Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Personazhet e njohur shqiptarë kanë marrë iniciativa tepër të mëdha e disa prej tyre nuk kanë arritur ti çojnë deri në fund. Po flasim për bizneset private të hapura nga VIP-at shqiptarë që nuk rezultuan aq të suksesshme sa pritej.
Askush nuk do donte që për një projekt në të cilin janë investuar mijëra euro të falimentojë, mirëpo kjo gjë i ka ndodhur disa prej personazhet të njohur shqiptarë.
Ne ju tregojmë disa prej tyre.
Luana Vjollca

Moderatorja shqiptare gjatë kohës kur moderonte emisionin ‘Shiko kush luan’ në Top Channel shprehej se fustanet që mbante veshur pëlqeheshin shumë nga fansat e saj ndaj vendosi që të hapte një dyqan online te quajtur ‘ Luana Vjollca Store’.
U bë një kohë e gjatë që nuk po shohim më Luanën të reklamojë veshjet që mbanin markën e saj, gjë që na bën të dyshojmë se biznesi i moderatores tashmë është inekzistent.
Nese kerkojmë në Google dyqanin e veshjeve rezulton se ai nuk është më aktiv, ndaj në faqen e webit kanë vendosur të shkruajnë sikur është në ndërtim e sipër. Websajt që më parë ishte funksional.
Angela Martini

Ishte viti 2012 ku modelja shqiptare mori iniciativën që të krijointe linjën e saj të veshjeve, më saktë të të brendshmeve.
‘Martini Bikini Collection’ tashmë nuk është me në treg duke falimentuar si biznes vite më parë.
Zaimina Vasjari

Këngëtarja hapi në rrugën “Myslym Shyri” një sallon nusesh “BS Hair & Makeup Zaimina Vasjari “ , që qëndroi për pak vite i hapur duke dështuar si biznes. Mirëpo tani ajo ka hapur një dyqan këpucësh dhe fustanesh me të cilat operon më së shumti online.
Flori Mumajesi

“Taxi Mapo”, ka qenë biznesi i parë i kantautorit të mirënjohur, Florian Mumajesi pranë lagjes së tij në “Kombinat” dhe një tjetër filial në zonën e “21 Dhjetorit”. Për vitet kur ai u hap në Tiranë, bëri shumë bujë mirëpo tani ky biznes nuk gjendet gjëkundi.
Çiljeta Xhilaga
Butiku “Just Ciljeta” në rrugën Myslym Shyri ku shiteshin brand-et më të njohura si: ‘Cavalli’, ‘D&G’, etj, ishte “biznesi i parë për këngëtaren shqiptare, mirëpo ky rrugëtim përfundoi shpejt pasi Çiljeta falimentoi.
Adrian Gaxha
Adrian Gaxha hapi në Maqedoni një lokal të quajtur “Gaxha Bar” mirëpo u detyrua ta mbyllte shpejt pasi siç ai ka treguar në intervistat e dhëna, të qënit pronar lokali është shumë sfiduese.
Jonida Maliqi
Dyqani i këpucëve i Jonida Maliqit ‘Unik’ që gjendej në mes të bllokut tashmë nuk egziston më. Këngëtarja asaj kohe ishte shumë e lumtur për iniciativën që kishte nisur mirëpo duket se lumturia nuk i zgjati për shumë kohë pasi ai biznes nuk është më në treg.
Mesa duket për të pasur sukses në fushën e biznesit nuk mjafton thjesht të jesh i famshëm apo followersat ne Instagram.
Eksperienca e këtyre personazheve të njohur tregon që biznesi, përveç famës, investimit dhe ndjekësit në rrjetet sociale kërkon një strategji më të thellë se kaq.
(A.B)dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Romeo Veshaj ka komentuar tatuazhin e nëjjtë që ka me këngëtaren Jonida Maliqi, me të cilën zëra të shumtë e bashkojnë dhe e ndajnë. I ftuar “Në nj...
TIRANË– Alesia Bami i është përgjigjur Xhensila Peres dhe e ka falenderuar atë për kohën që i ka kushtuar gjatë intervistës që dha për OraNews. E pranishme...
TIRANË– Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, e ka uruar këtë të fundit për ditëlindjen e saj.Në një postim në rrjetet sociale...
TIRANË– Albana Bejko, gazetare e sportit në OraNeës, ka treguar se si e ka konsumuar hashashin gjatë vizitës së saj në Amsterdam.E ftuar në “Mos i fol shof...
TAJLANDË-Ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime Suvit Maesincee ka njoftuar se Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus edhe ...
ANTARKTIDË – Diçka e çuditshme ku të habitur kanë ngelur edhe shkencëtarët po ndodh në kontinentin më të ftohtë të botën, Antarktida. Brigjet...
KOSOVË- Reperi i njohur Gold Ag i cili u martua në muajin mars në mënyrë të ‘fshehtë’ dhe larg vëmendjes së publikut asnjëherë nuk ka folur rreth jetës pri...
RUSI- Shkencëtarët në Rusi kanë nisur të kryejnë testimin e një vaksine kundër koronavirusit tek vetja, pasi sipas tyre ato japin efekt. Sipas mediave të huaja ...
SHBA-Trejsi Sejdini ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aty po ndjek edhe ëndrrën e saj, atë të modelingut. Së fundmi ajo ka bërë një sqarim për të g...
ANGLI- Prej shumë kohësh është përfolur se këngëtarja e njohur Era Istrefi është në një lidhje me këngëtarin anglez Julian Perreta, pasi ata shpesh herë shfaqe...