LIVE UPDATES
Bota

Në kulmin e krizës në Ukrainë! Putin provokon sërish, dërgon këshilltarin e tij në Ballkan

21 Shkurt 2022, 15:48 Nga DOSJA
Në kulmin e krizës në Ukrainë! Putin provokon sërish,

RUSIA- Ndërsa sytë janë drejtuar nga pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.

Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit.

Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë, mes frikës së një sulmi të Rusisë mbi vendin fqinj. Zyrtarët nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, i kanë hedhur poshtë këto pretendime të ngritura javën e kaluar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ka informacione se janë duke u rekrutuar mercenarë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t’i dërguar në vende si Donbasi”, tha ministri Lavrov sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, duke iu referuar territorit të kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës. “Tani po i verifikojmë këto informata”, tha ai.

Presidenti serb Vuçiç, mbajti të hënën një takim të zyrtarëve të lartë të sigurisë së Serbisë, të cilët thuhet se diskutuan gjithashtu, raportet mbi “mercenarët” nga Ballkani që shkojnë në Ukrainë.

Dhjetëra luftëtarë serbë kanë luftuar në të kaluarën në Ukrainën lindore, por në anën e kryengritësve pro-rusë.Serbia ka deklaruar zyrtarisht qasjen neutrale në përplasjen Rusi-Ukrainë, që kërcënon një luftë të madhe në Evropë. Megjithatë, media e kontrolluar nga shteti i Serbisë po mbështet drejtpërdrejt Moskën, duke transmetuar propagandën ruse pa asnjë diskutim.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar të harmonizojë politikat e saj të jashtme me bllokun 27-vendesh dhe në vend të kësaj, ka forcuar lidhjet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën.

Presidenti Vuçiç, gjithnjë e më autokratik, i cili përballet me zgjedhjet e përgjithshme të 3 prillit, hapi fushatën e tij fundjavën e kaluar duke deklaruar se për sa kohë që ai të jetë në pushtet, Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO dhe do të mbajë lidhjet e saj të ngushta me Moskën dhe Pekinin.

Si për të ilustruar lidhjet në rritje mes dy aleatëve sllavë, Serbia dhe Rusia kanë formuar kohët e fundit një “grup pune” të ngarkuar me luftimin e revoltave popullore, të njohura si “revolucione me ngjyra”, që zyrtarët e lartë të sigurisë së dy vendeve i përshkruan si instrumente të perëndimit për të destabilizuar “shtetet e lira”.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Kremlinin për ndikim “malinj” në Ballkan, duke ndihmuar në nxitjen e një valë nacionalizmi që kërcënon të zhbëjë paqen në Bosnje pas luftës së saj të viteve 1992-95, të rindezë konfliktin e armatosur rreth Kosovës që u pavarësua nga Serbia në vitin 2008 dhe të nxisë probleme politike në vendet anëtare të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Moska i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, megjithëse pohon se Bosnja, Serbia dhe Kosova, nuk duhet të anëtarësohen kurrë në NATO.Bosnja është në mes të një krize politike. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për të kërkuar rrugët e ukjes së tensioneve dhe parandalimin e shpërbërjes së mundshme të vendit të ndarë etnikisht ballkanik. Serbët e Bosnjës, të cilët kanë mbështetjen e Serbisë dhe Rusisë, po kërcënojnë të ndahen nga federata.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandar vucic rusi ukraine vladimir putin aleksandar vucic rusi ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj