Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI– Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina.
“Për momentin, ata 9refugjatët) janë njerëz që vijnë te të afërmit dhe miqtë. Po na pyesin se si dhe ku të regjistrohen dhe si të marrin mbrojtje”, tha për Radion Evropa e Lirë Radosh Gjuroviq, drejtor i Qendrës joqeveritare për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Azilkërkuesve.
Sipas të dhënave që disponon kjo qendër, në Serbi aktualisht ka vende për pritjen e rreth 6,000 personave, ndërsa kjo organizatë pret mbërritjen e mbi 10,000 refugjatëve nga Ukraina.
“Afërsia e Ukrainës kërkon që ne të fillojmë të përgatitemi për ardhjen e papritur të njerëzve. I bëjmë thirrje shtetit që të rrisë kapacitetin e tij të pritjes sa më shpejt që jetë e mundur”, tha Gjuroviç.
Sipas ligjeve aktuale, qytetarët e Ukrainës mund të qëndrojnë në Serbi për një muaj pa viza. Megjithatë, tha Gjuroviç, kjo nuk e zgjidh problemin nëse paraqitet një numër i madh i refugjatëve që nuk kanë strehim.
Sipas tij, Serbia duhet të miratojë një akt për mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve. Serbia, ndryshe nga shumica e vendeve të Evropës, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 25 shkurt se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike, ekonomike dhe politike”. Rusia është një ndër aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Në disa konkluza të arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me luftën në Ukrainë, thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të këtij vendi.
Megjithatë, në këto konkluza, operacionet ruse nuk cilësohen si pushtim i Ukrainës, ashtu siç i përshkruan Perëndimi. Kur ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” për të “çmilitarizuar” Ukrainën.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI– Webfaqet e mediave ruse janë hakuar. Raportohet se ato po shfaqin imazhe kundër luftës dhe kundër Putin. Kjo u bë e ditur nga CNN, e cila ka ndarë d...
UKRAINË– Situata është në kolaps në Ukrainë. Raportohet se në spitale ka mungesë të theksuar të oksigjenit, ç’ka krijon vështirësi për p...
RUSI– Presidenti i Rususë Vladimir Putin ka reaguar! Pas orësh heshtje për sanksionet e vendosura ndaj tij dhe Rusisë, Putin thotë se ajo që po bën Perënd...
RUSI– Kremlini ka justifikuar kërcënimin e lëshuar një ditë më parë nga Presidenti Vladimir Putin që vuri në gatishmëri armët bërthamore. BBC shkruan se b...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të ndërhyjnë me forca ushtarake kundër pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.Mund të ndodhë që t’i dërgohen më s...
TIRANË- Një përgjigje nga bota e futbollit i ka ardhur Rusisë ndërkohë që reagimi kundër pjesëmarrjes së shtetit rus në të gjitha kompeticionet evropiane d...
RUSI– Lufta që Rusia po zhvillon në Ukrainë prej pesë ditësh po lë pasojë të mëdha edhe tek të rinjtë. Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Federatën ...
BJELLORUSI-Janë bërë publike pamjet nga brenda takimit të dy delegacioneve, Rusi-Ukrainë në Bjellorusi. Zyrtarët rusë dhe ukrainas janë duke u takuar për të dis...
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin është në vështirësi. Pushtimi i planifikuar prej kohësh për Ukrainën i planifikuar nuk po shkon siç duhet. Reag...
Nga Patrick Wintour Në një radhë telefonatash nga kryeqyteti i rrethuar i Ukrainës, Kiev, presidenti Volodimir Zelenskyy bindi Perëndimin për të vendosur sanksi...