LIVE UPDATES
Politike

Meta i jep Imzot Giorgio Demetro Gallaros titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut

5 Nëntor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Meta i jep Imzot Giorgio Demetro Gallaros titullin Kalorës i Urdhrit

TIRANË – Presidenti Ilir Meta vizitoi  ditën e sotme selinë e Kryepeshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Siçili  dhe vlerësoi Eparkun e Horës së Arbëreshëvet (Piana Degli Albanesi), Imzot Giorgio Demetro Gallaro me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Meta tha se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe dhe bërja e tyre pjesë e UNESCO-s është një detyrë parësore për të cilën ai the se kërkon kontributin e të gjithëve.   Kreu i Shtetit i akordoi këtë titull si një mirënjohje për veprimtarinë e çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Siçili dhe për përpjekjet e tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve dhe të traditave kishtare në gjuhën arbëreshe, sipas Metës.

“I nderuar Shkëlqesia e Tij  Imzot Giorgio Demetrio Gallaro, të nderuar kryetarë të bashkive arbëreshe, të nderuar personalitete të pranishëm, të nderuar zonja dhe zotërinj! Jam i lumtur të ndodhem këtu mes jush, në Eparkinë e  Horës së Arbëreshëve, në kishën e Shën Dhimitrit dhe të takohem me komunitetin tuaj të mrekullueshëm.  Një komunitet me vlera të rralla historike, më i madhi i pesë komuniteteve në krahinën e Palermos. Prej shekujsh, komuniteti i Hora e Arbëreshëvet, bashkë me fshatrat e tjerë arbëreshë në Siçili e në Italinë e Jugut, kanë shërbyer si mbartësit e një trashëgimie shumë të rëndësishme për kombin tonë, duke ruajtur me krenari, dashuri dhe fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin, të sjella nga mëmëdheu i tyre, Arbëria”, tha ai.

Meta ka thënë se vizitë ishte e veçantë për të pasi ishte hera e parë që një President i Republikës së Shqipërisë, bën një vizitë zyrtare në komunitetin arbëresh të Siçilisë. Ai tha se ndihet  gjithmonë krenar dhe i lumtur kur takohet me Arbëreshët, komunitetin e larguar nga atdheu pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, atë komunitet që mbajti gjallë identitetin kombëtar, për më shumë se 550 vitesh.

“Urat historike dhe kulturore midis arbëreshëve dhe tokës mëmë nuk u rrënuan kurrë, as në momentet më të vështira të historisë sonë.  Dhe fjalë si arbër, arbëresh, Arbëri janë ruajtur dhe rrojnë sot prej arbëreshëve. Në rastin e 500-vjetorit të themelimit të Horës së Arbëreshëve, poeti ynë i shquar Dritëro Agollit, në fjalën e tij tha: ‘Arbëreshët janë bijtë tanë pasi nëna e tyre është Shqipëria. Për sa u përket zakoneve, riteve, trashëgimisë kulturore e materiale dhe gjuhës, janë edhe pararendësit tanë, sepse na japin mundësinë të njohim mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Shqipërinë e shekullit të 15-të.’ Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve edhe për faktin se ruajtën me shumë dashuri figurën e Skënderbeut, dhe po me aq dashuri e kthyen atë sërish gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare duke e bërë atë figurën e bashkimit të gjithë kombit tonë”, tha Meta në fjalën e tij.

Ai tha se Arbëreshët na sollën figura të shquara të letërsisë sonë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe, e shumë figura të tjera të ndritura dhe shtoi se  projekti i parë i Rilindjes Shqiptare, i cili ishte një projekt thellësisht europian, u formulua nga figurat e komunitetit arbëresh. Meta theksoi edhe mbështetjen e madhe dhe zemrën e madhe të popullit italian që i konsideruan ata një identitet të çmuar.

“I jemi mirënjohës edhe Kishës Italo-Arbëreshe, e cila është dalluar në historinë e saj të gjatë dhe martire në udhëheqjen shpirtërore dhe njerëzore të komunitetit arbëresh përgjatë gjashtë shekujve. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës, që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij folën gjashtë shekuj më parë.  Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore. Ndaj edhe ruajtja e traditave, dhe veçanërisht ruajta e gjuhës arbëreshe del sot si një detyrë parësore që kërkon kontributin e të gjithëve.  Dëshiroj të theksoj edhe mbështetjen e madhe, që arbëreshët dhanë për atdheun e tyre të ri, Italinë, e cila me rolin integrues, me miqësinë e saj të pashtershme, dhe zemrën e madhe të popullit Italian, krijoi për gjashtë shekuj një mjedis miqësor.   Por ndërkohë krijoi edhe kushtet, që arbëreshët të bëhen pjesë e pandashme e shoqërisë, pa u detyruar të ndryshojnë identitetin, përkundrazi, duke e konsideruar atë identitet të çmuar edhe për Italinë. Dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës popullit të mrekullueshëm italian, shtetit dhe autoriteteve italiane dhe Kishës për punën dhe përkushtimin e vyer që ka dhënë ndaj komunitetit arbëresh.  I shpreh mirënjohjen edhe Hirësisë së Tij, Giorgio Demetrio Gallaro për punën e tij të dalluar episkopale që po bën në shërbim të arbëreshëve”, tha Meta.

Meta tha se Arbëreshët meritojnë më shumë përkushtim dhe kontribut nga të dy anët e Adriatikut, për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO dhe se duhet punuar  për të lidhur më ngushtë brezat e rinj të një gjaku, të frenohet fenomeni i humbjes së gjuhës së folur arbëreshe, veçanërisht në brezat e rinj.

“Me gjithë kontributin e madh për ruajtjen e arbërishtes nga Katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit të Palermos, si edhe departamenti i Gjuhës Shqipe i Universitetit të Kozencës, sot gjendemi përballë një rreziku serioz të humbjes së gjuhës arbëreshe. Kjo do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e kanë ruajtur atë me fanatizëm dhe dashuri për 550 vjet, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për të gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.  I shtyrë nga ky shqetësim, në rolin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në tetor të vitit 2019, ndërmora nismën për krijimin e Forumit “U jam arbëresh,” duke përfshirë personalitete të shquara nga të dyja vendet tona, personalitete të Kishës Italo-Arbëreshe, gjuhësisë, historisë, etj, me misionin për të dhënë një kontribut konkret në ruajtjen e zhvillimin e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dy anët e Adriatikut.  Çdo takim me arbëreshët për mua ka një rëndësi të veçantë dhe më ngjall gjithnjë e më shumë një frymë atdhedashurie dhe krenarie për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë e popullit shqiptar. Gjithashtu, arbëreshët janë një shembull i gjallë i marrëdhënies së shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë, midis dy popujve tanë, të cilët kanë një urë lidhëse kaq të çmuar, si komuniteti arbëresh, që na bën krenarë dhe e forcon edhe më shumë lidhjen tonë shekullore. Kam kënaqësinë që në emër të popullit shqiptar, t’i akordoj Hirësisë së Tij, Imzot Giorgio Demetrio Gallaro Titullin e lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut’, personalitetit të shquar, i cili ndërton në unitet, dhe u shërben me devotshmëri bijve të Arbërisë dhe pasardhësve të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Meta në fund të fjalës së tij.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbereshet arbereshët e italise ilir meta presidenti ilir meta arbereshet arbereshët e italise ilir meta presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj