"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Masakroi fqinjin me thikë, i riu lihet në burg, i penduar: Më vjen keq, s’mbaj mend gjë
10 Maj 2022, 10:12Nga DOSJA
TIRANË– Olgert Dhimitri, 37-vjeçari që masakroi për vdekje me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo është lënë në masën ‘arrest me burg’. Vendimi është marrë sot nga Gjykata, në seancën e zhvilluar sot. Përpara trupit gjykues, Dhimitri është shfaqur i penduar dhe është shprehur se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja që ka ndodhur.
“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar,”- ka thënë Dhimitri.
Sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Dhimitri është përleshur më pas me Kapon dhe në sherr e sipër ka nxjerrë thikë e e ka qëlluar duke e masakruar për vdekje. Të dy ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.
(F.m/dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi u kap në timon nën efektin e lëndëve narkotike. Ai u ndalua nga policia në bulevardin “Dëshmorët e ...
TIRANË– Më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri që pritet të zevëndësojë atë actual, Ilir ...
TIRANË– Në dëshminë e tij për aksidentin që shkaktoi dy ditë më parë, Ajas Sulejamani deklaroi se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi rreth 40 km...
TIRANË– Mashtrimet përmes call-centerave e platforma FOREX (bursa) ka qenë tema e diskutimit që u zhvillua sot në Komisionin e Ekonomisë. I pranishëm...