LIVE UPDATES
Bota

Europa ime: Publikimi i non-paper, sulm ndaj rendit të paqes në Ballkanin Perëndimor

8 Maj 2021, 05:58 Nga DOSJA
Europa ime: Publikimi i non-paper, sulm ndaj rendit të paqes në

BALLKANI PERËNDIMOR– Filmi i Jasmila Zbanic “Quo Vadis Aida”  i cili në çmimet Oscar të këtij viti ishte në renditjen e “filmave më të mirë të huaj”, është impresionues. Regjisorja boshnjake rrëfen me emocion për dëshpërimin e njerëzve në Srebrenicë, kur trupat serbe të drejtuara nga Ratko Mladiç në korrik 1995 pushtojnë me shpejtësi Bosnjen lindore për të ushtruar atë që ishte synim final: Krijimin e Serbisë së Madhe. Për këtë ata vranë 8300 djem e burra, shumica myslimanë. Gjenocid në tokën europiane.

Filmi i Zbanic është një paralajmërim që vjen në momentin e duhur. Sepse 26 vjet pasi mori fund lufta në ish-reublikat jugosllave Bosnje e Hercegovina me Marrëveshjen e Dejtonit, ky vend është ekspozuar sërish ndaj sulmeve të reja. Ashtu si në vitet 90-të kur presidenti kroat, Franjo Tuxhman dhe pushtetmbajtësi serb, Slobodan Milosheviç e ndanë Bosnjen mes tyre, tani ekstremistë të papërmirësueshëm përpiqen t’i japin fund kësaj. Të shkatërrojnë Bosnjen me të gjithë multietnicitetin e saj.

Së fundmi qarkullojnë fantazi ndarjeje, që vënë pikëpyetje mbi ekzistencën e republikës në qendër të ish-Jugosllavisë. Një e ashtuquajtur “nonpaper”, sipas raportimeve në media, vjen nga dora e kryeministrit slloven Janez Jansa. Dokumenti i zbuluar propagandon qartë vendosjen e kufijve të rinj përgjatë vijave etnike. Vëzhguesit janë të mendimit, se pjesë të dokumentit janë përpiluar në Budapest, me gjasë krijime të rrethit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndikimi i rrymave populiste-nacionaliste është i dukshëm.

Dëbime, vrasje, përdhunime masive

Në thelb është formuluar krijimi i një Serbie të Madhe, Kroacie të Madhe dhe Shqipërie të Madhe. Kjo nënkupton një ringjallje të rrezikshme të atyre ideologjive që në fillim të viteve 90-të çuan në dëbime, vrasje dhe përdhunime masive. E megjithkëtë ato kanë përkrahës.

Prej kohësh Kroacia lobon në Bruksel për një variant të zbutur të ndarjes së Bosnjes. Në fakt është e njëjta gjë: Ekstremistë kroatë-boshnjakë kërkojnë një etnitet të vetin “të tretë”. Kërkohet thellimi i ndarjes etnike dhe më së miri bashkimi me vendin amë kroat. Nga Beogradi vijnë tone gjithnjë e më agresive: Bashkimi i botës serbe ka kohë që ka filluar, tha këto ditë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin dhe “nuk mund të ndalet më.”

Paralajmërime nga Bosnja

Këto lojëra fantazishë për një “ndarje paqësore” të Bosnjes janë një sulm serioz ndaj rendit aktual të paqes, e kjo gjen reflektim në alarmin që ngre në raportin e tij Përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Inzko në Këshillin e Sigurimit.

Ministri I Jashtëm gjerman, Heiko Maas i përjashton kategorikisht ndryshimet e kufijve në Ballkan. Pyetja që shtrohet është, se sa të gatshëm janë në Berlin dhe Bruksel për t’ua bërë pa hezitim të qartë këtë qarqeve provokuese nga Zagrebi në Lubjanë, Budapest dhe Beograd dhe të kujdesen që politikat e përgjakshmë të Karaxhiçit dhe të tjerëve të mos tirren më si vizione tës ë ardhmes?

Dobësia e BE

Në këto ide të fundit të paraqitura vihet në pah edhe dobësia e Bashkimit Europian, që në rajon krijoi një vakuum të rrezikshëm. Kështu deri më tani Brukseli nuk ia doli të krijojë një perspektivë të qartë. Në vend të demokratizimit të pakompromis u zgjodh një bashkëjetesë e dyshimtë me etno-klanet qeverisëse që kontribuoi në forcimin e pushtetit të elitave të korruptuara dhe forcimin e axhendave ekstremiste. Shembulli më i mirë për këtë politikë të zbutjes ishte iniciativa “landswap” – këmbim territoresh për Serbinë dhe Kosovën. Përveç kësaj BE legjitimoi vitin e kaluar në Bosnje me të ashtuquajturin “Deal” i Mostarit pikërisht partitë nacionaliste, që e mbajnë vendin në një paralizim të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë lihen në baltë ata aktorë, që janë vërtet aleatët e Europës: aktivistë për të drejtat e njeriut si publicistja në Mostar, Stefica Galic.

Efekte të rrezikshme domino

Brukseli do të bënte mirë, t’u jepte një fund të qartë narrativave fantazmë me etnokrati të pastra, veçanërisht brenda BE. Efekte të rrezikshme domino duken që tani. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që për një kohë të gjatë në politikën e jashtme gjermane shihej si një spirancë stabilititeti, përpiqet përmes ushtrimit të influencës të destabilizojë jo vetëm Bosnjen, por edhe vendet fqinje si Mali i Zi apo Kosova.

Edhe Kroacia e nxit gjithnjë e më shumë luftën e ftohtë kundrejt fqinjit të dobët. Kështu presidenti kroat, Zoran Milanovic tregoi para pak ditësh se sa pak ndërmerr kundër ideologjive përçmuese ndaj njeriut anëtarja më e re e BE-së. Pa asnjë drojë presidenti kroat priti një të dënuar për krime lufte nga ato shoqata kroato-boshnjake (HVO), që në luftën e Bosnjes vranë civilë.

Kundër paqes

Teza e kreut të shtetit kroat, jo gjithkush që është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës është kriminel lufte. Sipas një studimi aktual, Kroacia nuk është përballur ende si duhet me të shkuarën fashiste në Luftën e Dytë Botërore: Vetëm një e treta e të rinjve të anketuar kanë pranuar, se shteti i pavarur i atëhershëm kroat, NDH ishte një marionetë e Gjermanisë naziste.

Ajo që dihet: Stabilokracitë me zjarrvënës shpirtërorë në krye si edhe gjoja-zgjidhjet përgjatë vijave etnike nuk janë receta për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por bien ndesh me një Europë paqësore. Perëndimi duhet të reagojë menjëherë për këtë, kërkon eksperti i Ballkanit Daniel Serwer në një “non paper” të tijën dhe kujton ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës. Nëse ky rajon do të vazhdojë si tani, sipas ekspertit, kjo do të ketë pasoja për destablizimin, mund të sjellë konflikte etnike dhe rritje të migrimit. Nëse BE nuk ia del që të bashkojë forcat e saj, nuk përjashtohet dhuna. Përpjekja e fundit “për të bashkuar” serbët, paralajmëron publicisti boshnjak, Dragan Bursaç përfundoi me gjenocid.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vulin daniel serwer dokumenti “non paper” heiko maas janez jansa valentin inzko zoran milanoviç aleksandar vulin daniel serwer dokumenti “non paper” heiko maas janez jansa valentin inzko zoran milanoviç

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen