Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ministria/ Nëndetësja ruse lëshon raketa lundrimi në Ukrainë nga Deti i Zi
30 Prill 2022, 10:36Nga DOSJA
RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se po përdor nëndetëset në Detin e Zi për të kryer sulme me raketa lundrimi ndaj objektivave ukrainas. Sipas Sky News, pamjet e lëshuara nga ministria të premten supozohet se tregojnë lëshimin e raketave të lundrimit Kalibr nga një nëndetëse me naftë diku në det.
“Ekuipazhi i një nëndetëse me naftë-elektrike të Flotës së Detit të Zi ka lëshuar një breshëri raketash ‘Kalibr’ nga Deti i Zi kundër infrastrukturës ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës”- tha ministria përmes Telegram.
Një javë më parë, forcat e armatosura ukrainase raportuan se dy njësi nga flota ruse po vepronin ende në Detin e Zi, duke përfshirë nëndetëset me armë raketore. Të hënën, ata shtuan se trupat ruse po nisnin sulme me raketa dhe bomba në infrastrukturën ushtarake dhe civile, duke përfshirë nga bombarduesit strategjikë, anijet dhe nëndetëset.
Mes akteve të sabotimit këtë javë në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavi, ushtria e Ukrainës tha se nëndetëset ruse vazhdojnë të ruajnë tensionet mbi mundësinë e sulmeve me raketa në Ukrainë.
“Forcat armike po përgatisin gjithashtu provokime me sulme raketore në Transnistria për të akuzuar Ukrainën për duke sulmuar republikën e panjohur”-u tha në deklaratë.
KOSOVË– Sulmet që po ndodhin kohë pas kohe në veri të Kosovës mbi pjesëtarët e policisë kanë shqetësuar autoritetet e Prishtinës. Ato thonë se sulmet...
UKRAINË-Ukraina ka paralajmëruar se bisedimet e paqes me Moskën janë në rrezik të kolapsit. Forcat ruse e kanë kthyer fokusin e tyre drejt lindjes dhe jugu...
SERBI- Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni. Serbia pranoi dërgesën me k...
UKRAINË- Gratë, motrat dhe nënat e luftëtarëve ukrainas të bllokuar në Mariupol kanë ardhur në Kiev për t’iu lutur qeverisë që të bëjë më shumë për t...
MOLDAVI- Ministri i Jashtëm moldav Nicu Popescu në një intervistë ka thënë se e ardhmja e vendit të tij dhe e Europës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon...
RUSI- Moska pretendon se ka sulmuar 389 objektiva ukrainase gjatë natës, duke përfshirë 35 pika kontrolli, 15 depo armësh dhe municionesh dhe disa zona ku ishin...
UKRAINË- Në fotografitë e mëposhtme tregohen shkatërimet në Mariupol nga sulmet e ruse të javëve të tëra. Banesa të djegura, ndërtesa të shkatëruara. Sipas...
FRANCË- Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Sipas mediave franceze, prokurorët ...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka njoftuar se rreth 1 milionë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus.Sipas Sky Ne...
UKRAINË- Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka dashur të shfarosë popullin Ukrainas.Sipas BBC, zëdhënësi i Pen...