LIVE UPDATES
Politike

ME VIDEO: Berisha ‘non grata’ nga DASH, kongresmeni Zeldin vë në vështirësi Anthony Blinken: S’gjeta asgjë, ju keni i

7 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
ME VIDEO: Berisha ‘non grata’ nga DASH, kongresmeni Zeldin vë

SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zgjedhur që të mos japë asnjë informacion për të mbrojtur shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në Amerikë. Blinken është vënë në vështirësi nga kongresmeni republikan i shtetit të Nju Jorkut, Lee Zeldin ka kërkuar më shumë informacion lidhur me shkakun se përse Berisha ishte ndaluar që të shkonte në Amerikë. Ndërkohë që theksoi se ai kishte qenë i ftuar disa herë në Amerikë, madje edhe nga dy presidentët Bush. Ai shtoi se kishte kërkuar në rrjet për të gjetur akuza ndaj Berishës, ndërsa u shpreh se pavarësisht hulumtimeve nuk kishte mundur të zbulonte asgjë për të justifikuar atë që e cilësoi si “lëvizje dramatike”. Blinken u përgjigj se nuk kishte asnjë informacion për të ndarë me kongresmenët, ndërsa shtoi se media mund të paraqiste kërkesë për informacione shtesë. Më pas, Zeldin pyeti Blinken nëse George Soros kishte pasur ndikim në vendimin e marrë nga DASH, pyetje e cila mori përgjigje të shkurtër dhe individualiste. 

BISEDA MES BLINKEN DHE KONGRESMENIT:

Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të shqipërisë, sali berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me shba-të, ai ka qënë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve bush, gjithashtu një kundërshtar agresiv i george soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

Antony Blinken: Faleminderit! Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që ‘minojnë’ të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje që u zhvillua me process normal. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?

Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë, psh një gazetar që kërkon informacione sepse ka debate edhe për familjen e tij? Ku ta gjejë një gazetar se rastin e korrupsionit që i refereoheni?

Antony Blinken: Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjslative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. E dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju.

Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

Antony Blinken: Jam i sigurtë që çdo kush nga gazetarët mund t’a bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në departamentin e shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun.

Lee Zeldin: Për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e zotit berisha, thjesht po ërpiqem të kuptoj se cfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me soros? Thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!

Antony Blinken: Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë departamentit të shtetit. Por unë jo!

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Berisha bëri të ditur ditën e djeshme se do të hedhë në gjyq SHBA për këto akuza pasi iu është cënuar dinjiteti.

*Videoja me titra është përgatitur nga Syri.Tv

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken lee zeldin sali berisha shpallet non-grata antony blinken lee zeldin sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj