitalizuar, për të cilin kanë bërë thirrje Shtetet e Bashkuara si pjesë të vizionit të tyre të pasluftës për zgjidhjen e konfliktit. Por, Autoriteti Palestinez nuk ka fuqi në Gazë, që kur Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dëboi forcat e Autoritetit më 2007, dhe ka autoritet të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Autoritetit Palestinez në Gazë dhe Qeveria e tij kundërshton ashpër shtetësinë palestineze. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e caktoi Mohammad Mustafa në postin e kryeministrit javën e kaluar. Ekonomist i shkolluar në SHBA dhe këshilltar i kamotshëm i Abassit, ai është i pavarur dhe nuk ka prapa vetes asnjë parti politike. Mustafa tha se ai do të emërojë një Qeveri “jopartiake, teknokratike që mund të fitojë edhe besimin e popullit tonë, edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar".

Ai premtoi reforma të gjera në institucionet e Autoritetit Palestinez, duke shtuar se do të ketë politika të zero tolerancës ndaj korrupsionit. Ai tha se do të kërkojë ribashkimin e territoreve dhe krijimin e një “agjencie të pavarur, kompetente dhe transparente për fondin e mirëbesimit për rindërtimin e Gazës, që do të menaxhohej ndërkombëtarisht”. Në vizionin e tij nuk përmendet Hamasi, që kishte fituar në zgjedhjet e fundit kombëtare palestineze më 2006.

Abbas, që ka kontrollin e Autoritetit Palestinez ka mbetur në pushtet pavarësisht se mandati i skadoi më 2009 dhe ka refuzuar që të mbajë zgjedhje të reja, duke u thirrur në kufizimet izraelite. Sondazhet vazhdimisht kanë sugjeruar se pjesa dërmuese e palestinezëve duan që ai të japë dorëheqje. Mustafa tha se Autoriteti Palestineze synon të mbajë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, por nuk dha në afat kohor, duke thënë se gjithçka varet nga situata në terren në Gazë, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore që Izraeli pushtoi më 1967 dhe ku palestinezët duan që të jetë shteti i tyre në të ardhmen. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj