LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi i Shqipe Selimit/ Ushtarja 14-vjeçare që luftoi për Kosovën, martesa me Rexhep Selimin, që po gjykohet për krime

9 Shkurt 2021, 13:02 Nga DOSJA
Rrëfimi i Shqipe Selimit/ Ushtarja 14-vjeçare që luftoi

KOSOVË– Shqipe Mehmeti Selimi do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Kosovë. Ajo do të ketë në listë numrin 10, numër të cilin tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi.

Historia e Shqipe Selimit mund të cilësohet sa e jashtëzakonshme aq edhe e pabesueshme, e cila u bë ushtare e UÇK-së që 14 vjeç që luftoi për lirinë e Kosovës e deri tek kandidate për deputete me nr. 10 në listat e Vetëvendosjes, numër që dikur e ka mbajtur bashkëshorti i saj Rexhep Selimi, që sot është i paraburgosur në Hagë për krime lufte.

Selimi tregon në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv se ajo jetonte në Gjermani me familjen, kishte nisur shkollën atje dhe shqipen e kishte mësuar nga prindërit pasi në familjen e tyre ishte rregull të flitej vetëm shqip. Kur ishte 14 vjeç dhe në Kosovë nisi lufta kundër gjenocidit serb, ajo tregon se i ati e kishte pyetur nëse donte të shkonte në Kosovë dhe t’i bashkohej ushtarëve të UÇK-së.

“Mërgata jonë ka qenë gjithmonë në mbështetje të vendit dhe rrjedhat në Kosovë. Për ne ka qenë e natyrshme të kthehemi në Kosovë për të luftuar. Në momentin që ndodhi sulmi në familjen Jashari ka qenë dhe momenti kur ne të gjithë jemi mobilizuar. Im atë më ka pyetur do vish në Kosovë dhe të luftosh e të bëhesh ushtare? Unë jam përgjigjur po pasi shërbimi për atdheun është gjeja më normale. Ka qenë një nder që ne si familje të shërbejmë për lirinë  e vendit tonë. Babai iku në Kosovë në rrugë tokësore, unë me nënë dhe vëllezërit me avion dhe jemi bashkuar në Drenicë. Fillimisht shkova unë në Drenicë duke u bashkuar me babanë dhe pas 2-3 javës erdhi dhe nëna me vëllezërit e tjerë më të vegjël. Si pasojë e luftimeve lëviznim nga një fshat në tjetrin, unë  isha me unifromë, ushtare me babin.”,– tha Selimi.

Momentet më të tmerrshmet dhe të paharrueshmet për të janë masakrat e fëmijëve, ndërsa shton se më pas plagët e ushtarëve apo vrasje e qytetarëve u bënë të zakonshme dhe ajo filloi të mos ndihej më aq e frikësuar sa në fillim, por që në mendjen e saj këto skena të tmerrshme të gjenocidit serb ndaj qytetarëve të Kosovës nuk do të harrohen kurrë.

Shqipe Selimi tregon se ajo u njoh me bashkëshortin e ardhshëm, Rexhep Selimi një nga themeluesit e UÇK-së në luftë, por që kontaktet dhe forcimin e marrëdhënies së tyre që u finalizua me martesë ndodhi pas luftës kur ai ishte Ministër i Brendshëm dhe ajo punonte në atë ministri dhe më pas të dy u bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi sot është kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe është renditur me numrin 10 në listën e saj, numër që në zgjedhjet e kaluara e ka mbajtur bashkëshorti i saj Rexhep Selimi, pasi ai që nga koha e luftës njihej me nofkën “Dhjetëshi”. Ai e mbajti këtë numër deri sa u thirr nga Gjykata e Hagës për Krime lufte dhe sot ndodhet i paraburgosur atje në pritje të pastrimit të emrit të tij dhe luftës që ka bërë për çlirimin e Kosovës.

Ajo shprehet e nderuar dhe krenare që sot mban këtë numër, ndërsa tregon se gjykata e Hagës është padrejtësia më e madhe që i bëhet luftës së UÇK.

“Jam futur në politikë dhe nga 2010 jam pjesë e Vetëvendosje për mbrojtje dhe siguri.  Mora numrin 10 që e mbante bashkëshorti Rexha dhe mua ma dhanë numrin 10. Nuk e prisja, më nderuan, por ata vendosën . Komunikimin e  kemi mes lidhjeve telefonike dhe videove dy herë në javë. Ai na merr sa herë ka ai mundësi, ne nuk mund ta marrim për shkak të pandemisë nuk lejohen takimet. Rexha u thirr në Hagë. Kjo gjykatë  pritet nga Rusia apo Serbia, por jo nga parlamenti i Kosovës dhe kjo ëhstë padrejtësi që u ngrit në kurriz të UÇK-së, por se kur do të marr fund nuk e dimë as vetë”,- tha Selimi.

Selimi sot është kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe është renditur me numrin 10 në listën e saj, numër që në zgjedhjet e kaluara e ka mbajtur bashkëshorti i saj Rexhep Selimi, pasi ai që nga koha e luftës njihej me nofkën “Dhjetëshi”. Ai e mbajti këtë numër deri sa u thirr nga Gjykata e Hagës për Krime lufte dhe sot ndodhet i paraburgosur atje në pritje të proçesit gjyqësor mbi akuzat e ngritura në periudhën e çlirimit të Kosovës.

Intervista e plotë:

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lvv rexhep selimi shqipe selimi lvv rexhep selimi shqipe selimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet