6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tiranë- Grumbullimi i të ardhurave buxhetore po has në vështirësi këtë fillimvit, teksa shihet se ritmet e rritjes gjatë janar-shkurt ishin vetëm 1.7 për qind më shumë se fakti i një viti më parë.
Ngërçi në arkëtime ka përfshirë “motorët” e grumbullimit të të ardhurave, tatime dhe dogana, arkëtimet nga të cilat ishin 0.2 për qind më të ulëta se dymujori i vitit 2018.
Ekspertë nga administratat fiskale sqarojnë se dobësitë po vijnë për shkak të mbylljes së aktiviteteve të lojërave të fatit. Mbyllja e aktiviteteve të bixhozit mësohet të kenë ndikuar për keq në arkëtimin e TVSH së brendshme, e cila shënoi ulje me 524 milionë lekë në shkurt 2019.
Në fillim këtij viti, qeveria me një ligj të posaçëm vendosi të mos lejojnë ushtrimin e aktivitetit nga lojërat e fatit dhe bastet sportive. Sektori i lojërave të fatit kishte njohur zgjerim të pazakontë vitet e fundit.
Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara në tatime të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, më 2017, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino në 2017 ishin me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë.
Ekspertët e Tatimeve pohojnë se, bllokimi i i këtyre aktiviteteve ka dhënë efekt të menjëhershëm në të ardhura, i cili me gjasë do të rikuperohet më tej pasi paratë e shpenzuara në këto aktivitete do të shkojnë në produkte të tjera të konsumit.
Të ardhurat tatimore në muajin shkurt të këtij viti ishin 1.7 për qind më të ulëta se një vit më parë. Ndërkohë që edhe të ardhurat doganore janë në vështirësi për shkak të importeve më të ulëta në mallrat e akcizës.
Doganat grumbulluan 725 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro më pak se dymujori i vitit 2018, ku rënia më e madhe u vu në arkëtimet nga TVSH me rreth 427 milionë lekë më pak. Rënia u shënua edhe nga arkëtimet e akcizës dhe, taksës doganore etj.
Burimi: Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Zëri i Amerikës i ka kushtuar një shkrim fenomenit të divorceve në Shqipëri. Sipas këtij raporti, thuhet se në Shqipëri numri i divorceve është dyfishuar pas vi...
TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë pasagjerët që udhëtojnë sot drejt Italisë se ata mund të kenë vonesa në nisje.Në një postim në ...
Numri i të rinjve që merren me bujqësi, blegtori, bletari dhe mjete të tjera të prodhimit të ushqimit po lulëzon në Itali. Sipas Institutit të Italisë për Shërb...
SHQIPËRI- Vendi ynë përgjatë javës që shkoi u mbizotërua nga një mot i kthjellët ku tempretaturat ishin të larta. Por ditët me diell duket se do të vijojnë...
TIRANË- Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si g...
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të gjithë industrinë agropërpunese në vend. Ndonëse jemi ndër vendet më bujqësore të rajonit, b...
GJENEVË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu drejtoi Forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komisionit Ekonomik të ...
Qeveria miratoi dje kontratën për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe menaxhimit të Aeroportit të Kukësit, me bashkimin e kompanive Bami shpk dhe Global Techn...
KRUJË- Ka disa ditë që ka filluar prerja e pyjeve në lumin Ishëm. Mësohet se prerja e pyjeve është bërë nga një firmë nga Mamurrasi, Joti sh.p.k, e cila ka...
DURRES- Autoriteti Portual Durrës ka shpallur të lirë pozicionin e Zv.Drejtorit të Forcës së Sigurisë Portuale. Sipas njoftimit bëhet e ditur se kandidatët duhe...