Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Marrëveshja e kredisë për Bypass-et, BERZH shtyn vlefshmërinë deri në 30 qershor 2022
30 Korrik 2021, 05:44Nga DOSJA
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin për vlefshmërinë e kredive që lidhen me Bypass-in e Fierit dhe Vlorës deri më 30 qershor 2022.
Kjo do të thotë se qeveria ka të drejtë të përdorë paratë në dispozicion deri më këtë datë, të paktën atë pjesë të mbetur. Në fletoren zyrtare u publikua marrëveshja ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit të bypass-eve të rrugës së Fierit dhe të Vlorës.
BERZH thekson gjithsesi se kjo shtyrje nuk ndryshon asgjë lidhur me termat e ripagimit të kredive respektive për bypass-et. Vlefshmëria e mëparshme e kredisë ishte janari 2021 por teksa Bypass i Fierit ka përfunduar ai i Vlorës është ende në zhvillim ku po punohet. Nga data 15 korrik e këtij viti bypassi u hap me një kalim për secilën krah si një formë për të lehtësuar trafikun që shoqëron zakonisht sezonin turistik në zonën e Vlorës.
Historia e Bypasseve të Fierit dhe Vlorës daton që nga koha e qeverisë Berisha kur në atë kohë BERZH dha miratimin e kredisë për ndërtimin e këtyre dy veprave. Zbatimi nga kompania Serenissima hasi zvarritje të shumta. Në fillim kostoja e projekteve të Bypassve u llogarit në 167 milionë euro nga të cilat vlerësuar ne 167 milion Euro. 24 milion Euro grante (KE, Italia dhe WBIF), 53 milion Euro bashkefinancim nga BEI dhe 37 milion Euro nga Qeveria e Shqipërisë.
Në tenderimin e parë të projekteve fituese ishte kompania italiane Serenisima e cila edhe pse duhet të kishte përfunduar projektet në vitin 2016 zvarriti ato përtej afateve.
Në vitin 2017 qeveria rihapi garën për të zgjedhur një kompani që do të çonte deri në fund projektet e lëna të papërfunduara. Në atë kohë ishin 22 kilometra në segmentin e Fierit dhe 29 të tjera në Vlorë.
Marrë nga Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shqipëria vuan nga varfëria në mësim, ashtu si shumë vende të tjera, por në raport me rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, treguesi është 5.4% më i lartë. Një ...
Janë gati 10 mijë individë ( 9,913) që kanë deklaruar të ardhura vjetore më shumë se 2 milionë lekë për vitin 2020. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e Pë...
Vera ka sjellë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) më shumë blerje energjie në tregun e parregulluar për të plotësuar nevojat për konsu...
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, treguesi parësor për të vlerësuar ritmet e kreditimit të ekonomisë është hendeku i raportit të kredisë për ekonominë ndaj Pr...
Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punë...
TIRANË– Sezoni i provimeve të maturës ka përfunduar e maturantët janë njohur me notat, por tashmë një fazë tjetër e rëndësishme i pret ku duhet të tr...
Ministria e Financave kishte parashikuar që të përzgjidhte bankat menaxhere që do ta udhëheqin në daljen e pestë në tregjet e kapitalit për një Eurbond të ri de...
Ndoshta testi më i mirë për botën post-pandemike do të jetë se sa është në gjendje të rikthejë fluturimet ndërkombëtare. Në vitin 2020 turizmi global pësoi viti...
Numri i të diplomuarve me doktoraturë ka pësuar rënie vitet e fundit si rrjedhojë e bllokimit të studimeve në këtë cikël nga sektori publik. Të dhënat e INSTAT ...