Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lufta në Ukrainë shkakton frikë te Finlanda, shpreh dëshirën për t’iu bashkuar NATO-s
6 Mars 2022, 07:04Nga DOSJA
FINLANDË– Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj – nga shtetet baltike deri në Moldavi. Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.
Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.
Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.
Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet. Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka./REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...
UKRAINË– Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët” në uzinën bërthamore të Zaporizhja, centra...
UKRAINË– Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, është mbështetur te gjigantët e teknologjisë për të bojkotuar Rusinë, duke u bër...
BRITANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar ...
UKRAINË– Pjesa më e madhe e ushtrisë ruse deri më tani nuk ka performuar mirë në Ukrainë, raporton BBC. Para pushtimit, supozohej se ushtria kishte p...
Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndim...
UKRAINË- Bombardime janë raportuar në Irpin – një qytet në veriperëndime të Kievit, ku ushtria ruse është përpjekur të depërtojë. Një numër i madh ci...