LIVE UPDATES
Bota

Merkel, Johnson, Macron bien në një mendje: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

24 Shtator 2019, 10:11 Nga DOSJA
Merkel, Johnson, Macron bien në një mendje: Irani përgjegjës

GJERMANI– “Për ne është e qartë, që Irani e mban përgjegjësinë për këtë sulm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të qeverisë gjermane, franceze dhe asaj britanike, që u publikua në Nju Jork. Në takimin e kancelares Merkel, kryeministrit britanik, Johnson dhe presidentit Macron në Nju Jork para fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, u theksua se “nuk ka një shpjegim tjetër” për sulmet me dron kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite para një jave. Në të njëjtën kohë Merkel, Macron dhe Johnson kërkuan një zgjidhje diplomatike për krizën e Gjirit Persik. Sulmet kanë bërë të qartë “nevojën e çtensionimit” të situatës.

Më parë ishte SHBA dhe Arabia Saudite që bënë përgjegjëse Iranin për sulmet kundër rafinerive të naftës në Hurais dhe Abkaik. Arabia Daudite deklaroi, se sulmet janë bërë më armë iraniane. Publikisht sulmin e morën përsipër rebelët Huthi në Jemen. Irani i mbështet ata në luftë kundër koalicionit ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite. Teherani e hedh poshtë përfshirjen në sulmet ushtarake.

Europianët paralajmërojnë Teheranin

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi daljen në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja Atomike me Iranin. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë pjesë tek shtetet nënshkruese që duan ta shpëtojnë marrëveshjen. Në deklaratën e përbashkët ato edhe njëherë e shprehin mbështetjen për marrëveshjen. Por të tre shtetet europiane i bënë thirrje Iranit të respektojë plotësisht marrëveshjen dhe kërkuan që Irani të hyjë në negociata për një marrëveshje afatgjatë për programin atomik. Negociatat duhet të përfshijnë edhe çështjet e sigurisë rajonale dhe programin iranian të raketave.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo falënderoi ndërkohë partnerët europianë, “miqtë e ngushtë” për mbështetjen në konfliktin me Iranin. “Kjo do ta forcojë diplomacinë dhe përpjekjet për paqen”. Pompeo shkroi në tëitter, se “i kërkojmë çdo vendi që t’i bashkohet dënimit të veprimeve nga ana e Iranit.”

Debati në Nju Jork

Në sfondin e konfliktit mes SHBA dhe Iranit fillojnë në Nju Jork punimet e Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare. Me interes pritet fjalimi i Donald Trump, si njëri nga të parët që do të mbajë fjalim. Vitin e kaluar Trump akuzoi Iranin se do të mbjellë “kaos, vdekjen dhe shkatërrimin”.

Së fundmi presidenti iranian, Rohani para udhëtimit në Nju Jork ka bërë të ditur, se do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një plan për “paqen afatgjatë” në Lindjen e Afërt. Donald Trump ka theksuar disa herë, se në konfliktin me Iranin ai mbështet një zgjidhje diplomatike. Trump e sheh si të mundur takimin me rohanin në kuadër të debatit të përgjithshëm të OKb-së, “për momentin” një takim i tillë nuk është planifikuar, tha ai në Nju Jork, por “nuk përjashtoj asnjëherë asgjë.”

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel emanuele macron gjermani irani angela merkel emanuele macron gjermani irani

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit