LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia ul me 20% numrin e “milionerëve të vegjël”; 39 mijë të dypunësuar deklaruan të ardhurat e 2020-s, paguan 3.7

30 Korrik 2021, 05:15 Nga DOSJA
Pandemia ul me 20% numrin e “milionerëve të vegjël”;

Janë gati 10 mijë individë ( 9,913) që kanë deklaruar të ardhura vjetore më shumë se 2 milionë lekë për vitin 2020. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në krahasim me vitin e mëparshëm, numri i personave që kanë deklaruar deri tani të ardhura më të larta se 2 milionë lekë në vit , (ose rreth 167 mijë lekë në muaj) është reduktuar me gati 20%. Një vit më parë, deklarimin e të ardhurave e kishin bërë 12.3 mijë persona. Tatimet pohojnë se edhe këtë vit, detyrimin për të deklaruar e kanë po rreth 12 mijë persona, por vetëm 9,913 persona e kanë plotësuar atë deri tani. Afati i fundit i deklarimit këtë vit ishte 30 qershori.

Deri në 2019-n, numri I individëve që deklaruan të ardhurat personale mbi 2 milionë lekë erdhi në rritje të vazhdueshme dhe 2020-a është viti i parë kur u shënua një rënie e tyre. (shiko grafikun: Numri I individëve që deklaruan të ardhurat personale mbi 2 milionë lekë).

39 mijë të dy punësuar kanë deklaruar të ardhura për herë të parë, paguan 3.7 milionë euro shtesë

Këtë vit, për herë të parë kishin detyrimin e deklarimit të të ardhurave të 2020-s edhe të gjithë të dy punësuarit, pavarësisht nivelit të të ardhurave, si rrjedhojë e disa ndryshimeve ligjore për tatimin mbi të ardhurat, që hynë në fuqi në janar 2020 dhe u zbatuan për herë të parë për pagat e përfituara gjatë 2020-s. Këto ndryshime parashikojnë që paga, ndonëse është marrë në dy apo më shumë vende pune, do të llogaritet si një e vetme dhe do të tatohet si e tillë dhe individi do të jetë i detyruar që të paguajë diferencën shtesë që del nga rillogaritja.

Kjo solli automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve është 38,983. Në total, pagesa me bankë për “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave” (DIVA) nga lista e të dy punësuarve është rreth 460 milionë lekë, ose rreth 3.7 milionë euro.

Në total, sipas tatimeve, pagesa me bankë për DIVA 2020 është 913.1 milionë lekë, ose rreth 7.4 milionë euro. Një vit më parë, kjo pagesë ishte rreth 502 milionë lekë (4 milionë euro), sipas të dhënave nga raporti vjetor 2020. Rritja është rreth 82%, e ndikuar kryesisht nga futja e të punësuarve me të ardhura nën 2 milionë lekë në skemë.

Shifrat e deklarimeve

– Numri i deklaruesve DIVA periudha 2020 për momentin është 56,820 nga 57,734 që e kishin detyrim.

– Nga lista e të dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve është 38,983.

– Nga lista e punonjësve me page bruto totale vjetore 2020 nga listë pagesa, numri i deklaruesve është 9,913.

Deklarata DIVA është me vetë deklarim. Pjesa tjetër e deklaruesve mund të jenë ato me të ardhura mbi 2 milionë lekë, jo vetëm nga listë pagesa.

Gjithashtu ka ende persona që vazhdojnë e plotësojnë deklaratën dhe për ketë shifrat mund të ndryshojnë sërish në të ardhmen.

Burimi: Tatimet

Pagesat

– Total pagesa me bankë DIVA 2020 është 913,100,321 lekë

-Total pagesa me bankë DIVA nga lista e të dy punësuarve është 460,095,85 lekë.

-Total pagesa me bankë DIVA nga lista e punonjësve me pagë bruto totale vjetore 2020 nga listë pagesa është 323,319,579 lekë. Diferenca qe mbetet janë ata jashtë këtyre dy listave, normalisht futen tek ato me page mbi 2 mln lekë.

Marrë nga Monitor

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi tatimet tatimet

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë