LIVE UPDATES
Bota

“Turp, mos sajo gënjeshtra”, Ganimete Musliu përplaset në Kuvend me ministrin Peci

13 Dhjetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
“Turp, mos sajo gënjeshtra”, Ganimete Musliu përplaset

KOSOVË – Në seancën e sotme të Kuvendit në Kosovë ka pasur një përplase mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.

Musliu ka kërkuar nga ministri që të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në faqen e ministrisë në ëeb. Ajo ka thënë se i ka ka kërkuar dhe nëpërmjet emailit miqësisht që tja dërgojë vendimin por sërish nuk ka marrë përgjigje.

“Me datën 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodh me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti, meqë kam marrë shumë pyetje nga qytetarët se nuk e kanë ditur se çka po ndodh, në atë seancë ju për herë të parë jeni deklaruar se ajo shpallje apo ajo thirrje është anuluar. Pyetja konkrete për juve është kur, me cilën datë është anuluar ajo thirrje dhe pse nuk është bërë publike. Sepse ju e dini se shpallja ka qenë publike dhe sipas Ligjit, edhe anulimi do të duhej të bëhej publik… edhe miqësisht ju kam kërkuar që informatën të ma dërgoni përmes e-mail-it, por nuk kam marrë përgjigje”, i tha ajo.

Ministri është përgjigjur se vendimin për anulimin e thirrjes për grantet është i publikuar në ëeb-faqen e ministrisë. Ai ka treguar se arsyeja pse është anuluar është sepse ka pasur shkelje dhe nuk ka daashur që ato të përësriten sërish.

“Sikurse e kam shpjeguar edhe në seancën e kaluar, vendimi për shpalljen e dytë të granteve është anuluar. Arsyeja pse ka ardhur deri te anulimi është paralajmërimi i vlerësimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për shkeljet e evidentuara në proces të vlerësimit edhe te granteve edhe subvencionit, dhe me qëllim të parandalimit të rrezikut të përsëritjes së shkeljeve të vazhdueshme që kanë ekzistuar në këtë institucion. Nuk është e vërtetë që për herë të parë kam diskutuar, të gjitha vendimet që i marr si ministër bëhen publike në ëeb faqen e Ministrisë…”, ka deklaruar Peci.

Pas përgjigjes së Pecit, Musliu e ka marrë fjalën përsëri, për t’i kërkuar edhe një herë ta tregojë datën e anulimit të vendimit. Sipas saj, fermerët nuk janë në njohuri të anulimit të këtij vendimi.

“Ministër po mundohem me e thjeshtësu më shumë, sepse s’je duke me kuptu çka po pyes. Nuk po i lypi arsyet pse është anuluar, është e drejtë që ju e keni vendosur me e anulu, më intereson me e ditë shkurt dhe sakt, me cilën datë është anulu, është marrë vendimi për anulim, dhe me cilën datë është publiku sipas juve dhe ku është publiku, sepse fermerët këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht. Do të thotë, kur është anulu, me cilën datë, në bazë të protokollit të lutem, dhe ku është publiku, me cilën datë dhe ku, sepse fermerët nuk kanë njohuri për anulimin e kësaj thirrjeje, përveç atë ditë që jeni deklaru në seancë. Shumë thjesht dhe shumë shkurt pa arsyetime sepse nuk më interesojnë arsyetimet pse, më intereson data e saktë kur është anulu dhe kur është shpallur”, ka thënë Musliu.

Ministri Peci tha se asaj ndoshta nuk i interesojnë arsyetimet, por atij po dhe shtoi se vendimi për anulimin ka ndodhur në muajin korrik, ndërsa vendimi është publik në faqen e Ministrisë së Bujqësisë ku mund të gjendet edhe pjesa e vendimit. Kjo thelloi më tepër përplasjen mes deputetes Musliu dhe ministrit Peci, e cila e ka quajtur gënjeshtar Pecin.

“O datat, datat o zotni, datat, mos gënje, t’kom zanë tu rrejt, edhe vjen më filozofon, mos rrej, datat… Gënjeshtar, edhe shkollën e Bujqësisë na e ke hapë në Skenderaj gënjeshtar, turp”, i tha ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu faton peci kuvendi i kosoves   ganimete musliu faton peci kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj