6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ritheksoi të shtunën se do të mbrohet çdo centimetër territorit i NATO-s, ndërsa forcat ruse prej ditësh po kryejnë sulme në Ukrainë. Zoti Blinken i bëri komentet nga Polonia ku ai theksoi se SHBA ka zhvendosur më shumë se 10 mijë trupa si dhe paisje ushtarake të shumta. Ndërkohë ministri i Jashtëm polak tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë ndryshim territorial të shkaktuar nga “agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm i Rusisë”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Polonisë në qytetin polak të Rzeszoë, pranë kufirit ukrainas ku qindra mijëra njerëz kanë kaluar që kur Rusia nisi sulmet.
Zoti Blinken vlerësoi Poloninë për reagimin e saj ndaj veprimeve të Rusisë si dhe për pritjen e refugjatëve nga Ukraina.
Numri i refugjatëve nga Ukraina mund të arrijë në 1.5 milionë deri në fund të fundjavës nga 1.3 milionë që është aktualisht, tha të shtunën kreu i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.
“Si aleatë të NATO-s, bashkëpunimi i mbrojtjes midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara mendoj se është në pikën më të lartë. Që nga 30 janari, Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e personelit ushtarak të dislokuar në Poloni. Po ashtu ne rritëm ndjeshëm sasinë dhe llojet e pajisjeve ushtarake që kemi pozicionuar në Poloni. Siç ka thënë Presidenti Biden, ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit.
Sipas tij, për të ndihmuar krizën humanitare për refugjatët ukrainas që po zhvendosen në Poloni apo vende të tjera, administrata Biden i kërkoi Kongresit një fond prej 2.75 miliardë dollarë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Polonisë, tha se vendi i tij do të vazhdojë të mirëpresë refugjatët pavarësisht nga kombësia, raca dhe feja.
Ai tha gjithashtu se Polonia nuk do të pranojë asnjë ndryshim territorial të shkaktuar nga “agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm i Rusisë”.
Moska thotë se ka nisur në Ukrainë një “operacion special ushtarak” dhe qëllimi sipas tyre është të çarmatosë Ukrainën, të mos lejojë anëtarësimin në NATO dhe të kap liderët ukrainas që i cilëson si neo-nazistë.
Sekretari Blinken mbërriti në Poloni nga Brukseli, ku u takua me ministrat e jashtëm nga aleanca e NATO-s, për të diskutuar përpjekjet e Perëndimit për të penguar agresionin rus përmes një programi sanksionesh të ashpra.
Anëtarët e NATO-s po ofrojnë ndihmë ushtarake për forcat qeveritare të Ukrainës për luftën kundër ushtrisë ruse, shumica e të cilave kalon përmes Polonisë.
Por aleanca ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, duke thënë se kjo mund të provokojë një konflikt shumë më të gjerë dhe akoma më të rrezikshëm.
Ditët e fundit në Poloni, një vend anëtar i NATO-s, kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara avionë ushtarakë dhe pajisje të tjera luftarake. Po ashtu SHBA ka zhvendosur në Poloni rreth 10 mijë trupa.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndim...
KINË– Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken se Pekini do të kundërshtonte çdo veprim që...
UKRAINË- Bombardime janë raportuar në Irpin – një qytet në veriperëndime të Kievit, ku ushtria ruse është përpjekur të depërtojë. Një numër i madh ci...
UKRAINË– Në ditën e 10-të të pushtimit rus në Ukrainë u vendos për armëpushim, në dy qytete, Mariupol dhe Volnovakha por nuk u respektua. Armëpushimi...
LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve, Rusia s’respekton armëpushimin(k.m/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibea...
UKRAINË– Bandat kriminale po përfitojnë nga vala e refugjatëve që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe duan t’i trafikojnë për skllavër...
UKRAINË- Disa ushtarë rusë kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në një ashensor, pasi ukrainasit i fikën dritat. Ushtarët rusë u futën në ashensor për t...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin më herët sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe më vo...
Në stacionin e trenit në Lviv, askush nuk e di se kur do të nisen për në Poloni, por të gjithë, nëna, fëmijë e të moshuar, presin në temperatura nën zero gradë....
KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje ukrainasve që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët që të bashkojnë forcat e të dëbojnë armi...