Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ministri gjerman: Do të jemi më të varfër por ky është një çmim i vogël për t’u paguar
31 Mars 2022, 10:25Nga DOSJA
GJERMANI- Ministri gjerman i ekonomisë ka paralajmëruar se vendi i tij, ekonomia më e madhe në Europë, do të goditet pas luftës në Ukrainë.
Sipas CNN, Robert Habeck tha të mërkurën se do të jenë me të varfër pas luftës.
“Ne do të jemi më të varfër. Nuk është e mundur që kjo të përfundojë pa kosto për shoqërinë gjermane, është e paimagjinueshme. Besoj se ne jemi gati të paguajmë këtë çmim që është mjaft i vogël në krahasim me vuajtjet në Ukrainë,”-tha Habeck.
Ministri gjerman ka thënë gjithashtu se çmimin më të madh po e paguan Ukraina pasi ata po vdesin ndërkohë që gjermania vetëm do të ketë një ekonomi më të ulët se vite me parë.
“Ne jemi një parti lufte, një parti lufte ekonomike. Dhe ne po paguajmë (një) çmim të lartë, një çmim që nuk është i krahasueshëm me çmimin që po paguajnë ukrainasit. Ata po vdesin, po zhvendosen, po bombardohen, ne kemi një inflacion të lartë,”-shtoi Habeck.
Të mërkurën, Gjermania lëshoi një “paralajmërim të hershëm” paraprak për mungesat e mundshme të gazit natyror pasi Rusia tha se donte të paguhej në rubla dhe kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet nëse kjo nuk ndodh. Gjermania tha se ishte e angazhuar për një marrëveshje të G7 që furnizimet e energjisë nga Rusia do të paguheshin vetëm në euro ose dollarë amerikanë.
UKRAINË- Prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova ka thënë se më shumë se 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë që kur trupat ruse nis...
UKRAINË- Dje u raportua se një ndërtesë e Kryqit të Kuq në Mariupol ishte goditur nga një sulm rus, duke e lënë atë të shkatërruar.Sipas Sky News, ekipet e...
HOLANDË– Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sot ka folur para parlamentit holandez, i cili kërkoi politikanëve në Holandë armë, ndihmë për të...
UKRAINË- Pamje të reja tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili ka qënë që prej 24 Shkurtit një nga qytetet që ...
UKRAINË- Një video po bën xhiro në rrjet ku duken qytetarët e tensionuara që ngasin me kujdes makinat e tyre mbi minat tokësore të lënë pas nga trupat ruse...
BRITANI E MADHE- Shefi i Shtabit të Komunikimit të Qeverisë (GCHQ), Jeremy Fleming, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar gabim situatën ...
AUSTRALI- Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tre...
UKRANË- Zyrtarët ukrainas thanë këtë të enjte se një korridor evakuimi është rënë dakord me rusët për qytetin port të rrethuar ukrainas të Mariupolit.Sipas...
UKRANË- Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë të enjten tha se forcat ruse mund të rigrupohen në Bjellorusi. Sipas CNN, në deklaratë thuhet se ...