LIVE UPDATES
Politike

LSI depoziton në Kuvend amendamentin: Shqipëria të dalë nga ‘Ballkani i Hapur’

7 Mars 2022, 15:44 Nga DOSJA
LSI depoziton në Kuvend amendamentin: Shqipëria të dalë nga

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Kuvend një amendament në projektrezolutën për Ukrainën ku kërkon daljen e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur. Projektrezoluta është depozituar në Komisionin për Politikë të Jashtme nga deputeti Petrit Vasili. Deputeti kërkon dalje të menjëhershme nga ‘Open Ballkan’, pasi sipas tij ky projekt i jep mbështetje Serbisë që mbështet Rusinë. Vasili thotë se ‘Ballkani i Hapur’ është tradhti ndaj Kosovës. dhe shkakton shkatërrim ekonomik ndaj shqiptarëve

Në një postim të 2 ditëve më parë në Facebook, Vasili shkruan se vendi ynë nuk mund të jetë më pjesë e kësaj nisme pasi Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Sipas tij, qëndrimi i vendit tonë në ‘Ballkanin e Hapur’ do ishte një përkrahje e Edi Ramës për Rusinë pushtuese. Kujtojmë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk iu bashkua vendeve të perëndimit që vendosën sanksione kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, në Asamblenë e Përgjithshme Serbia dënoi agresion rus ndaj Ukrainës, duke votuar pro rezolutës të propozuar nga SHBA dhe Shqipëria.

Amendamentit i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

AMENDAMENT I DEPUTETIT

TITULLI : “Për daljen e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur”.

KËRKUESI: Petrit Vasili Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI: Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”,

BAZA LIGJORE : Neni 99 pika 3 e Rregullores së Kuvendit.

ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT.

Në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur për shqyrtim në seancën plenare të datës 7 mars 2022 një Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”. Kjo Projekt Rezolutë paraqitet në një moment shumë kritik të shpërthimit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Të gjithë partneret tanë strategjike NATO, BE dhe SHBA kanë mbajtur një qendrim shumë të fortë dhe kane vendosur sanksionet më të forta të para ndonjëherë kundër Rusisë.

Serbia është i vetmi vend europian që nuk ju bashkua këtyre sanksioneve duke demostruar qartë mbështetjen e saj ndaj Rusisë në kundërvënie të plote me të gjithe komunitetin ndërkombëtar euroatlantik edhe pse formalisht Serbia ka hapur negociatat për anetarësim në BE. Vendosja de facto, por edhe de jure e Serbisë pro agresionit rus në Ukrainë e vë në një pozicion shumë të rëndë Shqipërinë e cila është bërë pjesë aktive e nismës së Ballkanit të Hapur. Kjo nismë është kritikuar rreptë nga opozita por edhe nga shoqëria civile në Shqipëri sepse ishte një nismë antieuropiane dhe proruse. Koha provoi vërtetësinë e këtyre shqetësimeve madhore. Kjo nismë dëmton rëndë interesat ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht bujqësinë shqiptare dhe jetesën e mijra fermereve gjë që është provuar realisht dhe ka nxitur reagimin e fortë dhe legjitim të tyre.

Nisma ka qënë një shërbim i madh që qeveria shqiptare i bën projekteve të njohura famëkeqe serbe të Jugosllavisë së re, ndryshimit te kufijve të Kosovës dhe mosnjohjes së pavarësisë së saj. Ndaj është tërësisht e papranueshme në planin kushtetues, politik dhe moral, vazhdimi i mëtejshëm nga ana e qeverisë të pjesmarrjes në nismën e Ballkanit te Hapur.

PËR KËTO ARSYE:

Në mbështetje te Nenit 99 pika 3 e Rregullores që percakton se:

“3. Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet të paktën 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe çdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur”, ju paraqes Amendamentin e mëposhtëm për t’u shtuar në tekstin e Projekt-Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

AMENDAMENT:

Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:

-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.

-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.

-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.

-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.

-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.

– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.

Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:

Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.

Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.

Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapur lsi petrit vasili ballkani i hapur lsi petrit vasili

Sondazh

Poll
Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj