LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË/ ‘Ngërçi’ tek Këshilli Politik, çfarë parashikon formula e propozuar nga opozita për KQZ

16 Qershor 2020, 19:11 Nga DOSJA
E PLOTË/ ‘Ngërçi’ tek Këshilli Politik,

TIRANË– Ashtu siç edhe u premtua publikohet formula e propozuar nga opozita jashtëparlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Sipas dokumentit të publikuar, fillimisht kandidatura do të shpallet nga Avokati i Popullit dhe nga dy gazetat me më shumë tirazh shitjes. Afati për të aplikuar për pozicionin është 15 ditë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin ku kërkon të aplikojë, do të konsiderohet sikur aplikon për të gjitha pozicionet.

Sipas formulës së propozuar nga opozita dhe e “bekuar” nga ndërkombëtarët, Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri të kenë mandat 4-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë. Ndërsa anëtarët e Rregullatorit dhe KAS do kenë mandat 6-vjeçar, gjithashtu vetëm me një të drejtë ripërtëritje. Ndërsa vendimet e KQZ-së do të konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë.

FORMULA E PLOTË:

Qëndrim i Opozitës mbi reflektimin në ligj të dakordësisë së arritur mbi cështjen e riformatimit të KQZ

I. Në përputhje me pikën 2 dhe 3 të Dakordësisë së arritur në Këshillin Politik të datës 5 Qershor 2020, propozojmëkëtë procedurë për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

1. Avokati i Popullit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.

2. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.

3. Kërkesa e kandidatit regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të kërkuara që vërtetojnë përmbushjen e kritereve.

4. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, një komision i përbërë nga Avokati i Popullit dhe dy Komisioner të Avokatit të Popullit, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere, si dhe ngre Komisionin Ad Hoc të

Përzgjedhjes, që përbëhet nga:

a) 3 përfaqësues të partive të shumicës parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse;

b) 2 përfaqësues të partive të pakicës parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse.

5. 3 ditë pas përpilimit të listës, Avokati i Popullit i përcjell dosjet dhe relacionin shpjegues të përmbushjes së kritereve për secili kandidat Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes.

6. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes pas zhvillimit të një seancë dëgjimore me kandidatët, mund të vendos të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, me të paktën katër vota.

7. Pas përfundimit të listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes ndjek procedurën e mëposhtme për zgjedhjen e kandidatëve:

a) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per Komisioner, zgjidhen me shumicë votash kater kandidatet me te mire. Keto kater kandidatura i kalohen dy anëtarëve të pakicës, ku secili prej tyre ka të drejtë të përjashtojë nga një kandidat. Me shumicë votash më pas, njëri nga dy kandidatët e mbetur në garë zgjidhet nga Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes si Komisioner.

b) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per ZëvendësKomisioner, dy përfaqësuesit e pakicës përzgjedhin secili nga një kandidat. Zëvendëskomisioner zgjidhet një nga dy kandidatët që ka marrë shumicën e votave në Komisionin Ad Hoc.

c) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar për Komisionin Rregullator, secili nga anëtarët e Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

d) Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

8. Komisioni Ad Hoc i Përzgjehdjes përpilon listën finale të kandidatëve të zgjedhur për secilin pozicion dhe ia përcjell Avokatit të Popullit, i cili Brenda dy ditëve ia dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sëbashku me dokumentet shoqëruese të aplikimit të secilit kandidat të zgjedhur dhe një Raporti të detajuar mbi procedurën e ndjekur.

9. Komisioni përgjegjës parlamentar për cështjet ligjore, bën verifikimin e kandidatëve të përzgjedhur, nëse përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji dhe i përcjell listën për miratim, shoqëruar me Raportin përkatës seancës plenare, brenda 10 ditëve nga momenti i marrjes së listës.

10. Kryetari i Kuvendit, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për votimin e anëtarëve të KQZ. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me shumicë votash. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, sipas këtij paragrafi, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes pranë Avokatit të Popullit për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes zbaton të njëjtat rregulla të parashikuara në pikën 7. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 3/5 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur dhe vendimi i Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare. Në rast se lista e dytë rrëzohet nga Kuvendi, Avokati i Popullit rishpall njoftimin për shprehje interesi.

II. Lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KQZ, propozojmë që të ruhet kohëzgjatja e dakordësuar njëherë mes palëve politike në Shqipëri dhe që është aktualisht në fuqi, si më poshtë vijon:

a) Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri të kenë mandat 4 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë.

b) Anëtarët e Rregullatorit dhe KAS të kenë mandat 6 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë.

III. Lidhur me shumicën për vendimmarrje, secila palë duhet të ruajë garancitë aktuale dhe të mos zhbëhet një standart i arritur. Konkretisht, për vendimet që kanë impakt në zgjedhje dhe në rregullat e barabrata të garës elektorale, duhet të ruhet vendimmarrja me shumicë të cilësuar që është një garanci që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Konkretisht, në Kodin Zgjedhor duhet të ruhet formulimi:

1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS, vendimet lidhur me:

a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;

c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi;

ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;

d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;

dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së;

e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;

ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor.

Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.

Negociatat për kthimin në draft të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore kanë ngecur. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Rudina Hajdari u largua nga mbledhja një orë para se të përfundonte me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 keshilli politik mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020

Sondazh

Poll
Politike 16 Qershor 2020, 17:26

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karanti...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron