LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e jashtëm të BE-së theksojnë mbështetjen ndaj Ukrainës.

13 Dhjetor 2021, 16:49 Nga DOSJA
Ministrat e jashtëm të BE-së theksojnë mbështetjen ndaj

UKRAINËMinistrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan të hënën për të diskutuar mënyrat se si mund të pengohet kërcënimi i një sulmi të ri të mundshëm rus ndaj Ukrainës dhe çfarë masash duhet të merren nëse Moska vendos të dërgojë trupat e saj përtej kufirit.

Para fillimit të një takimi të ministrave të jashtëm sot në Bruksel, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se do të diskutohen mënyrat për të parandaluar fillimin e një krize, duke nënvizuar mbështetjen e bllokut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në çdo rast, ne do të dërgojmë një sinjal të qartë se çdo agresion kundër Ukrainës do të ketë një kosto të lartë për Rusinë nëse kjo ndodh. Por tani, po përpiqemi të bëjmë më të mirën që të mos ndodhë”, tha shefi i politikës së jashtme Josep Borrell.

Ai tha se nuk do të merren vendime për sanksione kundër Rusisë, por se ministrat do të diskutojnë se çfarë hapash dhe kur do të ndërmarren ato, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Udhëheqësit perëndimorë kanë frikën e një sulm ndaj Ukrainës nga Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe mbështet separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore dhe po luftojnë forcat qeveritare ukrainase. Lituania paralajmëroi se lëvizjet e trupave ruse kohët e fundit nuk janë thjesht kërcënim.

Ne jemi të bindur se Rusia në fakt po përgatitet për luftë të gjithanshme kundër Ukrainës, dhe kjo është një ngjarje e paprecedentë, ndoshta që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu ne duhet të jemi shumë të përpiktë dhe shumë të gatshëm për atë që po vjen në mesazhet tona. Dhe kjo do të thotë se nëse është një sulm i paprecedentë ndaj një vendi që e ka drejtimin nga Perëndimi, përgjigja duhet të jetë e paprecedentë edhe nga vendet perëndimore”, tha Ministri i Jashtëm Gabrielius Landsbergis.

Por fuqitë e mëdha të BE-së, Franca dhe Gjermania, dhe të tjera vende të bllokut larg kufijve të Rusisë nuk ndajnë të njëjtin vlerësim si Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe vendet baltike. Ata pranojnë lëvizjen e trupave ruse, por nuk mendojnë se një sulm është i pashmangshëm. Diplomatët e BE-së i thanë agjencisë Reuters se diskutimet ishin përqëndruar në një rritje të mundshme graduale të çdo sanksioni, duke filluar nga ndalimet e mundshme të udhëtimit dhe ngrirja e pasurive të politikanëve rusë e deri te ndalimi i lidhjeve financiare dhe bankare me Rusinë.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë për të parandaluar funksionimin e tij janë gjithashtu një opsion. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë se aleanca ushtarake perëndimore qëndron në krah të Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të G-7ës paralajmëruan Rusinë të dielën për “pasoja madhore” nëse ajo sulmon Ukrainën.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bashkimi europian konflikti me ukrainen ukraine rusi bashkimi europian konflikti me ukrainen ukraine rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj