LIVE UPDATES
Bota

Pritjet nga zgjedhjet në Serbi – Vuçiç prapë?

31 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Pritjet nga zgjedhjet në Serbi – Vuçiç prapë?

Kudo që shfaqet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të pranishmit e presin me flamuj kombëtarë dhe duartrokitje të mëdha. Është e vështirë të thuhet se sa janë reale këto duartrokitje. Por fakt është që të gjitha janë të organizuara mirë. Mijëra simpatizantë të tij shkojnë në manifestime me autobusë. Mediat e pavarura serbe pretendojnë se pjesëmarrja në këto manifestime është e detyrueshme për punonjësit në administratat komunale.

“Ne duam të fitojmë më thellë se kurrë më parë dhe të tregojmë se Serbia po zgjedh të ardhmen, lirinë dhe stabilitetin”, thotë Vuçiç.

Serbia ndodhet para superzgjedhjeve të cilat do të mbahen me 3 prill 2022. Këtë ditë atje mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Fitorja e presidentit Vuçiq dhe Partisë së tij Përparimare Serbe (SNS) tashmë duket e sigurtë. Një zyrë e madhe për baste në Beograd ofron vetëm dy euro fitim për njëqind euro bast që Vuçiç të fitojë. Sondazhet sugjerojnë gjithashtu se njeriu i fortë i Serbisë mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. E sigurtë duket edhe shumica absolute që është pro SNS-së. Ndërsa opozitës së përçarë i jepen shanse vetëm në kryeqytet, Beograd.

Si një komandant kampi

Vuçiqi po përsërit dy fjalë -“paqe” dhe “stabilitet” – çdo ditë në çdo intervistë televizive. Një mesazh ky që ka shoqëruar edhe fushatën e tij që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës. Vendi kandidat për anëtarësim në BE, e mbështet integritetin territorial të Ukrianës, por nuk i ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Moskës. Jo vetëm sepse shumica e serbëve e shohin Rusinë si një shtet vëlla kulturor dhe historik. Serbia ka dhe interesat e veta, sepse varet nga nga gazi dhe energjia ruse. Ndërsa në çështjen e Kosovës, Rusia e mbështet Serbinë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqit i përshtatet shumë edhe fakti që lufta në Ukrainë po dominon titujt e mediave atje. Si një komandant kampi, ai llogarit sa tonë grurë, misër apo sardele të konservuara ka rezervë në këtë vend. Ai premton se me të do të ketë paqe në fuçinë ballknaik të barutit.

“Propaganda ka për qëllim të trembë njerëzit,” thotë filozofi Vladimir Milutinoviç, i cili shkroi një libër mbi teknikat retorike të Vuçiqit. “Tabloidët shkruajnë se një kolaps ekonomik është i pashmangshëm diku tjetër, se edhe Gjermania kërcënohet nga uria. Deklarata të tilla synojnë ta paraqesin Serbinë si një oaz stabiliteti.”

Nuk ka punë pa librezë partiake

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur të gjitha frenat në Serbi për dhjetë vjet. Partia e tij SNS kontrollon tabloidet dhe televizionet kryesore, kompanitë shtetërore dhe qeveritë lokale. Kundërshtarët politikë demonizohen rregullisht si hajdutë dhe tradhtarë në talk show. Vetë Vuçiq e përshkruan partinë e tij si një lëvizje “Catch-all”  një vend grumbullimi për të gjithë, kryesisht të lirë nga çdo ideologji. SNS ka rreth 700.000 anëtarë që është një e dhjeta e popullsisë së vendit. Për një arsye të mirë: Pa librezë partiake, një punë në administratën shtetërore, shërbimin publik ose kompanitë shtetërore është pothuajse e pamundur. Po programi i partisë? Programi quhet Vuçiq.

“SNS përcakton edhe opinionin publik,” thotë Dejan Bursaq nga Instituti për Studime Politike. “Kjo i lejon Vuçiqit të dërgojë mesazhe kontradiktore dhe t’u bëjë thirrje votuesve nga të gjitha anët. Ai bën marrëveshje me Kosovën, por përhap retorikë të ashpër nacionaliste. Ose mburret se Serbia ishte pothuajse vendi i parë që kishte mjaftueshëm vaksinë kundër coronës.”

“Regjimi i ka të gjitha në dorë”

Serbien Wahlplakate in Belgrad
Opozita, nga ana tjetër, ka pak shanse për të fituar mbështetje. Temat e tyre kryesore – korrupsioni, shkatërrimi i mjedisit dhe lidhjet e supozuara midis qeverisë dhe mafies – aktualisht po marrin edhe më pak vëmendje, për shkak të luftës në Ukrainë.

Vetëm pak muaj më parë, kundërshtarët e Vuçiqit shpresonin se temat e tyre do të kenë prioritet. Në atë kohë, aktivistët e mjedisit bllokuan autostradat anembanë vendit për të protestuar kundër një miniere të planifikuar të litiumit në Serbinë perëndimore. Kompania britaniko-australiane e minierave Rio Tinto do të shkatërrojë natyrën, ndërsa vendi nuk do të përfitojë asgjë, thanë kritikët e projektit.

Ishte hera e parë që Vuçiqit iu desh të kalonte në menaxhimin e krizave. Dhe ai e kishte të qartë se kjo mund të rrezikonte fushatën e tij, ndaj ia hoqi licencat Rio Tintos.

Revista javore Vreme shkruan se një dominim i tillë politik nuk do të ishte i mundur pa bashkërendimin e shumicës së mediave dhe burimet financiare pothuajse të pakufishme të partisë në pushtet. Gazetarët investigativë zbuluan kohët e fundit se midis 2015 dhe 2021 SNS shpenzoi rreth 23 milionë euro vetëm për fushatat zgjedhore -tri herë më shumë se të gjitha partitë opozitare së bashku. Regjimi ka gjithçka nën kontroll dhe mund të luajë lojën e maces me miun me kundërshtarët e tij politikë”, komenton Vreme.

Opozita i ka bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020 për shkak të kushteve të padrejta. Tani pritet që disa koalcione të futen në parlament. Koalicioni Të Bashkuar për Serbinë (US), i përbërë nga një spektër i gjerë partish demokratike të qendrës së majtë dhe të djathtë, mund të marrë midis 15 – 20 për qind të votave. Kandidati i tyre presidencial, Zdravko Ponosh, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mund të fitojë edhe më shumë vota. Aleanca e re e majtë-gjelbër “Moramo” mund të kalojë gjithashtu pragun prej tre për qind të votave dhe të futet në parlament.

Nacionalizmi

Skena e djathtë nacionaliste, e cila kandidon me pesë kandidatë presidencialë dhe pesë lista, po kalon një kohë shumë më të vështirë. Është e vërtetë që shumë votues janë të hapur ndaj parullave patriotike dhe nacionaliste. Mbi 80 për qind e qytetarëve të vendit refuzojnë anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe rreth dy të tretat e shohin Rusinë si partnerin më të rëndësishëm. Megjithatë, të djathtët dhe nacionalistët nuk kanë vërtet shanse të mira për të hyrë në parlament.

Politologu Bursaq ka një shpjegim për këtë. Njerëzit kanë qenë ca kohë më pak të interesuar për tema si çështja e Kosovës, sesa për çështjet sociale dhe ekonomike. Nacionalizmi sot nuk është baza e populizmit, por thjesht një shtesë.

Borxhet e reja

“Votuesit kryesorë të Vuçiqit kanë qenë humbësit më të mëdhenj të krizës ekonomike që nga viti 2012 pensionistët, amvisat dhe punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti premton fabrika, autostrada dhe spitale të reja. Mesazhi është i qartë: ka shpresë për Serbinë dhe për të gjithë”, thotë Bursaq për DW.

Disa vëzhgues paralajmërojnë se qeveria mund t’i përgjigjet krizës aktuale vetëm duke marrë shuma të mëdha borxhesh të reja. Pas zgjedhjeve, çmimet e ushqimeve dhe energjisë kërcënuan të rriteshin edhe më shumë. Analistët janë gjithashtu të bindur se edhe presioni nga Brukseli do të jetë i madh për të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandar vucic serbi aleksandar vucic serbi

Sondazh

Poll
Bota 31 Mars 2022, 07:12

FOTO/ Qindra ukrainas mbërrijnë në Meksikë

UKRAINË- Pamje të qindra ukrainasve që kanë mbërritur në Meksikë pasi u larguan nga lufta e vazhdueshme në vendin e tyre. Sipas Sky News kjo vjen pasi Ukra...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë