"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Mbyllet me debate mbledhja e KQZ-së, Alim Rama i drejtohet Dakës: Jeni personi më i urryer në Kosovë
9 Shkurt 2021, 14:07Nga DOSJA
KOSOVË– Është mbyllur nën tensione mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo pas deklaratave të përfaqësuesit të VV-së në KQZ, Alim Rama. Ai tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer, shkruan Gazeta Express.
“Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin. Unë kisha kërkuar që KQZ’ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”,- ka thënë Rama.
Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV-së reagoi edhe Daka.
“A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”,– ka thënë Daka.
Ndërkohë Rama, tha se ajo vet e ka pranuar një gjë të tillë, përgjigje pas së cilës, Daka bashkë me anëtarët e tjerë braktisën mbledhjen e KQZ-së. Ndërsa pas mbylljes së mbledhjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sami Kurteshit, i cili këtë veprim të Dakës dhe të tjerëve e ka cilësuar si të mjerë.
“Kjo është mënyrë qyqare e mbylljes së një mbledhje. Është një pyetje që u bë. Nëse e bën një pyetje atëherë duhet ta dëgjosh përgjigjen. Ti vet ke deklaruar që je personi më i urryer”, – ka thënë Kurteshi.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI-“Gjeografia e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e cila përdoret nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit të reformuar, ka alarmuar shqiptarët pasi n...
AJZERBAJXHAN– Azerbajxhani e ka paditur Armeninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Akuzat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të...
SHBA– Presidenti Joe Biden do të takohet në zyrën Ovale për të diskutuar planet e tij të rimëkëmbjes së ekonomisë ndaj Covid-19 me zëvendës presidenten, K...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës. Sipas GazetaExpress, kreyeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-s...
SHBA– Humbja e nuhatjes tuaj e cila është një nga simptomat e Covid-19 mund të largojë dëshirën për marrëdhënie intime, zbulon një studim i ri. Studiuesit ameri...
KOSOVË-Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar për shpalljen e një “Republike të Tretë”, pas zgjedhjve, diçka që lideri i saj Albin ...
KOSOVË– Një i ri ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen Dardania të Prishtinës. Bëhet e ditur se ai ka marrë tri plagë nga arma e...
PAKISTAN-Vaksina Sputnik-V e Rusisë është bërë vaksina e tretë Covid-19 që miratohet nga Pakistani për përdorim emergjent pas vaksinës Sinopharm të Kinës dhe go...
KOSOVË– Shqipe Mehmeti Selimi do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Kosovë. Ajo do t...
ITALI- Massimo Galli, kreu i Sëmundjeve Infektive në Spitalin Sacco, dha një intervistë për La Repubblica ku ai kundërshton vendimin për të vaksinuar njerëzit e...