LIVE UPDATES
Bota

Mark Milley: Gabim që shoqërova presidentin pas shpërndarjes së protestave

11 Qershor 2020, 20:39 Nga DOSJA
Mark Milley: Gabim që shoqërova presidentin pas shpërndarjes

SHBA-Gjeneral Mark Milley, ushtaraku më i lartë i vendit, tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin Lafayette aty pranë, që u përmbyll me presidentin duke pozuar me biblën në dorë para një kishe. Gjenerali tha se prezenca e tij “krijoi përshtypjen se ushtria është e përfshirë në punët e brendshme të vendit”.

“Nuk duhet të kisha qenë atje,” tha Shefi i Shtatmadhorisë në komentet që bëri në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes.

Dalja e presidentit më 1 qershor në parkun pranë Shtëpisë së Bardhë dhe fotografia me biblën në dorë ndodhi pak pasi autoritetet kishin përdorur spraj me spec djegës si dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë protestuesit, të cilët po demonstronin në pjesën më të madhe në mënyrë paqësore pas vdekjes së George Floyd në Minesota gjatë arrestit.

jeneral Milley tha se prania e tij dhe fotografitë në atë zonë kompromentuan angazhimin e tij për të mbajtur veprimet e ushtrisë veçmas nga politika.

“Prania ime në atë moment në atë mjedis krijoi përshtypjen se ushtria po përziehet në punët e brendshme,” tha gjenerali. “Si oficer aktiv në uniformë, ishte një gabim, nga i cili kam nxjerrë mësime dhe sinqerisht shpresoj që të gjithë do të mësojmë nga kjo”.

Deklarata e tij ka të ngjarë të revoltojë presidentin, i cili reagon me forcë ndaj ndaj çdo kritike për aktivitetet ku merr pjesë. Po ashtu komentet bëhen në një kohë kur marrëdhëniet e drejtuesve të Pentagonit me Shtëpinë e Bardhë vazhdojnë të jenë të tensionuara pas një mosmarrëveshjeje javën e kaluar lidhur me kërcënimin e Presidentit Trump për të përdorur trupa federale për të ndalur trazirat që pasuan vdekjen e George Floyd.

Pas shpërndarjes së protestuesve nga sheshi Lafayette, presidenti udhëhoqi një grup zyrtarësh ku përfshihej edhe Gjenerali Milley dhe Sekretari i Pentagonit Mark Esper për të shkuar tek kisha episkopale e Shën Gjonit, ku ai ngriti biblën që mbante në dorë dhe pozoi për gazetarët dhe më pas u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Esper nuk është shprehur nëse ka bërë gabim që shoqëroi presidentin në atë moment. Ai tha në një konferencë për shtyp se kur dolën nga Shtëpia e Bardhë ai mendoi se po shkonin për të parë dëmet në shesh dhe në kishë dhe për të përshëndetur trupat e Gardës Kombëtare.

Reagimi i autoriteteve ndaj protestave që plasën pas vdekjes së George Floyd ka krijuar tensione mes presidentit dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit. Kur Sekretari Esper tha për gazetarët më 3 qershor se kishte qenë kundër idesë së Presidentit Trump për të sjellë trupat aktive në rrugët e kryeqytetit për të sprapsur protestuesit dhe për të ndalur personat që kryenin akte vandalizmi dhe plaçkitje, më pas presidenti e kishte kritikuar ashpër.

Esper dhe Milley sinjalizuan përmes zëdhënësve të tyre se janë të hapur për “diskutime dypartiake” lidhur me idenë për të riemëruar 10 baza ushtarake që mbajnë emra të ushtarakëve të Konfederatës. Presidenti reagoi të mërkurën se nuk do të lejonte kurrë që të ndryshoheshin emrat e bazave.

Në fjalimin e tij drejtuar diplomantëve të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes, Gjenerali Milley u shpreh: “Duhet të ruajmë të shtrenjtë parimin e ushtrisë apolitike që është i rrënjosur thellë në republikën tonë. Duhet punë e përpjekje, por mund të jetë gjëja më e rëndësishme që bën secili prej nesh”.

Gjenerali Milley shprehu gjithashtu revoltim për vrasjen e George Floyd dhe u bëri thirrje ushtarakëve ta shohin këtë vdekje si pasqyrim i padrejtësive të bëra ndaj afrikano-amerikanëve për shekuj.

“Po shohim hijen e gjatë të mëkatit tonë të parë (në koloninë) Xhejmstaun të themeluar 401 vjet më pare”, tha ai duke iu referuar sjelljes së skllevërve të parë në Tokën e Re.

Gjenerali Milley tha se ushtria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në problemin racor. Ai vuri në dukje se Forcat e Armatosura Tokësore kanë vetëm një gjeneral afrikano-amerikan me katër yje, por Forcat Ajrore do të drejtohen tani për herë të parë nga një gjeneral afrikano-amerikan.

Marrë nga:VOA

(a.k.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mark milley donald trump mark milley

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para