LIVE UPDATES
Bota

Bloomberg: Pastrimi i parave në offshore mund të jenë thembra e Akilit për Putinin

28 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
Bloomberg: Pastrimi i parave në offshore mund të jenë thembra e

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të ndërhyjnë me forca ushtarake kundër pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Mund të ndodhë që t’i dërgohen më shumë armë qeverisë ukrainase ose, nëse sulmi rus arrin suksesin më shpejt nga ҫ’pritet, mund të ndihmohet në armatosjen e rezistencës ukrainase.

Megjithatë, në pjesën më të madhe, përgjigjja e Perëndimit ndaj agresionit të hapur të Putinit do të përfshijë sanksione financiare dhe ekonomike. Por, sa efektive mund të jenë këto lloj sanksionesh?

Përgjigjja është se ato mund të jenë shumë efektive, nëse Perëndimi tregon vullnet dhe është i gatshëm të pastrohet nga korrupsioni i vet.

Me sa duket, regjimi i Putinit nuk duket dhe aq vulnerabël, të paktën në planin afatshkurtër.

Është e vërtetë, Rusisë do t’i duhet të paguajë një çmim goxha të rëndë. Ajo nuk do të nënshkruajë më marrëveshje për tubacione të gazit dhe vështirë se do të përfitojë nga investimet e huaja direkte. Në fund të fundit, kush do të donte të ndërmerrte angazhime afatgjata me një vend, udhëheqja autokratike e të cilit ka treguar një mospërfillje të tillë të pamatur për shtetin e së drejtës? Megjithatë, do të duhen vite që pasojat e agresionit të Putinit të fillojnë të shfaqen në ekonominë ruse.

Me sa duket, nuk ka shumë hapësirë për vendosjen e sanksioneve tregtare. Për këtë duhet fajësuar Europa, e cila ka marrëdhënie shumë më të ngushta tregtare me Rusinë se sa Amerika.

Europianët, për fat të keq, e kanë lejuar veten në mënyrë të pakujdesshme që të bëhen shumë të varur nga importet e gazit natyror rus. Kjo do të thotë se nëse ata vendosnin sanskione të plota ndaj eksporteve ruse, do t’i shkaktonin vetes pasojat e rritjes së çmimeve dhe mungesa të furnizimeve. Megjithatë, nëse provokimet janë të mjaftueshme, Europa gjithsesi mund t’i ndërmarrë këto sanksione, pasi ekonomitë moderne e të përparuara mund të jenë tepër elastike kur është nevoja.

Por, edhe pushtimi i Ukrainës ndoshta nuk do të mjaftojë për ta bindur Europën që të bëjë këto sakrifica. Është një tregues jo fort i mirë fakti që Italia dëshiron që mallrat luksoze, tepër të preferuara nga elita ruse, të përjashtohen nga çdo paketë sanksionesh.

Sanksionet financiare, të cilat reduktojnë aftësinë e Rusisë për të mbledhur dhe për të qarkulluar para jashtë vendit, duket se ka më shumë gjasa të realizohen – dhe në fakt, të enjten, Presidenti Biden njoftoi planet për të goditur bankat ruse. Megjithatë, efektet e këtyre planeve do të jenë të kufizuara nëse Rusia nuk përjashtohet nga SWIFT, sistemi me qendër në Belgjikë për pagesat ndërmjet bankave. Përjashtimi nga SWIFT mund të sillte praktikisht ndalimin e furnizimeve me gaz rus, gjë që na kthen përsëri te problemi i vulnerabilitetit të vetëshkaktuar të Europës.

Megjithatë, demokracitë e përparuara të botës kanë një tjetër armë të fuqishme financiare kundër regjimit të Putinit, nëse do të jenë të gatshme për ta përdorur atë: këto vende mund të ndjekin pasurinë e madhe që ndodhet jashtë Rusisë, e cila u përket oligarkëve që rrethojnë Putinin dhe e ndihmojnë atë të qëndrojë në pushtet.

Të gjithë kanë dëgjuar për jahtet gjigante në pronësi të këtyre oligarkëve, për ekskluzivitete në fushën e sportit dhe për shtëpi tepër të shtrenjta në shumë vende. Ka kaq shumë para ruse në Britani, që janë kaq të dukshme sa disa njerëz flasin për “Londongradin”. Epo, këto nuk janë thjesht disa histori të izoluara.

Filip Novokment, Thomas Piketty dhe Gabriel Zucman kanë theksuar se Rusia ka pasur suficit të madh tregtar çdo vit që nga fillimi i viteve 1990, gjë që duhet të kishte sjellë një akumulim të madh të aseteve jashtë shtetit. Megjithatë, statistikat zyrtare tregojnë se Rusia ka vetëm pak më shumë aktive se sa pasive jashtë vendit. Si është e mundur kjo? Shpjegimi i qartë është se të pasurit rusë kanë marrë shuma të mëdha parash dhe i kanë investuar ato jashtë vendit.

Shifrat janë befasuese. Novokment et al. vlerësojnë se në vitin 2015, pasuria offshore e fshehur e pasanikëve rusë arrinte një shifër sa rreth 85 për qind e PBB-së së Rusisë. Për ta vënë në kontekst, kjo është njësoj sikur miqtë e presidentit të SHBA-së të kishin arritur të fshihnin 20 trilion dollarë në llogaritë jashtë shtetit. Një tjetër raport i përpiluar nga Zucman zbuloi se në Rusi, “shumica dërrmuese e pasurisë së elitës mbahet në offshore”. Ekspozimi offshore i elitës ruse nuk ka precedent në histori – dhe kjo përbën një dobësi për Rusinë që Perëndimi mund ta shfrytëzojë.

Por a mund të rendin qeveritë demokratike pas këtyre aseteve? Po. Baza ligjore ekziston, për shembull në Aktin e Kundërvënies ndaj Armiqve të Amerikës Përmes Sanksioneve. Po ashtu, ekziston edhe e gjithë aftësia teknike për ta bërë këtë. Në fakt, Britania ngriu asetet e tre miqve të njohur të Putinit në fillim të kësaj jave dhe mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me shumë persona të tjerë.

Pra, ekzistojnë të gjitha mjetet për të ushtruar një presion të madh financiar ndaj regjimit të Putinit (jo ndaj ekonomisë ruse). Por a ekziston vullneti për ta bërë këtë? Kjo është pyetja shumëmilionëshe.

Këtu ka dy fakte të pakëndshme. Së pari, një numër i madh njerëzish me ndikim, si në biznes ashtu edhe në politikë, kanë lidhje të forta financiare me kleptokratët rusë. Kjo situatë është më e dukshme në Britani. Së dyti, do të ishte e vështirë të sulmohej pastrimi i parave ruse, pa e bërë jetën më të vështirë për të gjithë ata që pastojnë para, ngado që vijnë – dhe, megjithëse plutokratët rusë mund të jenë kampionët e botës në këtë fushë, ata nuk janë të vetmit: ka njerëz jashtëzakonisht të pasur nga e gjithë bota që fshehin para në llogaritë offshore.

Kjo do të thotë se ndërmarrja e veprimeve efektive kundër vulnerabilitetit më të madh të Putinit do të kërkojë përballjen me korrupsionin e vetë Perëndimit dhe tejkalimin e tij.

Përshtatur nga Monitor

Burimi: Bloomberg

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës