LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut: Shumë kalkulime për të ruajtur stabilitetin e qeverisë

22 Tetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut: Shumë kalkulime për të ruajtur stabilitetin e

MAQEDONI E VERIUT – Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e pakushtëzuar dhe e pakthyeshme, thonë nga partia e Ziadin Selës. Në raundin e dytë, Kasami hyn në garë për Tetovën me mbështetjen e ASH-së kundër Teuta Arifit të BDI-së. “Në garën zgjedhore pres lojë korrekte nga partnerët e koalicionit. Pres që votuesit e LSDM-së të më mbështesin mua për shkak se kemi koalicion parazgjedhor dhe ata votues tashmë kanë votuar për mua si bartës në listën e deputetëve”, vlerëson Kasami.

BDI shpreson në mbështetjen e LSDM-së

Mbështetje nga LSDM-ja për Tetovën kërkon edhe BDI-ja. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani tha, se pavarësisht aktualitetit politik në Tetovë, LSDM-ja duhet ta mbështesë kandidaten Teuta Arifi nga BDI. “Ne apelojmë për mbështetjen e të gjithë qytetarëve dhe të gjitha partive politike, e duam votën dhe mbështetjen e të gjithëve. Në kontekst të koalicioneve konkrete kërkojmë nga partneri i koalicionit të mbështesë platformën tonë dhe kandidaten tonë në Tetovë”, ka thënë Osmani.

Si do të pozicionohet LSDM-ja?

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev konfirmon mbështetjen e partive të koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai tha, se me mbështetjen e partnerëve vërtetohet stabiliteti i shumicës parlamentare. Por, Zaev thotë se në Tetovë do të vendosin votuesit cilin kandidat do ta mbështesin. Zaev tha se nuk mund t’i detyroj qytetarët të përcaktohen për njërin ose tjetrin opsion.

“Aty ku jemi me dy kandidatë të partnerëve të koalicionit, normalisht që mbështetësit tanë vendosin lirshëm. Askush nga ne nuk i mban votuesit tanë në xhep dhe as nuk ka kontroll ndaj tyre”, thekson Zaev.

Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski u ka bërë thirrje partive opozitare të bashkohen me qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të nisë bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare.

“Zgjedhjet treguan se ka disponim serioz antiqeveritar dhe pakënaqësi nga pushteti, ndërsa votat opozitare dhe qëllimi i tyre i përbashkët është ndryshimi i pushtetit dhe ardhmërisë së re të Maqedonisë”, deklaroi Mickovski.

Si do të ndikojnë zgjedhjet lokale në qeverinë qendrore

Vladimir Bozhinovski drejtues i Institutit për Kërkime Politike në Shkup thotë, se kryeministri Zaev ditëve në vazhdim përpos betejës për të fituar komunat ku kandidatët e partisë së tij garojnë, do të përballet edhe me sfidën e kalkulimeve për të ruajtur stabilitetin e qeverisë. Balotazhi në Tetovë mund të prodhojë aleanca të reja mes partive shqiptare që aktualisht janë pjesë e qeverisë, me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. “Në Tetovë kemi një situatë ku votat e opozitës do ta përcaktojnë fituesin. Pikërisht këtu fillojnë kalkulimet për një shumicë të re parlamentare”, thotë ai.

Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike, thotë se gara për Tetovën do të jetë më e vështirë. “Zaevi në njërën anë do të duhet të luajë rolin për të sjellë fitore për partinë e tij në bllokun maqedonas, që duket se do të jetë e vështirë për të, dhe nga ana tjetër do të duhet të luajë rolin e zjarrfikësit në mes partnerëve të koalicionit qeveritar, që gjithashtu do të jetë e vështirë”, thotë Sinani.

Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë thotë se LSDM-ja është ndëshkuar në raundin e parë si rrjedhojë e politikave të gabuara në qeverisjen qendrore. “Ky rezultat është një goditje e madhe për politikat e gabuara të LSDM-së dhe koalicionit qeverisës. Qytetarët treguan se janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve konkrete dhe jo për politika të mëdha”, thotë Kërzhallovski.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni kryeministri zaev maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut kryeministri zaev maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll
Bota 22 Tetor 2021, 05:21

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj