All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Meta vlerëson “Besëlidhjet e Mallakastrës” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: E dinin se nuk mund të

12 Korrik 2020, 13:05 Nga DOSJA
Meta vlerëson “Besëlidhjet e Mallakastrës” me
All - Paragraf - 1

MALLAKASTËR – Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Poçem të Mallakastrës, ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul para luftëtarëve atdhetarë mallakastriotë.
 
Më tej, kreu i Shtetit vlerësoi “Besëlidhjet e Mallakastrës” me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin : “Për kontributin e shquar të popullit të Mallakastrës dhe krahinave fqinje në organizimin e luftës për liri dhe pavarësi kombëtare, në kushte të vështira, sa herë e ka kërkuar interesi kombëtar.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve të shumtë në këtë veprimtari përkujtimore historike, mes të cilëve ishin edhe kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili, deputetë të zonës, përfaqësues së pushtetit vendor, veteranë, si dhe qindra mallakastriotë, Meta u shpreh se ishte i privilegjuar që kishte shkuar në qytet.

FJALA E PLOTË:

Jam i lumtur dhe i privilegjuar që të jem sot së bashku me ju në këtë vend të shenjtë, në Poçem, në këtë amfiteatër të natyrës dhe vend për liri të burrave më të shquar jo vetëm të këtij vendi të mrekullueshëm, por edhe të mbarë kombit tonë! Përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për 14 korrikun – datën simbol të bashkimit dhe lidhjes së besës  së  mallakastriotëve brez pas brezi në luftë  për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar! Kjo datë e rëndësishme ka bashkuar si rrallë herë në historinë e një vendi tre kuvende të lavdishëm burrash në të njëjtin shesh, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtën luftë të përhershme të shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj! Këtu, në Poçemin historik e ka burimin qëndresa mbarëpopullore dhe kombëtare kundër pushtuesit osman në vitin 1847, për të vazhduar me organizimin dhe besëlidhjen e Mallakastrës 100 vite më parë, për t’i dhënë fund atij kalvari vuajtjesh, mundimesh, sakrificash që hoqi vendi ynë nga 28 nëntori 1912 me shpalljen e Pavarësisë e deri më 3 shtator të vitit 1920 në çlirimin përfundimtar jo vetëm të Vlorës, por të gjithë vendit tonë. Njëkohësisht jemi sot këtu për të vlerësuar me nderim të jashtëzakonshëm 8 korrikun e vitit 1943, ku 2000 burra të Mallakastrës i dhanë besën njëri-tjetrin për t’u ballafaquar me një ushtri prej 20 mijë pushtuesish. Vendi ynë u ka mbijetuar rrebesheve të kohërave vetëm falë trimërisë dhe atdhetarisë së bijve më të mirë, falë vetëdijes së tyre kombëtare, si dhe krenarisë dhe për vlerat dhe identitetin tonë shqiptar! Patriotët tanë e dinin shumë mirë se nuk mund të ketë liri individuale, paqe dhe dinjitet pa lirinë e Atdheut tonë të përbashkët dhe të gjithë shqiptarëve! Nga thellësitë e shekujve, bashkë me oshtimën e armëve, krismave të betejave  vijnë aktuale edhe sot e kësaj dite fjalët e këngës së popullit për Kapedanin legjendar Rrapo Hekali:  “Pse lufton a derëzi, as për mua e as për ti, por për gjithë Shqipëri”! Këto mesazhe të arta kanë mbërritur deri në ditët tona si një kushtrim, amanet dhe përgjegjësi brezash sa herë që Atdheu ynë dhe interesat tona kombëtare janë në rrezik!  Jehona dhe rëndësia e Kuvendeve të Poçemit i kapërcen përmasat e e Mallakastrës! Ato besëlidhje historike, ato fjalë burrash janë shembuj kuptimplotë i një aspirate dhe përpjekje për liri mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve! Prandaj, në këtë përvjetor të shënuar historik, përulemi me nderim para burrave dhe grave të Mallakastrës, por edhe atyre të krahinave fqinje: të Vlorës, Tepelenës, Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë, të cilët me vlerat patriotike dhe sakrificat më sublime, iu kanë dhënë frymë, nder dhe lavdi historisë sonë kombëtare në shekuj.  Besëlidhjet e Poçemit përbëjnë një akt të jashtëzakonshëm bashkimi të shqiptarëve rreth interesave madhore të të gjithë popullit. Nga ana tjetër, këto Besëlidhje janë shprehje e një organizimi të përsosur të vetëmbrojtjes popullore dhe kombëtare mbi bazë çetash territoriale ndaj çdo pushtuesi. Ato nuk janë thjesht reagime spontane apo të dëshpëruara, por ishin kryengritje të mirëfillta, me objektiva politike të qarta lufte deri në flijim, me strategji, me taktikë dhe formacione ushtarake të denja për një popull patriot, të ndërgjegjshëm dhe heroik. Në Kuvendin e parë të vitit 1847, mbi 2000 luftëtarë u mblodhën nën armë me thirrjen e kapedanëve Rrapo Hekali, Zenel Aranitasi e Sulo Greshica e shumë të tjerë, kundër reformave të Tanzimatit. Më qindra trima të Mallakastrës dhe të Labërisë dhanë jetën në këto beteja të ashpra! Po kështu, 100 vite më parë, në Luftën e Vlorës të vitit 1920, më shumë se 2500 burra u betuan dhe lidhën besë, këtu ku jemi sot për të luftuar kundër fashistëve italianë dhe për t’i hedhur në det. Çetat mallakastriote në këtë luftë të drejtuara nga komandantët Hajredin Cakrani, Bektash Cakrani, Halim Hamiti dhe Ali Rrapo Rrapaj zhvilluan luftime të ashpra ku ranë heroikisht dëshmorët e Atdheut si: Feçorr Lalari, Qerim Graçani, Sinan Caka, Hysen Dura, Taip Klosi, Rexhep Myrtaj dhe shumë e shumë të tjerë. Për të ardhur tek 8 korriku i vitit 1943 ku mbi 2000 luftëtarë nga 70 fshatra të Mallakastrës u bashkuan pa dallim feje, krahine dhe bindje politike, u ndeshën si të barabartë dhe e mposhtën ushtrinë fashiste, gati 10 herë më të madhe në numër, me armatime, fuqi luftarake dhe organizim. Për të ardhur te 5 korriku i lavdishëm i vitit 1943 ku 2000 luftëtarë nga 70 fshatra të Mallakastrës u bashkuan dhe u ndeshën si të barabartë me një ushtri dhjetë herë më të madhe se sa ata në numër e në armatime në fuqi e në organizim. 350 heronj dhe dëshmorë mallakastriotë, të frymëzuar nga kjo Beslidhje, në këtë vend të shenjtë ku jemi sot, derdhën gjakun e tyre për lirinë e Shqipërisë anembanë Atdheut. Djemtë dhe burrat e Mallakastrësmbajtën një peshë të jashtëzakonshme në të gjithë drejtimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare anembanë vendit. Ashtu sikurse emrat e kësaj lufte: Dervish Hekali, Ramiz Aranitasi, Dinjo Kalenja, u bëjnë nder gjithë vendit tonë dhe çdo shqiptari, por ata tregojnë se si Mallakastra dhe mallakastriotët iu përçojnë atdhedashurinë dhe amanetin brez pas brezi, nga Rrapo Hekali te komandanti legjendar i partizanëve Dervish Hekali. E vlerësoj shumë përkushtimin dhe traditën tuaj fisnike në nderim të Besëlidhjeve të këtyre burrave të shquar të kësaj treve të mbarë kombit tonë dhe të luftave për çlirim kombëtar. Besëlidhjet e Poçemit janë dhe do të mbeten kurora e lavdisë së Mallakastrës, por e gjithë Shqipërisë. Prandaj, së bashku me urimin për këto përvjetorë, kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’i akordoj kuvendeve të Poçemit dhe të Mallakastrës me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’. Ky titull, me simbolin e Heroit tonë Kombëtar, figurës më përbashkuese, më historike të të gjithë shqiptarëve, atij që Fan Noli do ta quante: ‘Shqiptari më i gjallë, gjithmonë midis shqiptarëve të gjallë’, që mishëron forcën që sjell bashkimi, por njëkohësisht edhe që ka përcaktuar identitetin europian të kombit tonë si askush tjetër. Ai që do të reflektojë gjithmonë aspiratën tonë të përbashkët për bashkim, për progres dhe për vendin e merituar në kontinentin ku gjithmonë kemi jetuar. Nder e mirënjohje përjetë heronjve, dëshmorëve  dhe burrave e grave të Mallakastrës që kanë luftuan gjithmonë për liri dhe dinjitet kombëtar!  Shqipërinë e ka bekuar Zoti duke pasur një krahinë si Mallakastra, që i është përgjigjur pa bërë asnjë here llogari, në momentet më të vështira të Atdheut, në momentet më të kërcënueshme të ekzistencës së tij, ndaj Zoti e bekoftë Mallakastrën, Labërinë, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët! Paqja, begatia dhe mirësia qofshin me ju dhe familjet tuaja! Lavdi të përjetshme burrave të Mallakastrës!”

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta mallakster ilir meta mallakster

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit