LIVE UPDATES
Bota

Debat në PE, ministrat dhe eurodeputetët kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të unionit

Ata kanë thënë se dinamika e procesit të zgjerimit duhet të përshpejtohet, edhe si përgjigje ndaj sfidave të reja gjeopolitike, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

19 Mars 2024, 11:40 Nga M.B
Debat në PE, ministrat dhe eurodeputetët kërkojnë
Flamuri i BE-së

BRUKSEL- Deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, dhe një varg ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së dhe kanë tërhequr vërejtjen se procesi duhet të përshpejtohet, pasi, sipas tyre, deri tash ka qënë tepër i ngadalshëm. Ata kanë thënë se dinamika e procesit të zgjerimit duhet të përshpejtohet, edhe si përgjigje ndaj sfidave të reja gjeopolitike, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Deklaratat e tyre u bënë në një debat të përbashkët në Komisionin për Politikë të Jashtme të PE-së, me disa ministra të Jashtëm të vendeve anëtare, që u zhvillua të martën në Bruksel. Kjo ishte hera e parë që një debat i tillë u zhvillua me praninë e eurodeputetëve dhe të ministrave të BE-së.

Debati u organizua vetëm dy ditë para se shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të diskutojnë në Bruksel për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnje e Hercegovinës, dhe për disa vendime tjera lidhur me zgjerimin. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, tha se zgjerimi i BE-së do të jetë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet evropiane, dhe kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me propozimin e reformave që BE-ja duhet t'i bëjë për t'u përgatitur për zgjerim. Në debat, disa ministra, sidomos ata nga vendet baltike, kritikuan BE-në për ngadalësimin e procesit të zgjerimit dhe për lëvizje të afateve kohore. Ata përmendën pritjet që Ukraina të niste negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në mars apo prill, teksa tash një gjë e tillë nuk pritet së paku deri në qershor.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Kristijanis Karins, ka thënë se Evropa nuk mund të lejojë që në kontinent të ketë zona gri, sepse, sipas tij, ato zona do të tentojë t'i zaptojë Rusia. Ai bëri thirrje që së paku në qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe me Moldavinë. Karins shprehu shpresën që edhe Bosnje e Hercegovina të kualifikohet për të nisur negociatat, ndërsa që vendet tjera të Ballkanit Perëndimore të lëvizin në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se, sikur të mos ishte zgjerimi i BE-së dhe zgjerimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) para njëzet vjetësh, vendi i tij sot nuk do të ishte vend i pavarur. Anëtarësimi në BE dhe në NATO, tha ai, është dëshmuar të jetë çështje e ekzistencës së shtetit. Ai e vlerësoi zgjerimin si proces të ndërtimit të arkitekturës së sigurisë në Evropë, ku, siç deklaroi, më nuk ka hapësira për neutralitet e as për zona gri.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila në dy mandate ka qenë edhe deputete e Parlamentit Evropian, ka rikujtuar se ka pasur shumë vonesa në procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur pritjet e gjata për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe heqjen e vizave për Kosovën. Ajo mbështeti idenë që viti 2030 të jetë vit kur BE-ja dhe vendet anëtare duhet të jenë gati për zgjerim. Fajon tha se vendet e Ballkanit Perendimor dhe tri vendet lindore që tani janë kandidate mund të avancojnë paralelisht.

Edhe ministrat nga Danimarka dhe Austria thanë se Evropa ka ndryshuar, dhe se zgjerimi tash është i domosdoshëm. Por, ata përsëritën se procesi duhet të mbetet i bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate, që të përmbushin kriteret përmes reformave.

Ministri për Çështje Evropiane i Finlandës, Anders Adlercreutz, apeloi që përshtatja me politikën e jashtme të BE-së të jetë kusht në procesin e zgjerimit. Ai, po ashtu, tha se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme, jo vetëm për këtë rajon, por për mbarë Evropën.

Sekretari hungarez i Shtetit, Peter Sztaray, tha se në pjesën e dytë të vitit, kur Hungaria do ta ketë kryesimin e radhës të BE-së, zgjerimi do të jetë prioritet.

"Do të donin që gjatë vitit 2024 të hapim kapituj negociues me Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbyllim kapituj me Malin e Zi, dhe të nisim negociatat edhe me Bosnje e Hercegovinën", u shpreh ai.

Deputetë të Parlamentit Evropian, në fjalimet e tyre, kërkuan që vendet e BE-së të jenë më korrekte në vendimet e tyre dhe të mos bllokojnë vendet kandidate, kur ato t'i përmbushin kriteret në procesin e zgjerimit. Në këtë debat, megjithatë, nga vendet anëtare ishin pak a shumë ata ministra që kishin mendim më pozitiv për zgjerimin. Në debat u pa mungesa e ministrave nga tri vendet më të mëdha anëtare, Gjermania, Franca dhe Italia./ REL

zgjerimi i be

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen