LIVE UPDATES
Politike

Media ndëkombëtare kundër Sorecës: Ambasada e BE në Tiranë vazhdon të dezinformojë Brukselin

17 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Media ndëkombëtare kundër Sorecës: Ambasada e BE në

BRUKSEL- Kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE vendosi në mars për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut, shumë entuziastë të zgjerimit u lehtësuan. Megjithatë, nuk u përmend asnjë datë fillimi të këtyre negociatave  dhe për Shqipërinë u vendosën 15 parakushte. Kushtet i referohen hapave konkretë që lidhen me reformën në drejtësi  dhe atë zgjedhore, lirinë e mediave dhe ndjekjet penale që duhet të ndërmerren para se të zhvillohet një konferencë e parë dhe e dytë ndërqeveritare. Në njëfarë mënyre, këto kushte pasqyrojnë situatën e përkeqësuar të sundimit të ligjit në vend që kur iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014.

Është interesant fakti se 15 kushtet është  kthyer në një lloj tabuje për qeverinë shqiptare, e cila asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht ekzistencën e tyre. Në një takim të 9 qershorit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian ku u bë thirrje për një diskutim në lidhje me hapat e mëtejshme drejt përmbushjes së kushteve paraprake, Kryeministri Edi Rama – në ndryshim me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi – foli gjatë , por nuk i  përmendi kushtet e Brukselit qoftë edhe një here të vetme.

Të nesërmen ai befasoi publikun duke  mohuar me ngulm dhe vazhdimisht ekzistencën e këtyre kushteve në një konferencë për shtyp. Shumë vëzhgues thonë se për të është e pafavorshme që të pranojë kushtet e reja pasi do të krijonte probleme në përpjekjen e tij propagandistike për të portretizuar përparimin e vazhdueshëm dhe suksesin e pashembullt të qeverisë së tij .

Ambasadori i ri austriak në Tiranë, Christian Steiner, foli më 15 qershor për një të përditshme shqiptare dhe konfirmoi nevojën që Shqipëria të përmbushë kushtet e BE-së. Të njëjtat thirrje u dëgjuan nga Partitë Popullore Evropian (EPP), në Parlamentin Evropian. Pasi Rama mohoi kategorikisht ekzistencën e 15 kushteve të përcaktuara nga Këshilli, PPE paraqiti një amendament në rezolutën e Parlamentit Evropian, i cili i bën thirrje Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian të theksojnë se Shqipëria duhet të plotësojë të 15-ta kushtet para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Amendamenti pritet të marrë një mbështetje të gjerë. Samiti i BE i Zagrebit në maj theksoi përsëri kushtet për  Shqipërinë; kjo shkaktoi jehonë pozitive nga të gjitha grupet politikermejt  përfshirë socialdemokratët që në të kaluarën kanë qenë të prirur të mbrojnë partinë e tyre simotër në qeverinë e Tiranës. PPE gjithashtu lanë  të kuptohet për normalizimin e situatës së pushtetit vendor nëpërmejt zgjedhje të parakohshme, mbase në të njëjtën ditë me ato të përgjithshme. Bashkitë në Shqipëri drejtohen vetëm nga mazhoranca qeverisëse pasi zgjedhjet vendore të vitit 2019 ishin  ligjërisht të diskutueshme,  teksa asnjë parti opozitare nuk mori pjesë. Bundestagu gjerman dhe më pas Këshilli i Çeshtjeve të Përgjithshme vendosi adresimin  e ligjshmërisë së tyre si një kusht tjetër.

Shefi i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian më 9 qershor, por  nuk i  përmendi qartë kushtet e Këshillit. Përkundrazi, ai foli përgjithësisht për reformat të mëtejshme dhe vlerësoi dialogun mes partive politike.

Delegacioni i Brukselit në Shqipëri ka një revord  negative për shkak të  keqinformimit të Brukselit për situatën reale në Shqipëri. Marrëdhënia e vecantë e zhvilluar mes shefit të mëparshëm, Romana Vlahutin, dhe Edi Ramës rezultuan që BE-ja të informohej  siç duhej për situatën reale në terren në lidhje me prodhimin masiv dhe tregtinë e drogës në Shqipëri, një fakt që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës.

Droga, përfshirë kanabisin e rritur në vend, u transportuan nga fushat e vogla ajrore shqiptare të vendosura në plantacionet, ku substanca psikoaktive prodhohet në Itali dhe prej andej në trasnportohet në pjesën tjetër të Evropës. Komisioni mësoi për këtë informacion të rëndësishëm nga media Neë  Europe, edhe pse  bandat shqiptare konsiderohen ndër më kryesoret të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit, nga zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit.

Praktika e derimëtanishme e delegacionit të BE për të siguruar informacione të reduktuara dhe shpesh të pavërteta për Brukselin, vazhdon nën drejtimin e ri. Delegacioni i BE-së i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Veprimtarisë  së Jashtme të  Evropës janë kritikuar rregullisht nga Shtetet Anëtare, të cilat me  ambasadat e tyre në Tiranë marrin një pamje objektive të situatës, dhe jo raportet rozë që misioni i BE dërgon rregullisht për Shqipërinë.

Gjatë një konference për shtyp më 10 qershor, Rama insistoi që “Nuk ka 15 kushte për të shkuar në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Nuk ka.  Ato nuk ekzistojnë. Unë e di që ju dëgjoni që po përsëritet dhe ju gjithashtu e përsërisni atë. Mos e përsërisni. Nuk ka 15 kushte “.

Sidoqoftë, Këshilli i BE deklaroi qartë se “përpara konferencës së parë ndërqeveritare”, Shqipëria duhet të miratojë dhe të sigurojë një sërë reformash në fushat kryesore. Këto përfshijnë fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash (përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, deputetë të parlamentit, policinë dhe potencialisht vetë Ramën), fillimin e ndjekjes penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, përparim të mëtejshëm në mbrojtjen e minoriteteve, funksionimin  e Kushtetutës dhe Gjykatës së Lartë, dhe ndryshimin e ligjit për mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Përkthyer nga New Europe

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat per sorecen integrimi i shqiperise ne be luigi soreca new europe akuzat per sorecen integrimi i shqiperise ne be luigi soreca new europe

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën