LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më rrahën gabimisht’/ Vëllezërit ngjajnë me njëri-tjetrin, të dy: S’kemi konflikte

9 Janar 2022, 13:11 Nga DOSJA
‘Më rrahën gabimisht’/ Vëllezërit ngjajnë

Një ngatërresë në dukje jo aq e zakonshme, është kthyer në një ankth për një qytetar, i cili dyshon se shënjestra nuk ka qenë pikërisht ai. D.H., i tha gruas së tij se po dilte për të pirë një kafe. Kjo ishte rutina e tij çdo mëngjes. Ishte veshur ndërkohë dhe meqenëse ishte pushim për shkak të festave, u drejtua për në lokalin e lagjes në zonën e Bathores, ku kishte planifikuar të qëndronte me të njohurit gjatë paradites. Denoncuesi, i cili punon me duralumin, ka tre fëmijë dhe jeton vetëm me bashkëshorten, pasi fëmijët i ka emigrantë.

Dita dukej e qetë dhe normale, ende pa nisur mirë për 55-vjeçarin, i cili po ecte herët në mëngjes nëpër lagje, deri sa mbërriti në rrugën kryesore pranë një gomisterie.

“Vura re një automjet të zi dhe kur po ecja paralel me këtë mjet, makina ndaloi. Prej aty zbriti një person dhe pa më thënë asnjë fjalë pas pak sekondash, më goditi me grusht në fytyrë“.

Denoncuesi i thotë policisë, sipas burimeve të Gazetasi.al, se i shtangur, ai nuk ka pasur asnjë mundësi të mbrohej dhe as të reagonte. Sulmit nga personi i panjohur, iu bashkua edhe një i dytë.

“Pas pak sekondash, aty u afrua dhe një person i dytë, të dy filluan t’më qëllojnë në kokë, fytyrë dhe në trup. Kjo gjë më shkaktoi dhimbje. E gjitha kjo zgjati disa minuta dhe pas kësaj këta dy persona hynë në makinë dhe u larguan”.

Sipas asaj që tregon në polici, pasi është qetësuar, 55-vjeçari është kthyer nga rruga.

“Shkoja përditë në atë kafe që pija kafen e mëngjesit, por nuk vajta pas sulmit. U ktheva në shtëpi menjëherë. U pastrova. Pasi u qetësova i thashë gruas që të më bënte një kafe që të merrja veten”.

Denoncuesi i thotë policisë se në gjendje të tmerruar dhe duke pirë kafen nga dora e gruas, i ka treguar asaj të parës se çfarë i kishte ndodhur. Më pas, ka kërkuar sërish rroba të reja për t’u veshur e për të shkuar në polici, që sipas burimit të Gazetasi.al, e regjistroi të gjithë ngjarja. Por policia, pasi ka kryer kërkimet fillestare, ka zbuluar se i dëmtuari ka ngjashmëri me të vëllain dhe ka dyshime se sulmuesit mund ta kenë ngatërruar. Por edhe vëllai i tij “binjak” këmbëngul se nuk ka probleme. Policia e pyet denoncuesin se çfarë i thanë agresorët dhe ai përgjigjet se të rinjtë nuk i thanë asnjë fjalë.

“Personi i parë ishte rreth 33 vjeç, me trup të shëndoshtë dhe i gjatë, mbante veshur një xhup në ngjyrë të errët me kapuç në kokë. Personi i dytë me trup mesatar, mbante veshur një triko të bardhë, pantallona dhe këpucët nuk më kujtohen. Edhe i dyti nuk foli fare. Më goditi si i pari, pa asnjë arsye”.

55-vjeçari kujton skenën për të cilën policia i thotë Gazetasi.al se kërkoi detaje nëse kishte apo jo konflikte me njerëz të tjerë.

“Nuk kam mosmarrëveshje me askënd, jam në hallet e mira”, – rrëfen i plagosuri, që siç u evidentua kishte fraktura në kokë dhe në trup.

“Kur rashë në tokë, pashë se në makinë ishte edhe një person i tretë , i cili gjendej në timon. As atë nuk e njoh, kurse targat e makinës nuk i vërejta dot. Policia e pyet me këmbëngulje, nëse ai apo familjarët e tij kishin konflikte apo borxhe.

Kallëzuesi përgjigjet: “Nuk kam asnjë borxh, as unë, as fëmijët, as gruaja. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ndokënd. Nuk e di shkakun e këtij sulmi. Jam i habitur nga ky sulm, pasi ne jemi familje e qetë”.

Sipas asaj që policia ka mbajtur shënim në proces-verbalin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, tregohet se i dëmtuari kishte kujtuar se po i kërkonin ndihmë.

“Në fillim kujtova se do më pyesnin për ndonjë adresë ndaj dhe mbajta këmbët, jam i habitur, pasi s’kam debate e dhe nuk bëj debat me asnjë”.

Policia i tha Gazetasi.al, se sulmi i çuditshëm ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit dhe pas këqyrjes, u vërejt se ai kishte dëmtime të sy, ballë dhe në brinjë. Policia tregon se e ka marrë në pyetje të dëmtuarin, duke i kërkuar të kujtohej se mos në të kaluarën ka pasur konflikte, në mos ai, kushërinjtë e tij.

“Nuk e di se çfarë konfliktesh mund të kenë pasur kushërinjtë në të kaluarën. Flas për familjen time dhe nuk kam konflikte dhe as kemi pasur sherre ndonjëherë”.

Policia tregon se ka pyetur të afërmit e burrit të sulmuar, midis tyre edhe të vëllain. Ai pohon se i kishte treguar familjari për ngjarjen.

“Im vëlla nuk ka konflikte dhe po ashtu as unë”.

Policia shprehet se dy vëllezërit kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja kryesore se përse atij iu mor deklaratë e posaçme gjatë hetimeve.

“Është e vërtetë, kemi ngjashmëri, por as unë nuk kam probleme, – shprehet A.H., sipas burimeve të Policisë së Kamzës. – As unë, as fëmijët e mi”.

Për policinë, pasi ka kërkuar emra të dyshuarish edhe nga vëllai i dytë që ka mohuar problemet, veprimi tjetër ka qenë këqyrja e kamerave të sigurisë.

Duke llogaritur kohën që e ka përshkruar 55-vjeçari, policia shpjegon se ka identifikuar “Benzin” e zi që kalon pranë një super-marketi dhe po vijon me mbledhjen e provave, e bindur se agresorët e kanë ngatërruar shënjestrën dhe se vëllai i dytë nuk tregon të vërtetën.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bathore dhune policia e shtetit tirane bathore dhune policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj