LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut vaksinon 100 mijë persona

8 Maj 2021, 11:07 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut vaksinon 100 mijë persona

MAQEDONIA E VERIUT– Imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar me ritme të shpejta dhe deri të premten numri i personave të vaksinuar, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka arritur në afër 100 mijë persona apo rreth 40 mijë më shumë se para nisjes së vaksinimit masiv të mërkurën, më 5 maj.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë ditore janë vaksinuar mes 10 dhe 15 mijë persona ndërsa është rritur edhe numri i personave që po shprehin interesim për vaksinim. Në aplikacionin vaksinimi.mk janë paraqitur mbi 250 mijë persona.

Imunizimi po bëhet me vaksinën e kompanisë kineze, Sinopharm si dhe me atë të Rusisë, Sputnik. Në mesin e të vaksinuarve janë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Unë jam marrë vaksinën nga Sinopharm. Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe i bëj thirrje të gjithëve që të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, që të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta. Efektet anësore janë me të vërtetë të vogla, ka indikacione të sakta ose kundërindikacione për grupmoshat ose disa kategori specifike kritike të qytetarëve që nuk do të kenë nevojë të marrin një vaksinë”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Ai po ashtu ka thënë se vaksinimi përveç që ka rëndësi të madhe për kthimin e vendit në gjendjen normale, ai do të jetë vendimtar edhe për lëvizjen e qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë,Filipçe njoftoi se Greqia duhet të hapë kufirin më 14 maj, por hyrja në këtë vend do të lejohet vetëm me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose me një vërtetim të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 234 persona të infektuar me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19 si dhe 25 të vdekur. Si numri i të infektuarve ashtu edhe i viktimave është shumë më i ultë apo për rreth 40 për qind krahasuar me periudhën e para tre javësh, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas raportit, numri i personave të shëruar në bazë ditore ka shkuar në mbi 1 mijë persona, sikur që është ulur edhe numri i personave të shtrirë në spitale.

Që nga paraqitja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 153,694 persona, prej tyre 137,331 janë shëruar, 5,067 kanë vdekur dhe 11,296 janë ende raste aktive.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet