Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mblidhet KLP-ja, vendoset nisja e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për programin e Formim
17 Korrik 2020, 13:04Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur se do të nisë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021.
Në njoftimit zyrtar nga KLP-ja shkruhet se për ndjekjen e këtij procesi është ngarkuar Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Njësia e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore.
Në njoftim shkruhet ndër të tjera se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje reagimin e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu dhe se gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, ku ngriti akuza ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj gjyqtarit dhe dy kolegëve të tij, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota, se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim publik lidhur me reagimin e zotit Jacobs.
Njoftimi i plotë
Gjithashtu, me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, është hedhur shorti për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021. Në zbatim të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka mbajtur paraditen e sotme, mbledhjen e radhës plenare. Mbledhja është mbajtur në prani të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDAT përmes platformës on-line. Me propozim të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe miratimin e të gjithë anëtarëve, është shtuar në rendin e ditës edhe diskutimi për nevojën e një qëndrimi publik nga ana e Këshillit lidhur me deklaratën e përfaqësuesit të ONM-së, z. Theo Jacobs në seancën dëgjimore të subjektit të rivlerësimit, z. Selim Kryeziu, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç parashikohet edhe në rendin e ditës, Këshilli ka vendosur unanimisht të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021. Për ndjekjen e këtij procesi është ngarkuar Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Njësia e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore.
Gjithashtu, me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, është hedhur shorti për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021, si më poshtë:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje reagimin e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, ku ngriti akuza ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj gjyqtarit dhe dy kolegëve të tij, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota, se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.
Gjatë seancës plenare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim publik lidhur me reagimin e zotit Jacobs, bazuar në nenin 185 të ligjit “Për organet e Qeverisjes në Sistemin e Drejtësisë” lidhur me qëndrimet publike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot Këshilli do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’i vënë në dispozicion proces verbalin ose regjistrimin audio të mbledhjes së datës 16 Korrik 2020.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Një punonjësi i stafit të Bashkisë Dibër dhe një punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga 20 tamponat e marrë gjatë 24 orëv...
KURBIN– Frederik dhe Henri Frrokaj dy kuruesit e rremë të Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit. Mësohet se dy mjekët e rr...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin 4 të dënuarve në qarkun e Shkodrës. Ata janë Fran Marinaj, Dorjan Duli, Mondi Rama, e Gëzim ...
TIRANË– Deklarata e përbashkët e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis u ribotua sot në faqen e PE-së pasi u fshi mb...
TIRANË– Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar nga Interpol Tirana, bëhet me dije se ...
TIRANË– Mjeku imazherist Renato Osmënaj, ose i njohur ndryshe në rrjet si “Xhaxhi doktori” ka hedhur dyshime së ne vend edhe në spitalet private kurohen të...