LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zbardhen të gjitha vendimet

25 Tetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zbardhen

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë teksa ka mbajtur ditën e sotme takimin e radhës kanë marrë disa vendime. Nga njoftimi i dhënë nga KLP-ja, bëhet me dije se një nga vendimet e marra ishte edhe përfundimi i mandatit të detyrës së prokurorit Shyqyri Duro, i cili mbushi moshën për pension. Një vendim tjetër i marrë po sot ishte edhe caktimi i përkohshëm i Afërdita Ndoi si prokurore në Durrës. Gjithashtu janë vendosur edhe Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj, si anëtarë të Komisionit të Posaçëm në SPAK.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 25.10.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Këshilli vendosi unanimisht të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, për z.Shyqyri Duro, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, sipas kërkesës së tij drejtuar KLP-së. Dorëheqja jep efekt më datë 04.11.2021.

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës i propozoi Këshillit mbylljen e procedurës së ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, Pogradec, Sarandë dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, duke qenë se nuk kanë mbetur kandidatë të tjerë në garë.

Gjatë procedurës së verifikimit për Drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, kandidat i vetëm ka qenë prokurori Arben Dyla, i cili është pezulluar nga KPK më datë 09.09.2021, për rrjedhojë, nuk ka më kandidat për këtë zyrë prokurorie. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, kandidat i vetëm, ka qenë prokurori Dorina Bejko. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me datë 23.07.2021 ka emëruar znj. Bejko në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Për këtë pozicion nuk ka kandidat të tjerë.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka pasur dy kandidatë, të dy të pezulluar nga KPK-ja, për rrjedhojë, nuk ka më kandidatë për këtë zyrë prokurorie.

Gjithashtu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, kandidat i vetëm ka qenë prokurori Ludovik Dodaj, i cili më datë 11.10.2021 ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pasi ka shprehur interesin për kandidimin si anëtar i KLP-së. Këshilli vendosi në mënyrë unanime mbylljen e kësaj procedure.

Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të caktimit të përkohshëm tremujor për z. Aurel Zarka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të z. Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe të znj. Elidjana Kasa në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, nga data 27.10.2021 – 26.11.2021.

Me 10 vota pro dhe 1 kundër (z. Tartar Bazaj ), Këshilli vendosi të ndërpresë pezullimin e vendimeve të tij të mëparshme, për shkak të vendimeve të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, me qëllim vijimin e procedurave për caktimet në detyrë nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele. Për rrjedhojë, Këshilli vendosi me 11 vota pro, caktimin në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, të znj. Arta Marku, znj. Ledina Riza dhe znj. Afërdita Ndoi. Theksojmë faktin se znj. Ndoi aktualisht është e caktuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, caktim ky që, me emërimin në këtë pozicion, quhet i përfunduar.

Në vijim të seancës, Këshilli vendosi të konsiderojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatëve znj. Anjeza Topçi, znj. Vilma Hasneziri dhe znj. Klerta Gjika, për pranimin në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022.

Këshilli vendosi unanimisht të konsiderojë të përfunduar procedurën për verifikimin e pasurisë dhe figurës për z. Erjon Shehaj, kandidat për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, z. Petrit Çano, kandidat për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe z. Albert Kuliçi, kandidat për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Shorti ka zgjedhur znj. Esmeralda Keshi dhe z. Tartar Bazaj, si anëtarë të Komisionit të Posaçëm për plotësimin e 2 (dy) vakancave në Strukturën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Komisioni përbëhet nga 5 (pesë) anëtare, ku 3 (tre) prej tyre janë detyrimisht anëtarë të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLP.

Në përfundim, Këshilli miratoi 6 (gjashtë) raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, znj. Fahrije Vata, znj. Elveta Murra, znj. Merita Selimi. z. Arian Ndoja. z. Arian Xhaferri. z. Armand Gurakuqi. Një kopje e raporteve i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afërdita ndoi esmeralda keshi klp petrit çano shyqyri duro tartar bazaj afërdita ndoi esmeralda keshi klp petrit çano shyqyri duro tartar bazaj

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë