"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Bota
Mblidhet ‘konferenca e miliarderëve’, Bill Gates kërkon masa më të forta për të luftuar ndryshimet klimaterike
11 Korrik 2021, 09:18Nga DOSJA
SHBA– Disa nga emrat më të mëdhenj në teknologji, media dhe financa janë mbledhur këtë javë në Sun Valley, Idaho, për edicionin e fundit të konferencës vjetore të organizuar nga Allen & Company, një bankë private e investimeve. Ngjarja është quajtur “kampi veror për miliarderë” për shkak të listës së saj të të ftuarve.
Konferenca private, e cila shënon vitin e saj të 38-të, u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas mediave vendave, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, CEO i Apple, Tim Cook dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ishin midis atyre që morën pjesë në ngjarjen e këtij viti, i cili filloi të martën dhe përfundoi në 10 korrik.
Miliarderi Bill Gates raportohet t’iu jetë drejtuar pjesmarrësve në konferencë se duhet të bëhet më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos u pa gjithashtu në konferencë në një video të postuar nga një korrespodent i lartë për Fox Business Network, Charles Gasparino. Ngjarja vjetore përshkruhet të jetë një miks për manjatët kryesorë të teknologjisë dhe medias, sipas një reporteri për programin All Things Considered të NPR, David Gura, i cili është në këtë ngjarje.
Konferenca vetëm për ftesa u jep ekzekutivëve një shans të takohen, të përzihen dhe të diskutojnë marrëveshje privatisht, me të gjitha diskutimet dhe procedurat jashtë kamerave. Ndërsa temat që janë diskutuar në konferencë nuk janë zbuluar për publikun, disa hamendje për ato që mund të jenë në tryezë mund të bëhen bazuar në listën e të ftuarve, thotë Gura.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Qytetarët e Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të lëvizjes së lirë. Tash e sa vjet ata janë shpërngulur në Kosovë, por të njëjtit nuk pose...
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përkujtuar sot 26-vjetorin e masakrës së Srebenicës.Në një postim në Facebook ai ka publikuar një foto nga...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, sot në 26 vjetorin e gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe të Serbis...
GREQI- Vendi fqinj nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet gjatë 24 orëve të fundit, pasi është goditur nga 30 të tilla në zonën e Tebës.Sipas Protothemës, mëngjesin ...
ITALI– Një sherr mes një shqiptari dhe një senegalezi ka përfunduar deri në përdorimin e dhunës dhe mjeteve prerëse. Dy personat po punonin në një fermë në Gali...
BOSNJE HERCEGOVINË– Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebr...
BULLGARI– Qytetarët bullgarë me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit sot, për herë të dytë në tre muaj, për të zgjedhur një parlament të ri, pas tre...