Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ministri i jashtëm grek mbërrin në Odessa, Dendias do të jetë shef i misionit humanitar
3 Prill 2022, 10:16Nga DOSJA
UKRAINË- Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias mbërriti sot në Ukrainën e shkatërruar nga lufta pasi barkuar më parë ishte në Kishinau të Moldavisë dhe prej andej u nis me makinë për në Odessa, duke drejtuar një mision ndihme humanitare në qytetin ukrainas.
Sipas mediave greke, ai shoqërhet nga Admirali Aleksandros Diakopoulos, Drejtor i Asistencës për Zhvillim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe konsulli grek në Odessa, Dimitris Dohtsis. Dendias fillimisht shkoi në Konsullatën e Përgjithshme Greke e cila rihapet dhe më pas në Muzeun e Shoqërisë Mike.
“Qëllimi i vizitës përveç transferimit të ndihmave, është krijimi i një mekanizmi të përhershëm për shpërndarjen e ndihmave humanitare, takimi me anëtarë të komunitetit grek, rihapja e Konsullatës së Përgjithshme në qytet dhe vizita dhe verifikimi i lidhur me historinë greke, si Muzeu i Shoqërisë Miqësore”.-thuhet në njoftimin e ministrisë.
Për këtë çështje, Dendias pati kontakte të premten si me homologun e tij ukrainas, Dmitry Kuleba ashtu edhe me kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer për të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Interesi i madh i qeverisë është përqendruar te komuniteti grek dhe veçanërisht te Mariupoli, ku është çështja e hapjes së një korridori humanitar në të cilin janë përfshirë edhe Parisi dhe Ankaraja.
SERBI– Sipas Frontit Lokal, shoqatë që është një nga vëzhguesit e zgjedhjeve në Novi Pazar, ka pasur një konflikt mes anëtarëve të komisionit nga radhët e...
UKRAINË- Sekretari britnik i transportit Grant Shapps është shprehur se është optimist mbi situatën e luftës dhe gjithashtu thotë se Ukraina mund ta fitojë...
UKRAINË- Ndërkohë që lufta është në ditën e 39-të, shumë qytetarë nuk kanë mundur ti shpëtojnë vdekjes pas sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse. Vogëlush...
Prej kohësh ka rënë disi në heshtje grupi i ashtuquajtur BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Por pas sulmit rus ndaj Ukrainës klubi i vendev...
UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov, duk...
Në Serbi zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Favorite për fitore është partia SNS e Vuçiqit. Shumica e partive shqiptare të Luginës ...
UKRAINË- Sulmet me raketa ruse goditën qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të dielën në mëngjes sipas këshillit të qytetit. “Odesa u sulmua nga ajri. Disa ng...
Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...
UKRAINË- Kryenegociatori rus ka thënë se një projekt-marrëveshje paqeje nuk është gati dhe nuk do të ketë tani asnjë takim mes dy presidentëve të Ukrainës ...