Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Me 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht një shtetas maroken
2 Mars 2022, 08:36Nga DOSJA
TIRANË – Një shtetas maroken është proceduar në aeroportin e Rinasit. 47-vjeçari me inicialet M.B. iu gjetën 13.915 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar kur mbërriti në aeroport. Ai rezulton të jetë banor në Belgjikë. Policia vendosi ta hetojë në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
NJOFTIMI IPOLICISë: Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht një shtetas maroken.
Sekuestrohen 13915 euro të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.
Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(d.v/dosja.al_
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al pasqyron ngjarjet më të fundit që po ndodhin në Ukrainë. Po ashtu...
TIRANË– Efektivi i policisë Arbër Sula, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën Jurgen Dukës ka dëshmuar se nuk kishte për që...
TIRANË – Reforma fiskale që qeveria synon të ndërmarrë në periudhën afatmesme 2022-2026 synon të heqë të gjithë stimujt e dhëna nga përjashtimet fisk...
TIRANË– Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, të drejtën e votës do e ushtrojnë edhe 200 të burgosur dhe paraburgosur. Ditën e dielë, burgu i Rrogozhi...
Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2022-2026, që do të aplikohet futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave ...
TIRANË– Dita e dytë e muajit Mars do të shoqërohet me temperatura të larta. Në orët e para të mëngjesit janë të pranishme ngricat mirëpo në mesditë s...
Nëse u zgjuat këtë mëngjes, shikoni lajmet dhe ndiheni gjithnjë e më të shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm. Pas një pandemie dyvjeçare, ësh...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë një rast prostitucioni në Fier. Në një lokal në lagjen “11 Janari” në qendër të qytetit, të quajtur “Xixëllonja”, prona...