Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Luks,luks&luks! Jeta përrallore e vajzës së birësuar të Lavrov, si i shpëtoi sanksioneve
11 Mars 2022, 10:59Nga DOSJA
RUSI- Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov , përveçse një të dashure zyrtare, ka edhe një vajzë, të birësuar Polina Kovaleva. Siç edhe duket nga fotot e mëposhtme, 26-vjeçare shijon një jetë luksoze në kryeqytetin britanik, duke mos ngurruar që të tregojë gjithë jetën e luksit që i sigurohet nga babai që e ka birësuar.
Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkiç, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin. Sipas saj, Lavrov ka një grua zyrtare dhe një “zonjë” zyrtare. Përveç gruas së tij zyrtare, Maria Lavrova, me të cilën ka një vajzë, të gjithë në Rusi e dinë se partnerja e Lavrov është Svetlana Polyakova, me të cilën është në një lidhje prej 20 vitesh.
Përveç gruas, është Polyakova ajo që e shoqëron Lavrovin pothuajse në çdo mision diplomatik, duke udhëtuar me një aeroplan qeveritar edhe pse nuk ka asnjë status dhe asnjë punë që e lidh me diplomacinë. Megjithatë ka blerë një apartament me vlerë rreth tetë milionë dollarë në zemër të Moskës, duke ruajtur një koleksion mbresëlënës makinash të shtrenjta.
Madje ka siguruar edhe jetën e vajzës së saj, Polina Kovaleva, 26 vjeç, e cila jeton në Londër. Kovaleva shfaqet si pronare në rrugën shumë të shtrenjtë High Street në Kensington në qendër të Londrës, të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milionë paund në moshën vetëm 21-vjeçare. Ndërsa studimet i kreu në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial, i specializuar në ekonomi dhe strategji biznesi. Më parë, ajo ka punuar edhe për Gazprom. Pas zbulimeve të Maria Pevktis, gazeta konservatore dhe pro-qeveritare “Daily Telegraph” i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj vajzës së birësuar së Lavrov. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, ndaj marrja e masave ndaj Polyakova duket e pamundur për momentin.
KIEV- Lyse Doucet, kryekorrespondent ndërkombëtar në Kiev ka bërë një parashikim se si dhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Ajo shkruan për BBC, se sa her...
SHBA- Drejtori i CIA-s, William Burns dhe shërbimet e tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Burns tha se...
UKRAINË– Agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom ka bërë të ditur se pothuajse 1 milion njerëz në vend janë pa energji elektrike, raport...
RUSI- Flukset e gazit rus në tubacionet kryesore për në Europë vazhdon të jetë akoma aktiv dhe në funksion. Rusia po vazhdon të dërgojë gaz nëpërmjet tubacionev...
BRITANI E MADHE– Mediat e huaja janë mbushur me fotot e një vajze që raportohet se është e bija e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Ajo është Pol...
UKRAINË- Sulmet ajrore gjatë natës në qytetin verior të Chernihiv dëmtuan sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Chernihivit. Qyteti u sul...
UKRAINE- Një kolonë e madhe ushtarake ruse që ishte vendosur jashtë Kievit që nga java e kaluar duket se është shpërndarë, sipas një kompanie me bazë në Shtetet...
Nga Frank Gardner-Korrespondenti i Sigurisë së BBC-sëKjo është sigurisht një vijë e kuqe dhe do të ngjallte zemërim global. Rusia ka thirrur sot një mbledhje sp...