LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi: Zgjedhje lokale me ndikim thelbësor si për pozitën dhe opozitën

17 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Mali i Zi: Zgjedhje lokale me ndikim thelbësor si për pozitën dhe

MALI I ZI- Zgjedhjet lokale që u mbajtën në qytetin e Nikshiqit, të dytin për nga numri i popullsisë në Mal të Zi vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit të gjerë. Ekipi Evropian për Nikshiqin, koalicion i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialitëve e Presidentit Gjukanoviq edhe pse fitoi 40.4 % të votive apo 18 mandate, nga 41 sa numëron  parlamenti lokal, do të duhet sipas të gjitha gjasave të kalojë në opozitë, sepse i mungon një partner për koalicion. Kjo për shkak se dy listat e tjera zgjedhore  të mbështetura nga partitë që janë pjesë e qeverisë aktuale në nivel republikan, kanë kaluar pragun e shumicës prej 50%  dhe kanë paralajmëruar fillimin e bisedimeve për formimin e pushtetit.

Andrija Mandic njëri nga liderët e Frontit Demokratik  paralajmëroi  së shpejti fillimin e bisedimeve për formimin e pushtetit lokal. “Bartësi i listës  “Për të ardhmen e Nikshiqit”  Marko Kovaçeviq u ka bërë thirrje të gjithë partnerëve të koalicionit në nivel republikan që edhe në Nikshiq të formojnë pushtetin. Sipas tij, “Nikshiqin pas 76 viteve do ta udhëheqë një serb”.

Zgjedhjet në qytetin e Nikshiqit u  cilësuan njësoj të rëndësishme dhe thelbësore për mbijetesën në skenën politike si për partitë që qeverisin në Mal të Zi, ashtu edhe për opozitën. Presidenti Millo Gjukanoviq duke komentuar zgjedhjet  tha se ato  nuk  përfaqësuan fundin e tij politik sikurse prisnin kundërshtaret e tij, por  ato treguan se Partia Demokratike e Socialistëve ende është forca më e fuqishme politike në Mal të Zi.

Nevojitet më shumë punë për reformimin e partisë

Për analistin politik, Zlatko Vujovic këto zgjedhje kanë dhënë disa përgjigje, por edhe kanë hapur disa të pyetje të reja. Duke folur për DW ai tha se Fronti Demokratik që ështe pjese përbërëse e qeverisë ka shënuar rënie prej 11% më pak vota se në zgjedhjet e 30 gushtit të vitit të kaluar, ku kishte përkrahjen e kreut të kishës serbe ortodokse, përkrahje e cila në këto zgjedhje ka munguar.  Ndërsa partitë e tubuara rreth koalicionit  që përkrahen nga kryeparlamentari Aleksa Beçiq dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm  duke u përkrahur edhe nga mitropoliti Joanikije që zëvendëson Mitriopolitin  Amfillohije.

Analisti Zlatko Vujoviq  thotë  po ashtu se Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq në zgjedhjet e Nikshiqit ka arritur sukses të madh, sepse ka ruajtur trupin votues edhe pse para 6 muajsh ka humbur pushtetin në nivel republikan të cilin e ka pasur 30 vite me radhë. Vujoviq  tha se ndryshimet që janë bërë në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë  Demokratike të Socialistëve kanë ndikuar në konsolidimin e përkrahjes së zgjedhësve  dhe kanë ndalur derdhjen e votes së elektoratit të tyre. Analisti Vujoviq shton se kjo parti ende duhet të vazhdojë me transformimin dhe reformat në parti, nëse  pretendon që sërisht të rikthehet në pushtet.

Fushata zgjedhore për qytetin e Nikshiqit u mbajt mes tensioneve dhe fërkimeve të shumta midis forcave politike. Situata u tensionua edhe nga fakti se në fushatë kishte ndërhyrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë nga Beogradi, nga Republika Serbe e Bosnjës e Hercegovinës dhe nga Lista Serbe e Kosovës, të cilët mbështeten forcat politike proserbe dhe proruse në Mal të Zi. Për zgjedhjet lokale në Nikshiq  kishte një interesim tejet të madh edhe nga vendet e fqinje, sepse ato sipas analistëve mbartnin rrezikun e destabilizimit të Malit të Zi dhe rajonit. Në Nikshiq sipas regjistrimit të vitit 2011 jetojnë 72,500  banorë, ku rreth 46.000 mijë  vetë janë të deklaruar si malazezë, 18 mijë si serbë, nderkohë që gjuhën serbe  e kanë paraqitur si gjuhë amtare rreth 33 mijë vetë, ndërsa gjuhën malazeze 32 mijë  banorë të Nikshiqit.

Marre nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mal i zi zgjedhjet lokale mal i zi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll
Bota 17 Mars 2021, 07:23

Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n

GJERMANI– Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj